Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pas 12 vitesh ligji i ri për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve në administratën publike

16:04 / April 18, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
paga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria shqiptare nuk ka kërkuar vetëm të rrisë pagën mesatare të të gjithë të punësuarëve të saj për vitet 2023 -2025. E vlerësuar si punëdhënësi më i madh në vend, ekzekutivi shqiptar ka projektuar që më shumë se 135 mijë të punësuar të marrin rritjen e pagës për dy vite, deri në arritjen e një page mesatare mujore jo më të ulët se 900 euro, rreth 102 mijë lekë.

Por ky synim i Këshillit të Ministrave lidhet edhe me ndryshime të kërkuara ligjore, sidomos të një ligji të vitit 2011 “Për  kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”.

Sipas qeverisë, projektligj i ri, synon miratimin e kuadrit rregullator në lidhje me përcaktimet dhe kompetencat në fushën e pagave, të trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike.

Ka qënë Departamenti i Administratës Publike dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, që i kërkojnë ligjvënësve, nëpërmjet Këshillit të Ministrave të eleminojnë disa problematika që lidhen me faktin se përcaktimet ekzistuese nuk janë në përputhje me zhvillimet dhe ligjet e reja të miratuara ndër vite, apo mungesën e parimeve ku duhet të mbështeten organet që kanë kompetencë për të caktuar paga, trajtime të tjera financiare dhe përfitime; apo për të miratuar disa lloje të trajtimeve financiare dhe përfitimeve për të punësuarit në administratën publike, përveç pagave dhe shpërblimeve për rezultate në punëm deri edhe te mungesa e kompetencës së Këshillit të Ministrave, që, edhe në raste kur nuk ka iniciativa për rritje të pagave në kuadër të reformave në këtë fushë,  të mund të bëhet indeksimi i pagave për shkak të indeksimit të çmimeve, etj. 

Këto arsye e kanë detyruar Këshillin e Ministrave që ligji aktual të shfuqizohet dhe të hartohet e miratohet një ligj i ri, me synimin e krijimit të një kuadri rregullator të plotë e të qartë jo vetëm për kompetencat në fushën e pagave dhe të shpërblimeve, por edhe të trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike për ta bërë administratën publike më tërheqëse për specialistët, ekspertët dhe menaxherët më të mirë, si dhe për të stimuluar performancën, inovacionin dhe konkurrueshmërinë.

Ky ndryshim do të shoqërohet edhe me projektligjin “Për pagat, shpërblimet dhe Strukturat e Institucioneve të Pavarura Kushtetuese dhe të Institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj”, të ndryshuar”, në të cilin është mbështetuar qeveria për strukturën e re të pagave që fillojnë të ndryshojnë , së pari në 1 Prill 2023 dhe së dyti në 1 korrik 2024 për të përfunduar në prill të vitit 2025.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti për ndarjen e re të bashkive – Martin Leka: Protestat në bashkitë e vogla nxiten nga kryetarët që humbin pushtetin

17:11 / August 3, 2026

Sherri për një vajzë i merr jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori, e goditi 3 herë me thikë në fyt

15:20 / August 3, 2026

Refuzohet garancia prej 50 mijë eurosh për Hashim Thaçin, i zgjatet paraburgimi edhe për dy muaj

14:08 / August 3, 2026

Zbulohet një lokacion i ri me mbetje të dyshuara mortore në Zubin Potok!

13:46 / August 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.