Dy shqiptarë janë konfliktuar mes tyre në Greqi. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në rrugën Arachthou në Colonos. Pas sherrit, njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur bashkatdhetarin në krahë dhe në shpinë. Si pasojë e plagëve të marra, 34-vjeçari është dërguar në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Author: tirana
Qindra qytetarë zgjodhën të festonin Pashkët Ortodokse jashtë Shqipërisë. Shumë prej tyre u nisën drejt shtetit fqinj Greqisë, për të festuar. Ashtu si në dalje dy ditë më parë, edhe në hyrje të Shqipërisë, në pikën kufitare të Kapshticës, ka pasur radhë kilometrike. Qindra qytetarë kanë qëndruar në pritje prej disa orësh për të kaluar në pikën kufitare. Trafiku është i rënduar. Mësohet se autoritetet greke po punojnë me një sportel. Nga ana tjetër emigrantë dhe biznesemenë, të cilët presin që të kthehen në punët e tyre, kanë mbetur në radhë të gjata prej orësh.
Një 40 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shitje. I arrestuari është shtetasi Pjetër Kola, banuens në Vaun e Dejës. Njoftimi: 📍Vau i Dejës/Arrestohet një 40-vjeçar, pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike kanabis, të ndarë në doza të gatshme për shitje. -P. K., 40 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në fshatin Mjedë, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike…
Një studim i fundit ka treguar se një nga profesionet të cilat ka dhe numrin më të lartë të divorceve është ai i mjekut. I ftuar në emsionin Goodmorning Albania, neurokirurgu shqiptar në Spanjë Kita Sallabanda, konfirmoi këtë studim duke thënë se 80% e kolegëve të tij në spitalin ku punon në Spanjë janë divorcuar. Madje ai solli si shembull dhe rastin e një kolegu të cilin e la gruaja pasi u dashurua me trajnerin e fiskulturës. “Unë bëra specializimin e neurokirurgjisë në Barcelonë, dhe në shërbimin e neurokirurgjisë ku unë punoja, 80% e neurokirurgëve ishin të divorcuar ose u…
Më 6 maj është finalja e madhe e “Big Brother VIP2” dhe të gjithë po e presin me padurim. Banorët mundohen që të bëjnë publikun për vete në mënyrë që të shkojnë në finale. Nga ana tjetër, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli duket se po i shijojnë këto ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke lënë kështu pas sherret e tyre të mëparshme. Në një moment të qëndrimit të tyre në shtëpi, dëgjohet se ata bisedonin me njëri-tjetrin, ndërsa Luizi i pohon se moderatorja nuk ka by**ë që të merret me të. E mes të qeshurave dhe batutave,…
Dashi-Evitoni ekstremet në jetën personale sot, por mbi të gjitha në punë. Tregoni kujdes sidomos nëse do të keni të bëni me punëdhënësin dhe këdo tjetër që mund të jetë në pozita të tilla që mund të dëmtojnë karrierën tuaj. Demi-E dini që diçka nuk shkon, por nuk mund ta drejtoni gishtin se çfarë mund të jetë. Mjaft e mbajtët mendjen aty dhe fokusohuni në problemet që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Përgjigja që kërkoni do të vijë kur mendja juaj të jetë e zënë me gjëra të tjera. Binjakët-Ekziston rreziku që do t’i merrni gjërat për të mirëqena dhe do…
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin O. L., 19 vjeç, banues në Fier, pasi duke qënë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, është konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banese si edhe gjatë kontrollit fizik, iu gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. A., 27 vjeç,…
Dy tonë kokainë, që kapin vlerën e mbi 400 milionë eurove janë sekuestruar nga Guardia di Finanza në Siçili të Italisë. Kokaina u gjet në det, në brigjet lindore të Siçilisë, nga efektivë të Katania dhe nga grupi ajror-detar i Messinas. Mediat vendase bëjnë me dije se për të shmangur depërtimin dhe fundosjen në ujë, kokaina ishte paketuar në rreth 70 pako lundruese të shoqëruara nga një pajisje sinjalizuese me ndriçim dhe të gjitha pakot ishin të lidhura së bashku me rrjeta. Ngarkesa me lëndën narkotike siç duket ishte lënë në det nga një anije mallrash dhe më pas trafikantët…
Policia Rrugore Tiranë ka vënë në pranga 11 drejtues automjeti të cilët u kapën në Mullet duke bërë gara shpejtësie. Ata lajmëruan për organizimin e tyre përmes rrjeteve sociale, ndërsa efektivët organizuan punën për të ndaluar veprimtarinë e jashtëligjshme. Për 11 drejtuesit e automjeteve të konstatuar duke bërë gara shpejtësie u vendosën masa administrative nga 15 000 deri në 40 000 lekë të rinj, parashikuar nga neni 9, i Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998, të Kodit Rrugor. Krahas masave administrative për gara shpejtësie, për tre prej tyre, u vendosën masa dhe për xhamat e zinj të errësuar, thuhet në njoftimin…
Reperi i njohur Noizy ka vendosur që të tërheqë padinë ndaj Cleviol Ahmetit, i cili përfundoi dje në pranga nën akuzën e përndjekjes. Në një shkrim të gjatë në rrjetet sociale, Noizy tregon dhe të gjitha situatat me Cleviolin që e detyruan që të kërkonte ndërhyrjen e shtetit për neutralizimin e tij, sa kohë që nuk kishin funksionuar asnjë prej rrugëve shoqëore që ai kishte ndjekur më herët, duke përfshirë në negociata dhe vëllanë e Ahmetit. Noizy shprehet se kohët e fundit kishte rregulluar marrëdhëniet me Clevion, por ky i fundit shpërthente sërish në sharje në momentin që i binte…
Disa pamje po bëhen virale ditën e sotme, ku shihen dy banoret e shtëpisë së ‘Big Brother’ Dea dhe Jori. Ajo çfarë në pamje të parë duket shumë qesharake, në fakt është më shumë një formë tallje e Jorit me Dean. Pasi në një moment kur gjatë spektaklit po jepnin reklamat, Dea ishte e shtrirë ndonëse me fustanin me pala veshur, dukej shumë rehat gjë që mesa duket Jori e ka përdorur në formë tallëse kur e ka imituar mënyrën se si Dea po qëndronte. Gjë e cila ka shkaktuar të qeshura me banorët që Jori kishte afër siç ishte…
Në Gjermani, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, ka arritur në nivel rekord më 2022, sipas një studimi të ri. Më shumë se 630.000 vende të punës për punëtorë të kualifikuar, nuk kanë mundur të plotësohen vitin e kaluar, për shkak se të papunët nuk kanë qenë të kualifikuar për kërkesat, ka thënë Qendra e Kompetencës për Punëtorë të Kualifikuar, e cila funksionon në kuadër të Institutit Ekonomik Gjerman. Ky realitet, sipas institutit, ka shënuar hendekun më të madh në ofertën dhe kërkesën për punë, prej kur kanë nisur të bëhen analiza të tilla më 2010. Sektorët e shëndetësisë, shërbimeve…