Sali Berisha ka shpërndarë videomesazhin nga çelja e fushatës së koalicionit ’’Bashkë Fitojmë’’ një ditë më parë në stadiumin ’’Air Albania’’ për zgjedhjet e 14 Majit. Berisha krah videos ka cituar dhe një mesazh për Rilindjen dhe kryeministrin Edi Rama ku shkruan: ‘‘JEMI SHQIPTARË NE O BUDALLENJ! Besën e prerë dhe votën e vjedhur nuk t’a falim kurrë!”.
Author: tirana
Institucionet shtetërore janë më të rrezikuara nga sulmet kibernetike. Ekspertët e këtij sektori vërejnë se mirëmbajtja e të dhënave kërkon shtim të kapaciteteve njerëzore dhe trajnim të tyre. Gjë që ata e shohin me shumë skepticizëm se mund të realizohet në kushtet e tanishme.
Bënin gara shpejtësie, shoqërohen 11 persona në Komisariatin e Policisë pasi organizonin dhe bënin thirrje në rrjete sociale për zhvillimin e garave të shpejtësisë në Mullet. Ata janë gjobitur me nga 15 000 deri në 40 000 lekë të rinj për zhvillimin e këtij aktiviteti të kundërligjshëm, por disa prej tyre edhe për xhamat e zinj. Njoftimi i policisë Organizuan gara shpejtësie në Mullet dhe bënë thirrje në rrjete sociale për zhvillimin e tyre, Policia Rrugore e Tiranës ndërhyn në kohë duke parandaluar zhvillimin e këtij aktiviteti të kundërligjshëm. Identifikohen dhe shoqërohen në Komisariat, 11 drejtues automjetesh. Shërbimet e Komisariatit…
Federata Shqiptare e Futbollit ka kthyer në fushë gjyqtarin Juxhin Xhaja, i cili u përball me një situatë të paprecedentë, pasi ai dhe familja e tij u kërcënuan me jetë. Gjyqtari Xhaja drejton ndeshjen mes Laçit dhe Partizanit. Kjo është sfida e parë që Xhaja do të drejtojë që pas kërcënimit që mori me jetë ai dhe familja e tij. Xhaja do të arbitronte duelin mes Kastriotit dhe Bylisit, por ndeshja u anulua për shkak të kërcënimit ndaj arbitrit.
Dy gola të shpejtë në derbin West Ham-Arsenal, sfidë që po transmetohet në SuperSport 2. Kryesuesit e Premier League kaluan në avantazh në minutën e shtatë. Kombinime të bukura mes lojtarëve të Mikel Artetës, asist i Ben White dhe finalizim i Gabriel Jesus. Ky ishte goli i nëntë sezonal për sulmuesin brazilian. Tri minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë për skuadrën udhëtuese. Krosim i Gabriel Martinellit nga e majtë dhe goli i kapitenit Martin Odegaard. 0-2 për Arsenalin, që ka hedhur një hap të sigurt drejt fitores së radhës në kampionat.
Gazment Bardhi nga Lezha ku hapi fushatën elektorale kërkoi nga mbështetësit e Partisë Demokratike të refuzojnë në këto zgjedhje me votën Ilir Metën. “Në këtë betejë elektorale të pazakontë kemi hyrë me një qëllim, të ruajmë dinjitetin e PD. në 2023 të përsërisim gabimet e të shkuarës për inate të momentit. Të gjithë e mbani mend në 2009 e mbushëm me pushtet Ilir Metën dhe me atë veprim, sollëm në pushtet Edi Ramën në 2013”. Partia Demokratike e kryesuar nga Alibeaj nuk ka kandidat në asnjërën prej tre bashkive të Qarkut Lezhë, ku krahas Sandër Markut, njëri pas tjetrit u…
Në kurorëzimin e muajit të ardhshëm, bashkëshortja e mbretit Charles do të marrë, më në fund, titullin plotësisht të ligjshëm si mbretëreshë. Megjithatë, pak dihet për Camilla-n e cila rrallëherë është shfaqur nëpër intervista apo aktivitete. Por ajo që e ka vënë gjithmonë në qendër të vëmendjes, dekadat e fundit, është historia komplekse e marrëdhënies së saj me mbretin Charles dhe familjen e tij. Nga një figurë aspak e pëlqyer për britanikët e deri te ngjitja në fron, po rendisim më poshtë periudhat më të rëndësishme të jetës së Camilla-s. 1947-1964: Një fëmijëri e zakonshme E lindur në spitalin e…
Dega e Partisë Demokratike Vau Dejës, ka mbajtur një mbledhje me strukturat e saj në lidhje me situatën e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Ka qënë anëtari i Kryesisë dhe kryesuesi i listës së këshillit bashkiak për PD Vau Dejës, Gjon Marku i cili para anëtarëve të aktivit të PD-së ka vlerësuar rëndësinë e këtyrë zgjedhjeve por edhe domosdoshmërinë që PD Vau Dejës të mbështesë kandidatin e primareve Zef Hila. Deklarata e plotë Të nderuar drejtues të degës së Partisë Demokratike, Vau Dejës, Të dashur anëtarë të Aktivit të PD Vau Dejës. Fillimisht, dëshiroj t’ju falënderoj për pjesëmarrjen…
Kryetari i Komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj është shprehur se demokratët kanë turp të dalin me emrin e Metës në fletën e votimit. “Kanë frikë more frikë sepse është turp. Kanë frikë të nxjerrin ermin e Ilir Metës aty. Këto janë momente historike për ne, ne kemi një test të rëndësishëm në këto 30 ditë. Nuk do ndodhë gjëma, ne duhet të dalim sa më serioz. Pas 14 majit do të hapet një hapësirë e re, mundësi e re për të ringritur me të vërtetë PD. Siç nuk ka qenë kurrë, e pastër dhe me ideologjinë e demokratëve”,-tha Alibeaj. Roland…
Banorë në Golimbasit dhe Sevasterit, pjesë e bashkisë së Selenicës kanë protestuar në lidhje me krijimin e një grope për hedhjen e mbeturinave urbane të bashkisë së Selenicës, në afërsi të fshatrave të tyre. Ata shprehen se vendi ku është bërë gropa, i papërshtatshëm për depozitimin e mbeturinave pasi ndodhet pranë përroit, fushave me tokë bujqësore si dhe pranë shtratit të lumit Vjosa, që u shpall edhe Park Kombëtar. Një pjesë e këtyre mbeturinave kanë filluar t’i djegin duke ndotur edhe ajrin. Banorët janë shprehur se nëse bashkia nuk reagon, atëherë ata do të ndalojnë me forcë mjetet dhe nuk…
Ditën e sotme në Rinas u ndalua reperi, Klaviol Ahmeti i cili njihet me emrin “Cllevio Serbiano”, pasi është kallëzuar në polici nga reperi tjetër, Rigels Rajku, i cili njihet me emrin “Noizy” dhe babai i këtij të fundit, Bashkim Rajku. Noizy dhe babai i tij pretendojnë se janë kërcënuar nga Cllevio nëpërmjet rrjetit social “Tik – Tok”, duke i shkaktuar gjëndje të rëndë ankthi dhe frike të vazhdueshme. Cllevio është ndaluar për kryerjen e veprës penale “Përndjekja”, ndërsa kujtojmë që ai ka qenë i dënuar edhe më parë për trafikim të lëndëve narkotike.
Në rubrikën “Në Trotuar” në E diell në Top Channel këtë të diel ka pasur një përballje mes Ronaldos dhe Beniadës. Ka qenë një koment i gazetarit që nuk i ka pëlqyer Beniadës dhe prandaj u vendosën në përballje. “Nuk e kuptova pse të paska mbetur hatri kaq shumë me një koment,” tha Ronaldo. Beniada: Ti zemra vogël të erdhi inat që nuk ece në Big Brother dhe nuk bëre asgjë aty