Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Mary Jane vjen nga Amerika dhe tregon si u njoh me bashkëshortin shqiptar: Erdha herën e parë në 1992

19:16 / April 16, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 68
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Armando nga Korça tregoi në rubrikën “Ka një mesazh për ty” se si emigroi drejt SHBA-së 3 dekada më parë dhe aty u njoh me dashurinë e jetës, me të cilën sot ka 3 fëmijë. Ai i ka bërë një surprizë bashkëshortes së tij amerikane dhe e ka sjellë në studion e “E Diela Shqiptare” për t’i dhënë një mesazh falenderues për vitet që kanë kaluar bashkë dhe për gjithçka që ajo ka bërë për komunitetin shqiptar në Amerikë. Mary Jane erdhi në studio dhe tregoi se si u njoh me Armandon, që në vitin 1992 kur ajo së bashku me disa studentë amerikanë vizituan Korçë në atë kohë.

Ardit Gjebrea: Kur e keni parë për herë të parë burrin tuaj, hera e parë fare, ku ka qenë?

Mary Jane: Erdha në Shqipëri herën e parë në 1992 dhe kur vajtëm në Amerikë prapë, dëgjova në Universitet kur unë punoja, kemi studentin e parë nga Shqipëria dhe unë thashë dua të takohem me studenten. Mendoja se vajza donte ndihmë në anglisht dhe jetën në Amerikë.

Ardit Gjebrea: Ti mendove që ishte vajzë?

Mary Jane: Po.

Ardit Gjebrea: Dhe kur e zbulove që ishte djalë?

Mary Jane: Një shoqja ime më mori në telefon edhe tha një djalë shqiptar erdhi në kishë sot edhe folëm për jetën e tij dhe unë mendova që studenti i ri është djalë. Vajta atje, kur hapi derën unë mendova ‘obobo është djalë i bukur’.

Ardit Gjebrea: Të pëlqeu?

Mary Jane: Që në momentin e parë.

Armando: Mesazhi im për ty është mesazh zemre. Mbase gjatë viteve të jetës tonë, ditët kanë qenë të zëna shumë me jetë të përditshme, me punë të përditshme, me angazhime të përditshme dhe mbase dhe nuk kam qenë edhe shumë specifik ose sensitiv për të të thënë sa shumë të dua. Shumë faleminderit që ke për Shqipërinë, për shqiptarët, për atdheun tim, për miqtë e mi që jetojnë këtu në Shqipëri, faleminderit që keni dedikuar jetën tuaj për këta njerëz dhe për këtë vend. Ne u larguam për herë të parë nga Indiana në Michigan për të ndihmuar njerëzit e mi, shqiptarët, dhe mezi presim që lëvizja e dytë të vijë përsëri sa më shpejt që të jetë e mundur që Perëndia të bëjë të mundur që ne të bëjmë lëvizjen e dytë nga Amerika këtu në Shqipëri për t’i dhënë të njëjtën dorë Shqipërisë dhe shqiptarëve këtu në Shqipëri siç bëri dhe vajza jonë.

Ardit Gjebrea: Ju dëshironi që të vini dhe të jetoni në Shqipëri?

Armando: Vërtetë, po shumë.

Ardit Gjebrea: Ju Mary Jane dëshironi që të jetoni në Shqipëri?

Mary Jane: Dua, dua shumë. Kam zemrën time këtu në Shqipëri.

Ardit Gjebrea: Djemtë do jetojnë në Amerikë apo doni t’I merrni edhe djemtë këtu?

Mary Jane: Ndoshta do të qëndrojnë atje.

Mary Jane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aktorja rezulton pozitive, ylli i serialit “Gjeniu” del negativ: Zbardhen rezultatet e hetimit për drogë

22:01 / September 30, 2026

Tom Cruise lavdëron publikisht Kate Middleton: William bëri zgjedhje të zgjuar

22:06 / September 29, 2026

Pas 12 vitesh, Rita Ora merr më në fund patentën e makinës në Los Angeles

11:51 / September 29, 2026

Damiano David dhe Dove Cameron kurorëzojnë dashurinë/ Çfarë e bëri kaq të veçantë ceremoninë e tyre në Toskanë?”

22:40 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.