Në ambientet e Akademisë së Sigurisë, pas përfundimit me sukses të testit teorik, 209 kursantë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor, për “Patrullë e Përgjithshme”, kryen një sërë demonstrimesh të teknikave, veprimeve dhe aksioneve policore, gjatë situatave komplekse të simuluara.
Situatat e paraqitura synonin të testonin kapacitetet fizike të kursantëve dhe reagimin në kohë, me qëllim garantimin dhe mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Testimet fizike konsistonin në:
Përdorimin e forcës policore;
Kontrollin dhe ndalimin e automjeteve;
Menaxhimin e trazirave civile, tubimeve, manifestimeve dhe protestave;
Realizimin e ndërhyrjeve, aksioneve dhe operacioneve të befasishme;
Ndërhyrjen e shërbimeve të Policisë, në mbështetje të grupeve të emergjencave civile dhe ndërhyrjen në zona të thepisura; Ndërhyrjen në banesa; Shpëtimin e pengjeve.
