Author: tirana

Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, në fjalën në hapje të fushatës për zgjedhjet lokalë të 14 majit, denoncoi se politika shqiptare është e nënshtruar ndaj Greqisë. Idrizi shtoi se askush në Parlament nuk e përmend Çamërinë dhe çështjen çame për shkak të frikës nga Greqia. “Nisim sot një rrugëtim nga varrezat monumentale të Kllogjerit. Nuk ishte e lehtë për ne që ta nisnim në këtë vend këtë fushatë politike. Por ne kështu tejkalojmë çdo keqdashje apo besëtytni. Në fakt ky memorial dhe piedestal duhet të ishte ngritur nga çdo parti politike, nga çdo qeveri e për…

Read More

Ish-banori i Big Brother VIP, Shpat Kërleshi, i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ka zbuluar prapaskenat gjatë reality show. I pyetur nga moderatorja se cila ka qenë një prapaskenë që publiku nuk e ka parë, Shpati zbuloi një sekret të Kiarës dhe Arbrit. “Kur Kiara doli nga shtëpia dhe vinte në studio ajo debatonte shumë me opinionistin Arbër Hajdari. Kam rastisur disa herë gjatë debateve të tyre të ashpra gjatë publicitetit”, tha Shpati. I pyetur nga Ester se për çfarë debatonin, ai u shpreh: “Për tema të ndryshme sa i përket Big Brother VIP. Ata kishin kendvështrime të ndryshme nga…

Read More

Njerëzit që inkurajojnë gratë të heqin hixhabin, do të gjykohen në gjykata penale dhe nuk do të kenë të drejtë apeli kundër ndëshkimit, është cituar të ketë thënë zëvendës-Prokurori i Përgjithshëm i Iranit, Ali Jamadi. Komentet e tij vijnë pas rritjes së numrit të grave që sfidojnë urdhrin në Iran për vendosje të mbulesës në kokë nëpër qendra tregtare, restorante, rrugë, dhe ambiente tjera publike. Shumë gra të njohura për publikun dhe aktiviste, kanë nisur në muajt e fundit që të postojnë veten e tyre nëpër rrjete sociale, pa shami. Policia iraniane ka instaluar të shtunën kamera në ambiente publike…

Read More

“Më ka detyruar shërbimi informativ rus”, “Jam i dërguar i profetit”, “E kam shpëtuar shqiptarinë” dhe “Jam Skënderbeu i ri”, janë fjalët e vetme që i dyshuari për vrasjen e nënës së tij në Pejë ia ka thënë avokatit të tij mbrojtës, Asdren Mekaj. Avokati Mekaj për “Telegraf” deklaroi gjendja mentale dhe shëndetësore e klientit të tij është e rëndë. Për këtë arsye ai kërkon nga Prokuroria Themelore në Pejë që 30-vjeçarit t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik. “Dy herë ka tentuar Prokuroria që ta intervistojë klientin tim, por nuk ka mundur për shkak të gjendjes së tij të rëndë mentale dhe…

Read More

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për kryeplakun e fshatit Rehovë në Korçë. 29-vjeçari Ervis Rrapo akuzohet për përdhunimin e një 23-vjeçareje që vuan nga shëndeti mendor. Ishte Prokuroria ajo që kërkoi këtë masë sigurie, e cila paraqiti prova që implikojnë të riun në këtë vepër të rëndë. Ndërkohë që Rrapo ka mohuar të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të. 

Read More

Demet Ozdemir dhe Oguzhan Koç u martuan gushtin e kaluar në një dasmë madhështore në Stamboll, por tani kanë vendosur të ndahen. Tanimë thuhet se aktorja e njohur do të paraqesë në ditët në vijim kërkesën e saj të divorcit në gjykatë. “Është e vërtetë që prej një kohe nuk kemi mundur të realizojmë martesën tonë dhe kemi vendosur të divorcohemi. E dimë se ky vendim që kemi marrë në kuadrin e respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë do të ndikojë edhe tek ne dhe familjet tona, ne po bëjmë çmos për ta kryer këtë proces në mënyrën më të ndjeshme,…

Read More

Një pronar biznesi në Himarë ka kallëzuar në polici largimin e dy punonjësve të tij. Sipas uniformave blu, bëhet fjalë për dy punonjës nga Nepali. Në njoftim thuhet se pronari i ka kallëzuar punonjësit se janë larguar në kundërshtim me kontratën e punës. “Më datë 14.04.2023, ka kallëzuar shtetasi M. K., se dy punëtor të biznesit të tij në Himarë, shtetasit P. G, dhe L. S., të dy banues në Nepal, janë larguar në kundërshtim me kontratën e punës”, njoftoi policia.

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar dy vëllezër kosovarë, të cilët shitën automjetin e tyre në Kamëz dhe bënë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, me qëllim përfitimin e siguracionit. Në pranga ranë Selim Gashi dhe Benet Gashi, 21 dhe 27 vjeç, banues në Finlandë. Gjatë operacionit janë sekuestruar 6800 euro dhe pjesët e automjetit BMW X6. Njoftimi i policisë: Kamzë Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Insurance”. Shitën automjetin e tyre në Kamzë dhe bënë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, me qëllim përfitimin e siguracionit, vihen në pranga dy vëllezër kosovarë. Procedohen…

Read More

Sali Berisha, në fjalën e tij gjatë hapjes së fushatës zgjedhore, renditi të gjitha arritjet e bëra gjatë qeverisjes së tij, duke filluar nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe deri te rritja e pagave. Më tej, ai theksoi objektivat që koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të përmbushë në votëbesohet. “Për të gjithë ju që më njihni e dini që Sali Berisha kur vihet në shërbim të qytetarëve me të gjitha dobësitë dhe të metat e tij lë pas arritje të mëdha, kjo sepse ai beson dhe punon fort për qëllimet që shpall, ai beson që pika e ujit e shpon gurin. Le…

Read More

Në një takim me demokratët e degës nr.10 në kryeqytet, Roland Bejko, i cili kandidon nën siglën e PD për Bashkinë Tiranë, nuk i ka kursyer akuzat ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës, duke thënë se ngrihen e njoftojnë protesta sa herë që iu bien aksionet tek Edi Rama. Po ashtu, Bejko ironizoi fjalët që përdor Berisha se bën protesta madhështore, pasi, sipas tij, ka numër shumë të ulët personash të pranishëm. “Në Shkodër kushdo që fiton, Edi Rama, Sali Berisha apo Ilir Meta se kanë krushqinë e re, humbasin demokratët. Ata janë në Tiranë. Ditën zihen, njoftohen revolucione dhe…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, bashkë me kandidatin Besian Ajazi çelën fushatën zgjedhore në qytetin e Gramshit. Numri dy i socialistëve deklaroi se qytetarët e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre, dhe do të kërkojnë më 14 maj që Gramshi dhe Shqipëria të vijojnë të ecin përpara. Ai nënvizoi se Berisha dhe Meta, bashkë me kandidatin e tyre përfaqësojnë të shkuarën. “Fati është i lidhur me PS, Kur ne themi shkojmë përpara, këtë kemi parasysh e ngritëm deri në këtë nivel le ta çojmë në një stad më përpara. Nuk kemi pse të kthehemi pas me Ilirin dhe…

Read More

Artikulli i medias britanike “Daily Mail”: Me modelet e tyre WAG, shtëpitë me vlerë 600,000 £ dhe Rolex-et e veshura me diamantë, reperët shqiptarë duket se kanë kapur majën. Reperë si MGee dhe Lucii janë në mesin e dhjetëra artistëve që grumbullojnë mijëra dëgjues në Spotify dhe YouTube falë këngëve të tyre, të cilat shpesh promovojnë krimin me armë dhe drogën, ndërkohë që godasin institucionet e Britanisë së Madje. Në postimet e mediave sociale dhe videot muzikore, disa yje të repit duket se mbështesin stilin e jetës kriminale teksa tallen me policinë britanike, të cilët i quajnë ‘derra’, ndërkohë që…

Read More