Vizita e të dërguarit të posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Tiranë bëri lajm për ato që takoi, por për personat që nuk zgjodhi t’i takonte. Ky emër ishte Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga Departamenti i Shtetit Amerikan. Por, teksa anashkaloi Berishën, Escobar u takua me aleatin e tij në koalicion për zgjedhjet vendore të 14 majit, Ilir Metën. Analisti Mentor Nazarko tha se dyshja Meta-Berisha përfaqëson një pjesë të popullit shqiptar dhe në këto kuadër, SHBA edhe për hir të ekuilibrave politikë ka zgjedhur t’i shkojë në zyrë Ilir Metës, i cili është drejtuesi…
Author: tirana
Luiz Ejlli vazhdon e befason me logjikën e tij rreth situatave të caktuara. Së fundmi ai bashkë me disa banorë, kanë diskutuar për Natën e Kadrit, që sipas fesë islame, agjërimi në këtë ditë konsiderohet i vlefshëm sa një mijë muaj. Teksa banorët e tjerë ishin konfuzë, Luizi me llogaritë e tij, doli i saktë. Ai tha se Nata e Kadrit është të hënën më 17 prill. Më pas u pyet se ku e di ai, Luizi që është katolik u shpreh se ka shokë myslimanë.
Urim Hyseni dyshohet se nisi një konflikt me të ëmën për shkaqe familjare. Mësohet se i riu akuzonte nënë e tij, Hyrije Hyseni se ishte shkaktare që ai ishte ndarë nga bashkëshortja. Burime nga familja konfirmojnë se i riu ishte i martuar me një grua nga Komuna e Gjakovës. Hyrije Hyseni ishte nënë e dy fëmijëve, ajo kishte dhe një vajzë më të vogël, e cila është infermiere në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Ngjarja tronditëse ndodhi në lagjen Kapeshnicë rreth orës 16:00. Në rrethana ende të paqarta, i riu i ka marrë jetën nënës së tij duke i prerë…
Ishte viti 2015 kur kandidati për kryetar bashkie Erion Veliaj mbështetej fuqishëm nga kryetari i LSI në atë kohë Ilir Meta. “Drejtimi i duhur për Tiranën” ishte slogani i kryebashkiakut të Tiranës dhe kandidonte përballë Halim Kosovës i cili ishte kandidati i Partisë Demokratike. Në gazetën e kësaj partie shkruhem me të mëdha në 2015: ‘Ilir Meta: Erion Veliaj figurë e spikatur , ka të gjithë mbështetjen tonë.’
Këshilli Kushtetues i Francës miratoi këtë të premte rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç. Ky miratim nënkupton fitore për presidentin Emmanuel Macron, pas tre muajsh protesta masive për shkak të ligjeve, të cilat kanë dëmtuar udhëheqjen e tij. Megjithatë, Këshilli Kushtetues tha se disa nene të ligjit kishin të meta ligjore. Që nga janari janë mbajtur 12 ditë protesta kundër reformave, ku shumë njerëz janë arrestuar. Qeveria e Macron pretendon se ndryshimet janë të nevojshme për të parandaluar kolapsin e sistemit.
Deputeti i Partisë Socialiste në Vlorë, Ilir Metaj tha nëEuronews Albania se kryetari aktual i bashkisë Vlorë, Dritan Leli nuk ka qenë në gjendje të bashkërendonte punën me qeverisjen qendrore. Sipas tij, qeveria socialiste ka bërë investime të shkëlqyera në Vlorë, që nuk janë ndjekur siç duhet nga qeverisja lokale. “Si qytetar i Vlorës nga ku nuk jam shkëputur asnjëherë kam vënë re që investimeve të shkëlqyera që qeverisja e PS ka bërë në Vlorë nuk është mundur t’i bashkërendohet e njëjta punë nga qeverisja vendore, qoftë në mirëmbajtje, pastrim, gjelbërim, promovim. Qeverisja vendore ka detyrimin që në raste të…
Tre metoda të shpejta si ta qetësoni dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie: 1.Hudhër: Hudhra njihet për vetitë e shumta antibakteriale dhe antiinflamatore që arrijnë të neutralizojnë dhe qetësojnë dhimbjet e ndryshme. Merrni një thelb hudhër, përtypeni për 5 sekonda dhe vendoseni në dhëmbin apo dhëmballën që ju shqetëson derisa dhimbja të pushojë. Mund të provoni të njëjtin truk edhe duke e përzier me pak kripë të jodizuar. 2.Qepë: Qepa ka përbërje antiseptike dhe antibakteriale, të cilat ndihmojnë në këtë rast. Nëse nuk keni qetësues në shtëpi, provoni të përtypni disa feta qepë të kuqe derisa dhimbja të pushojë. 3.Bustinat e çajit:…
Pedagogu i Universitetit të Sportit, Abdyl Kuriu, njëkohësisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, është larguar nga puna për shkak të notave fiktive. Universiteti i Sporteve ka konfirmuar se Kuriu ka kryer shkelje të rënda disiplinore, duke shkuar deri te vlerësimet me nota të larta të studentëve të cilët nuk paraqiteshin në provime. Për rastin janë ndjekur procedurat në Universitet dhe sipas statutit Abdyl Kuriu është larguar. Kjo nuk është hera e parë që anëtar FSHF-së kapen në shkelje, pasi zëvendës presidenti Arben Dervishaj është aktualisht i arrestuar për inceratorin e Fierit.
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, duke folur për nisjen e fushatës zgjedhore për vendoret e 14 majit, u ndal edhe te shpërthimi me tritol në Vaun e Dejës ndaj kreut të PD-së, Benard Ndreca. Në një intervistë për “Panorama TV”, ai kërkoi që kjo ngjarje të zbardhet sa më shpejt nga autoritetet, në mënyrë që mos të krijohen shtigje për të thelluar më tej konfliktet. “Ruajtja e jetës së qytetarit është përgjegjësi e shtetit, raste të tilla në fushatë krijojnë precedent në fushatë që mund të vazhdojnë. Kemi një sulm politik ndaj kandidatit të opozitës, pra sulm ndaj opozitës.…
Pronari i Leeds United, Andrea Radrizzani po shqyrton një mundësinë për blerë gjigantët e Serie A, Inter. Situata e pasigurt financiare e zikaltërve mund të detyrojë presidentin Steven Zhang të shesë aksionet e tij këtë verë. Zhang u padit nga China Construction Bank – një nga bankat më të mëdha shtetërore të vendit për refuzimin e tij për të shlyer një borxh prej mbi 300 milionë Dollarësh. Gjatë pandemisë ai mori një borxh tjetër prej 275 milionë Euro nga Oaktree Capital Management, me afat në Majin e 2024. Tashmë Inter vlerësohet në rreth 1 miliard Euro dhe pronari i Leeds,…
Mediat në Kosovë kanë publikuar foton e të riut që akuzohet se vrau me thikë nënën e tij këtë të premte në Pejë. Autori i dyshuar, i identifikuar si Urim Hyseni, kishte pak ditë që ishte kthyer nga Gjermania për vizitë dhe pas disa ditësh do të kthehej sërish. Lajmin e rëndë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Bardh Rugova. “Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa…
Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka zhvilluar në podcastin e tij një bisedë me ish homologun grek Nikos Kotzias. Kotzias flet për luftën asimetrike në Ukrainë dhe dyzimin e fuqive të mëdha. “Që pas Luftës së Dytë Botërore, është hera e parë në Europë që një Fuqi e Madhe përpiqet të aneksojë një pjesë të një shteti tjetër në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, në kundërshtim me atë që është pranuar në Helsinki gjatë Luftës së Ftohtë, si dhe në kundërshtim me të drejtën e një kombi për të ekzistuar. Ukraina ka bërë atë që kanë bërë nganjëherë vendet…