Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shok me Cllevion dhe personazhe të tjerë të TikTok-ut, kush është Klajdi Mancaku që plagosi dy persona në Durrës

08:47 / April 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Klajdi Mancaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Publikohen detaje të reja nga plagosja e dy të rinjve në Durrës, që ka për autor një personazh aktiv të TikTokut, Klajdi Mancaku, i njohur për shoqërinë e tij me Cleviol Ahmetin, edhe ky një tjetër person me precedentë penalë.

Mësohet se Mancaku rreth orës 22.30, të mbrëmjes së djeshme ka debatuar në telefon me shtetasin Mario Vrioni, kushëriri i një prej të plagosurve Jurgen Vrioni, dhe i ka lënë për t’u sqaruar pranë banesës së tyre.

Policia njofton se shtetasi Mario Vrioni, pasi ka marrë kushëririn e tij shtetasin Jurgen Vrioni, dhe shtetasin Arbër Haxhiu, që po ashtu mbeti i plagosur, (shok i përbashkët i tyre) ka shkuar në vendin ku e kishin lënë për t’u sqaruar me Mancakun.

Ky i fundit sapo ka parë që këta shtetas janë afruar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së shtetasit Mario Vrioni, dhe është larguar menjëherë.

Si pasojë, (dyshohet nga plumb rikoshet) janë lënduar lehtë shtetasi Jurgen Vrioni, i cili pas ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali, dhe shtetasi Arbër Haxhiu, që aktualisht po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë nga shërbimet e Policisë janë ngritur pika kontrolli, në akset rrugore, janë njoftuar pikat e kalimit kufitar, dhe po ushtrohen kontrolle në banesa e ambiente ku dyshohet se mund te fshihet 25 vjeçari me qëllim kapjen e tij.

Jurgen Vrioni Klajdi Mancaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E rëndë në Tiranë/ Pacienti bie nga kati i tretë i Spitalit, ndërron jetë tek Trauma

20:51 / October 29, 2026

Këshilli i Tiranës rezolutë për transferimin e Veliajt drejt Fierit, Teliti: U rrëmbye dhe u paketua

19:46 / October 29, 2026

Masat e reja ‘qetësojnë’ protestuesit/ Protesta para Kuvendit, dhunë vetëm në sallë

16:41 / October 29, 2026

Një mijë të rinj garojnë për tu bërë pjesë e Policisë së Shtetit

15:21 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.