Vajzat e Big Brother Vip Albania kanë qenë në qendër të vëmendjes përgjatë muajve të fundit për shkak të shikueshmërisë që ky format ka marrë. Disa prej tyre janë komentuar gjerësisht në lidhje me pamjen e tyre të jashtme, nëse kanë bërë apo jo ndërhyrje kirurgjikale.
Ndër to mjaft e komentuar ka qenë Kiara, veçanërisht pas rikthimit në Big Brother Vip Albania. Mjeku Panajot Papa ka zbuluar ditën e sotme në “Shqipëria Live” ndërhyrjet e të gjitha vajzave të Big Brother Vip. Për Kiarën, ai u shpreh se ka bërë trajtime, në cepin e syrit. Kjo sipas tij mund të vijë si pasojë e botoxit e cila ka bërë që të tërhiqet edhe pjesën e vetullës.
“Ka bërë trajtime. Është hapur cepi syrit. Kemi një rritje të distancës. Mund të ketë bërë një trajtim botoxi sepse është tërhequr shumë pjesa e vetullës e theksuar edhe me një tatuazh në pjesën e vetullës. Po të shikojmë, jep efektin jo harmonik sepse janë afruar shumë cepat në brendësi të vetullat dhe tregon atë efektin e keq, kur ngrihet shumë cepi i vetullës. Mund të ketë pasur një trajtim me acid jaluronik. Duket që mund të ketë pasur një trajtim në pjesën e buzëve dhe kemi një zvogëlim në pjesën e hundës duke ndryshuar në vazhdim edhe pjesën e mollëzave. Ndodh gradualisht”, deklaroi mjeku.
Për Efin mjeku theksoi se ka bërë ndërhyrje në pjesën e hundës. ”Duket që ka bërë hundën. Po të shikojmë majën e hundës te fotografia. Në momentin që qesh, muskujt ulin majën e hundës. Te mollëzat nuk besoj se ka ndërhyrë. Mund të jetë bërë pak trajtim te pjesa e buzëve. Mund ta ketë bërë në format hidratimi. 98% e acidit jaluronik është ujë. Që të arrish masa të caktuara duhet të bësh sasi. Aty është suksesi i mjekut dhe pacientit, tha ai.
Nga ana tjetër, Keisi duket se është e vetmja vajzë që nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në fytyrën duke pasur tiparet në harmoni me njëra tjetrën.
“Nuk besoj se ka bërë trajtime. Mund të shikojmë te pjesa e buzës ka të theksuar atë linjën që me kalimin e viteve fillon dhe theksohet. Po të shikojmë mollëzat ka një harmoni në fytyrën e saj”, u shpreh mjeku.
Nita është një ndër ato personazhe që ka ndryshuar shumë pak, dhe sipas mjekut mund të ketë bërë ndërhyrje në pjesën e vetullës, ose botox.
