Author: tirana

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio Erjola Doçi. Duke qenë se ka qenë kolege me gazetarin dhe njëkohësisht ish-banorin e edicionit të dytë të “BBV”, Ronaldo Sharka, si e ka pritur Erjola rihyrjen e tij në “BBV”? Atë natë u vesha dhe dola në një lokal nate për të dëgjuar muzikë, më kishte kapur ankthi. U zgjova të nesërmen dhe e mora vesh.(qesh) Nuk e dija fare që kishte rihyrë Ronaldo. A do të bëhej Erjola pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri? M’u ofrua por kisha një problematikë shëndetësore. Kur nisi “Big Brother…

Read More

Një armë zjarri është gjetur ditën e sotme brenda një koshi me mbeturina në Vlorë. Bëhet me dije se arma është gjetur në lagjen “10 korriku” dhe praprakisht thuhet se është një automatik. Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe ka rrethuar zonën. Arma do merret dhe do të ekzaminohet për të parë nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

Read More

Chelsea nuk dëshiron të heq dorë për Gavin. Mesfushori i Barcelonës është ndjekur prej disa kohësh nga klubi londinez dhe tashmë janë të gatshëm për të bërë goditjen finale për ta sjellë në “Stamford Bridge”. Siç raportohen nga mediat në Londër, lojtarit spanjoll i cili ka një kontratë me katalanasit deri në vitin 2026, i është premtuar një pagë maksimale dhe do të bëhej një nga lojtarët më të paguar në Premier League. Më tej, në “Stamford Bridge”, Gavi mund të gjejë sezonin e ardhshëm bashkëatdhetarin e tij Luis Enrique, i vendosur mes kandidatëve për stol bashkë me Julian Nagelsmann.

Read More

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha të premten se ndryshimet politike në vendin e tij nuk do të ndikojnë në marrëdhëniet me Kosovën. Ai i bëri këto komente në Prishtinë pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në të cilin u nënshkrua marrëveshja për trafikun ajror në mes të dy vendeve që i hap rrugë përdorimit të korridoreve ajrore mes Kosovës dhe Malit të Zi, për aviacionin civil, ndërsa deri tani janë shfrytëzuar për fluturime ushtarake të NATO-s. “Ky është një hap sa i rëndësishëm po aq i domosdoshëm për rregullimin e hapësirës ajrore mes…

Read More

Mund të kemi pasur një nga ditët më të favorshme dhe me fat në astrologji në ditët e fundit, pasi planeti Venus lidh Jupiterin, megjithatë peizazhi për ditët në vijim ndryshon duke sjellë probleme dhe tensione në çështjet e marrëdhënieve dhe financave. E Premtja e Madhe pritet të jetë një ditë e veçantë, e cila kërkon vëmendje të veçantë dhe shmangie të tensioneve. Vetëpërmbajtja do të jetë aleati juaj, ndërsa 3 shenjat e mëposhtme do të duhet të jenë edhe më të kujdesshëm për të shmangur ngërçet financiare dhe problemet në marrëdhëniet e tyre: Demi Mund të ndiheni të izoluar dhe në një…

Read More

Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e 34-vjeçarit Ernejt Shytit për vrasjen e Behar Sofisë. Mësohet se “Dajo” dhe “djali i ri”, janë dy nofkat që përdornin dy nga të akuzuarit për vrasjen e Behar Sofisë. Këtë të premte Ernejt Shyti ka dhënë dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë. Shyti, ekzekutori i biznesmenit, njëherësh bashkëpunëtor i drejtësisë, si “Dajo” ai identifikoi shtetasin Skënder Vathi, ndërsa “Djali i ri” bëri me dije se thirrej Lonard Xhixha. Për Vathin tha se është takuar para ngjarjes tek terminali ndërqytetas i autobusëve pranë “Qytetit Studenti”, ndërsa ditën e…

Read More

Kandidati për Bashkinë e Tiranës nga Partia Demokratike me kryetar të komanduar Enkeljed Alibeajn, Roland Bejko nuk i ka kursyer ironitë ndaj rivalëve të tij, ndonëse demokratë, për zgjedhjet lokale të 14 majit. Duke iu kundërpërgjigjur Berishës, Bejko tha se ata që mendonin se nuk kishin njerëz, u zhgënjyen. “Ata që mendonin se nuk kishim njerëz, u zhgënjyen, të çlirojmë Tiranën nga kthetrat e grabitqarëve. Fushata më e mirë është të shkuarit derë më derë. Të mos votohen ata që dikur kanë qenë të djathtë. Trekëndëshi i Bermudës donte ta asimilonte PD. Të martën çelim fushatën e PD për Tiranën.”,…

Read More

Para se të niste fushatën elektorale, kryeministri Edi Rama u dërgoi një letër të 61 kryetarëve të bashkive në vend ku u kërkonte që një pjesë të parave të fushatës elektorale t’i përdornin për të mbjellë pemë në territorin e tyre. Sot është publikuar edhe përgjigjia e kryebashkiakut të Shkodrës Bardh Spahia, që është kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Në letrën e publikuar, ai ka vënë në dispozicion drejtoreshën e mjedisit dhe Pyjeve Aida Shllaku për t’u marrë me këtë çështje. Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, i kërkohej bashkëpunim në përcaktimin e territorit se ku do të mbillen…

Read More

Roland Bejko, kandidati i PD-së zyrtare për bashkinë Tiranë në zgjedhjet e 14 Majit ka përgatitur programin për fushatën që duket si një libër, siç bëri në 2021 edhe Lulzim Basha. Bejko thotë se çdo pikë të programit që shkruhet në ‘libër’ do të prezantohet te grupet e interesit. “Qëllimi ynë është të çlirojmë Tiranën nga kthetrat e grabitqarëve. Ne programin e kemi gati. Tezat e këtij program do bëhen publike ditën e çeljes dhe çdo pikë e këtij program do të prezantohet te grupet e interesit, banorët e zonave rurale dhe atje do flitet qartë, do thuhet e vërteta…

Read More

Kryetari i grupit parlamentar dhe drejtues politik i PS-së për qarkun e Fierit, Taulant Balla është ndalur sot në Lushnje ku ka vijuar fushatën e mbjelljes së pemëve, motoja e zgjedhjeve të 14 majit për PS-në. Ai tha se kjo fushatë do të mbahet mend si fushata që i bën mirë mjedisit dhe se historia e kahershme të posterave që viheshin nëpër mure të marrë fund. “Kemi transferuar nga fondi ynë i fushatës një pjesë të mirë të fondit për mbjellje të pemëve në çdo bashki. Jam shumë i kënaqur që në Lushnje numri i pemëve të mbjella deri tani…

Read More

Në kuadër të rritjes së pagave, mësohet se paga e një nëntetari në vitin 2024 do të arrijë në shifrën e 94,540 lekëve. Ky është vendimi që ka marrë qeveria për rritjen e pagave në vend në mënyrë që ushtarakët të mos renditen të fundit për nivelin e pagave të tyre. Kryeministri Edi Rama tha se synimi është t’i afrohen mesatares së NATO-s. Në një postim në Facebook, Rama thekson se pagat e Ushtrisë Shqiptare ishin për një kohë të gjatë një arsye për t’u ndjerë keq për trupat e Forcave të Armatosura, por nuk kishin asnjë rrugë tjetër përveçse…

Read More

Gjykatës së Elbasanit këtë të premte ka vendosur mos ekstradimin e shtetases ruse Svetlana Timofeeva, e cila u arrestua në vendin tonë pasi u kap në Uzinën e Gramshit. Avokati mbrojtës i ruses ka theksuar se vendimi i gjykatës ishte i duhuri, pasi asaj në vendin e saj i rrezikohej jeta. Kujtojmë se Timofeeva, 33 vjeçe nga Rusia, u arrestua më 20 gusht të vitit 2022 së bashku me dy shtetas të tjerë, Mikhail Zorin, 23 vjeç nga Rusia dhe Fedir Aplatov nga Ukraina, pasi tentuan të hynin në ambientet e uzinës së armëve në Gramsh dhe hodhën sprej neuro-paralizues…

Read More