Author: tirana

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka priti në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit të Mbretërisë së Spanjës, Jose Manuel Albares Bueno. Palët gjatë diskutimeve të tyre janë fokusuar, përveç bashkëpunimit dypalësh, edhe në trajtimin e linjave kryesore të Presidencës së ardhshme spanjolle të BE-së. Në deklaratën e saj për mediat, ministrja Xhaçka është shprehur se deri në fund të viti 2023, Shqipëria parashikon të përfundojë procesin e screening për të gjithë grup-kapitujt e negocimit. “E informova homologun Albares mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë në procesin e integrimit. Deri në fund…

Read More

Krist Aliaj ka pasur mbrëmë një debat me Jori Dellin, sa i përket shfuqizimit të qeverisë, pasi sfida u keqpërdor. Kristi i tha modeles se me gjithë respektin që ka për të, kur përfshihet në lojë është kot fare dhe se është më mirë të mos përfshihet në disa gjëra. Nga ana tjetër, Jori u shpreh se edhe ajo me gjithë respektin që ka për Kristin, ai i ka çarë …, duke e lënë muhabetin me kaq. Ndërkohë Bledi Mane e këshilloi Jorin që të mos dalë nga vetja, pasi banorët kanë simpati për të për pozititetin që përcjell si…

Read More

Këtë të premte, Shqipëria ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Spanjën në kuadër të bashkëpunimit në procesin e integrimit evropian. Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka priti në takim homologun spanjoll Jose Manuel Albares Bueno, me të cilin ka biseduar rreth integrimit në BE, për bashkëpunimin dypalësh si dhe për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Xhaçka tha se deri në fund të 2023, Shqipëria parashikon të përfundojë procesin e screening për të gjithë grup-kapitujt e negocimit, ndaj e cilësoi të nevojshme mbështetjen e Spanjës në lehtësimin e diskutimeve në Këshill, për një vendim pozitiv për hapjen e grupit të…

Read More

Fillimisht ishte Partia Socialiste që çeli të martën fushatën elektorale, dhe të shtunën nis fushata e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, mes Sali Berishës dhe Ilir Metës. Aktiviteti do të mbahet në stadiumin “Air Albania”, dhe është zgjedhur ambienti që Berisha fillimisht përdori për të rithemeluar PD-në për të hapur dhe fushatën elektorale. Hapja e fushatës do të nisë në orën 12:00 dhe pritet të ketë rreth 17 folës. Nesër do të zbulohet edhe kënga që do të përdoret deri më 12 Maj, në afatin e fundit për të bërë fushatë elektorale.

Read More

Disa të rinj të Koresë së Jugut janë kaq të shkëputur nga bota, saqë qeveria po ofron t’i paguajë ata për të “rihyrë në shoqëri”. Ministria e Barazisë Gjinore dhe Familjes, do të sigurojë deri në 650,000 won koreane (rreth 500 dollarë) në muaj për të izoluarit socialë, në një përpjekje për të mbështetur “stabilitetin psikologjik dhe emocional dhe rritjen e shëndetshme”. Rreth 3.1% e koreanëve të moshës 19 deri në 39 vjeç janë “të rinj të vetmuar të vetmuar”, të përkufizuar si që jetojnë në një “hapësirë ​​të kufizuar, në një gjendje të shkëputur nga jashtë për më shumë…

Read More

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka folur për marrëdhëniet me Shqipërinë, ku ka thënë se brenda vitit 2023 do ketë zhvillime për përcaktimin e zonave detare. “Po, ka zhvillime. Pala shqiptare po përgatitet të nënshkruajë një dokument prokure, t’ia dorëzojë presidentit të vendit, me sa dimë, por kjo nuk është çështja jonë. Pas kësaj do i jepet mundësia grupit negociator ta diskutojë çështjen me ne. Nëse do të më duhej të specifikoja një kornizë kohore, po, do të thosha se brenda 2023 pres të kemi zhvillime”,-tha Dendias. Në parlamentin grek, më 20 janar 2021 u miratua projektligji për…

Read More

Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani dhe shefi i sektorit të bashkëpunimit ndërkombëtar në SPAK morën pjesë në takimin e organizuar në Buenos Aires në datat 12-13 prill 2023 nga Rrjeti kundër Drogës i Prokurorëve të Amerikës së Jugut, EUROJUST dhe EUROPOL, në kuadër të plaftormës EMPACT të Europol, prioriteti kundër rrjeteve kriminale ndërkombëtare me risk të lartë. Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet prokurorëve të Amerikës së Jugut dhe Europës, nëpërmjet vendosjes së kontakteve të drejtpërdrejta, krijimi i skuadrave të përbashkëta hetimore (JIT), përdorimi i metodave speciale të hetimit, me synim goditjen e organizatave dhe…

Read More

Kosta Garo do të garojë si kandidat për bashkinë Dropull nën siglën e Partisë “Nisma Thurje”. Ky është vendimi i marrë nga Kolegji Zgjedhor që vendosi të pranojë ankimimin e Partisë “Nisma Thurje”. Vendimi u mor pasi “Nisma Thurje” ankimoi vendimin e KAS që vendosi të mos e regjistrojë Garon për të garuar në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.

Read More

Pas skandalit me qendrën e personave me aftësi të kufizuara në Vlorë, ku shërbeheshin ushqime të skaduara, Prokuroria e Vlorës bën me dije se ka nisur hetimin për qendrën PAK. Sipas dojes së Prokurorisë, dyshohet se në heshtje po përgatitej tjetërsimi i pronës dhe fëmijët të largoheshin nga ky vend për tu ndërtuar më pas objekte disa katëshe. Duket se kapja në kohë e kësaj situatë mund ta shpëtojë institucionin nga ata që dua të nxjerrin në rrugë fëmijët e sëmurë për përfitime personale. Njoftimi i plotë Pas Shkeljeve të gjetura nga KLSH,Prokuroria e Vlorës nis proçedim penal për skandalin…

Read More

Edhe pse jemi drejt panverës, në Shqipëri ka reshje borë. Si shkak është bllokuar përkohësisht aksi i rrugës së Abrit, bypass-Qafë Murrizë, ku po punohet për pastrimin dhe hapjen e saj. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet Bypass-Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz. Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.

Read More

Drejtori i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhja tregon se deri tani ka 996 aplikime për targa të personalizuara. Ai tregoi se kërkesa të tilla kanë arkëtuar 24.5 milionë lekë të reja. “Pjesa e targave të privilegjuara lidhet me një kategori shumë të vogël të shoqërisë. Ka interesim të menjëhershëm megjithëse është një shërbim krejt i ri dhe pritshmëritë janë aty-aty me atë që ne mendonim. 144 janë të paguara, të regjistruara, pra të përfunduara si shërbime dhe kanë gjeneruar një fond prej 24.5 milionë lekësh të reja që do të thotë 245 milionë lekë të vjetra”,-u shpreh Gonxhja i cili e cilësoi…

Read More

Tregu dhe blerja e produkteve të konsumit janë një nga fushat ku qytetarët hasin shpesh vështirësi. Si të blejmë produkte cilësore, të certifikuara dhe të mos biem pre e abuzimeve? A qarkullojnë në treg produkte të dëmshme? Drejtori ekzekutiv i qendrës “Alert”, Granit Sokolaj, zbulon se ku duhet të bëjnë më shumë kujdes konsumatorët. “Duhet të jemi të kujdesshëm në gjithçka që blejmë. Sot ka mbi 3000 profile në Facebook dhe Instagram që shesin ushqime “online”. Rreth 750 janë të regjistruara, pjesa tjetër janë të paligjshme. Pra, nuk mund të porositet online në një faqe me 200 ndjekës. Duhen parë…

Read More