Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Trafiku i drogës, SPAK takim me prokurorët e Europës dhe Amerikës së Jugut

10:15 / April 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1675243868xspak 1 412
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani dhe shefi i sektorit të bashkëpunimit ndërkombëtar në SPAK morën pjesë në takimin e organizuar në Buenos Aires në datat 12-13 prill 2023 nga Rrjeti kundër Drogës i Prokurorëve të Amerikës së Jugut, EUROJUST dhe EUROPOL, në kuadër të plaftormës EMPACT të Europol, prioriteti kundër rrjeteve kriminale ndërkombëtare me risk të lartë.

Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet prokurorëve të Amerikës së Jugut dhe Europës, nëpërmjet vendosjes së kontakteve të drejtpërdrejta, krijimi i skuadrave të përbashkëta hetimore (JIT), përdorimi i metodave speciale të hetimit, me synim goditjen e organizatave dhe rrjeteve ndërkombëtare me risk të lartë të krimit të organizuar qe merren me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në takimin koordinativ morën pjesë përfaqësues të prokurorive homologe nga vendet e BE; Itali, Spanjë, Holandë, Belgjikë, Gjermani dhe Portugali, ashtu si dhe nga agjencitë e BE-së, EUROJUST dhe EUROPOL. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga prokuroritë homologe nga Amerika e Jugut, Argjentinë, Brazil, Ekuador, Kolumbi, Panama, Paraguaj dhe Kosta Rika.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të SPAK në këtë takim u mundësua nga projekti “Lufta kundër krimit të rëndë në Ballkanin Perëndimor”-IPA 2019. SPAK ka prioritet luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe në këto kushte pjesëmarrja në këtë takim ishte e një rëndësie të veçantë dhe shumë produktive.

spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare

22:00 / October 21, 2026

“Dhuna, armiku i lirisë së të gjithve”, Rama: Dua dialog me këdo që beson se “jam i keq”

20:00 / October 21, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.