Feyenoord ka arritur të triumfojë në “aktin e parë” të çerek-finaleve të UEFA Europa League, me hollandezët që arritën të fitonin përballë rivalëve italianë të Romës, me rezultatin minimal 1 me 0, në arenën “De Kuip” të Rotterdam. Megjithëse hollandezët gjetën fitoren, djemtë e Jose Mourinhos patën të parët shansin për të kaluar në avantazh, mirëpo nga pika e bardhë e 11-metërshit, kapiteni Lorenzo Pellegrini u tregua i pasaktë duke mos mundur dot ta konvertojë penalltinë në gol, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin e bardhë 0 me 0. Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, hollandezët…
Author: tirana
Agroni rreth të 60-tave është pronar i një lokali të vogël pranë fshatit Vaqarr, buzë rrugës së vjetër që lidh Tiranën me Durrësin, dhe çdo mëngjes shpërndan tavlla për klientët e tij duhanpirës. Kur ky reporter e vizitoi lokalin e tij në fillim të prillit, tre nga gjashtë tavolinat e vogla në ngjyrë kafe të errët ishin të zëna nga njerëz që pinin cigare. I zoti i lokalit thotë shkoqur se pavarësisht ligjit, ai nuk mund t’i ndalojë klientët të pinë duhan në ambientet e brendshme, ose përndryshe do t’i humbë ata. “S’kam çfarë të bëj, këtu në zonë të…
Zbardhet shorti i plotë i hedhur ditën e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për renditjen e subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve për kryetarë bashkie në fletët e votimit. Në seancën publike të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve u hodh shorti për renditjen e tyre, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 14 Majit. Në listën e subjekteve zgjedhore, numrin 1 do ta mbajë koalicioni “Bashkë Fitojmë” i drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Numrin 2 do ta mbajnë socialistët ndërkohë Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj do të renditet e nënta në fletën e votimit. REZULTATET E SHORTIT…
Në një intervistë për kanalin publik të Greqisë ERT ,nga ambientet e ministrisë së Jashtme, kreu i diplomacisë greke ka folur kryesisht për fazën e re në të cilën kanë hyrë marrëdhëniet greko-turke, ndërsa është pyetur edhe për zhvillimet në marrëveshjen me Shqipërinë për çështjet ende të hapura me Tiranën si përcaktimi i shefit kontinental dhe ZEE, të cilat ende nuk po përfundojnë. “Pala shqiptare po përgatitet të nënshkruajë dhe t’ia dorëzojë presidentit të vendit, (me sa dimë, kjo nuk është çështja jonë), një dokument prokure, që t’i jepet mundësia grupit negociator të fillojë diskutimet me ne. Këtë duhet ta…
Një ndërhyrje e vështirë është realizuar me sukses në pavionin e Mjekësisë Interne, ku është kryer një ndërhyrje e rradhë. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila teksa ka ndaë një video, shkruan se i është shpëtuar jeta një vajze 35 vjeçare. Vajza ësht diagnostifikuar me një tumor 7 cm të mbiveshkores së majtë, 35 vjeçarja u përgatit në pavionin e Mjekësisë Interne në mënyrë që të stabilizohej, dhe më pas, ekipi multidisiplinar i mjekëve realizoi ndërhyrjen, e cila rezultoi me sukses. Postimi i plotë: Histori suksesi! Pas një kalvari të gjatë vuajtjesh, një…
Ditët e fundit, në Durrës janë shtuar grafitet me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes. Ato janë shfaqur kryesisht, në mbikalimin e Urës së Dajlanit, që është dhe hyrja kryesore e qytetit bregdetar dhe zonës së plazhit. Nuk është hera e parë që mesazhe të cilat nxisin urrejtjen dhe përçarjen kombëtare dhe krahinore shfaqen në muret e mbikalimit. “Ky fenomen ka vite që ndodh, këtu e 5 vjet çdo fillim sezoni dhe nuk është rastësi që të jenë të njëjtat grafite, shkrime dhe ofendime. Është dora e dikujt”- thotë Bledar Çakalli, artist muralesh. Hapësirat publike po shfrytëzohen nga persona ende të…
Hungaria ka vendosur të largohet nga një bankë investimi të kontrolluar nga Rusia, duke tërhequr anëtarësinë një ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione ndaj këtij institucioni financiar me seli në Budapest. Vendimi, i shpallur të enjten nga Ministria hungareze e Zhvillimit Ekonomik, erdhi pas vendimit të së mërkurës të Departamentit të Thesarit të SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj Bankës Ndërkombëtare të Investimeve, e cila zhvendosi selinë e saj nga Moska në kryeqytetin e Hungarisë në vitin 2019. Në një deklaratë të së enjtes, 13 prill, Ministria tha se “edhe pse Banka Ndërkombëtare e Investimeve ka luajtur…
Sot mbushen plot një javë që nga dita kur 76-vjeçarja Evanthia Thodhori apo Ballkua siç e njohin të gjithë, ka parë për herë të fundit djalin e saj, Leonardin, i njohur edhe si Koçole. Në banesën modeste në fshatin Çukë të Sarandës ka pllakosur heshtja dhe sytë janë nga dera e nga telefoni. Leonard Thodhori i njohur si “Koçole”, 46-vjeçar rezulton i zhdukur prej 7 prillit e çuditërisht bashkë me të rezulton pa nam e nishan edhe shoku i tij Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, me origjinë nga Fieri por prej vitesh banues në Sarandë e pronar i…
Detar Tali Muça, një 26-vjeçar shqiptar, i njohur në komunitetin e futbollit amatorial në këtë provincë në Itali, është ndarë nga jeta pasi makina me të cilën udhëtonte, u përplas me një makinë të tonazhit të lartë në autostradën pranë Piaçencës. Muça luante për Sale prej tre vitesh, ndërsa më parë kishte luajtur edhe për Derthona, San Xhiuliano Nuovo, Garbanja apo Audaks Orione S. Bernardino. “Një lajm që na ka trishtuar shumë. Kemi mbetur pa fjalë të gjithë”, tha për mediat italiane drejtori sportiv i Sale, Alberto Del Konte.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e grabitjes spektakolare të një dyqani mode në Nju Jork, ku 3 grabitës arritën të rrëmbenin çantë me vlerë 240 mijë dollarë vetëm në pak sekonda. Tre grabitësit dallohen teksa thyejnë xhamat e dyqanit të Hermes, për të marrë prej aty vetëm 10 çanta shumë të kushtueshme. E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50 të mëngjesit, në një prej zonave më të frekuentuara të Nju Jorku.
Jetmir Morina, një 30-vjeçar nga Kosova humbi jetën mbrëmjen e të mërkurës në një aksident rrugor në Zvicër. I riu u përplas për vdekje nga një makinë në autostradë. Vëllai i Morinës, Besarti, tregoi se e mësoi lajmin e trishtë nga vëllezërit e kunatës. “Më ra telefonin. Isha në shok, thjesht nuk doja ta besoja. Më duhej t’u tregoja prindërve lajmin e hidhur. Ishin shumë të lidhur me Jetmirin. Ai ishte personi më i mirë, më i sjellshëm dhe më i dobishëm që kam njohur ndonjëherë. Shembulli kryesor në rrethin tonë të të njohurve. Ai ishte gjithashtu një vëlla, një…
Ilir Meta, në takimin e sotëm, diskutoi për politikat sociale të strehimit në Shqipëri, kryesisht në Tiranë. Kryetari i Partisë së Lirisë deklaroi se të rinjtë po largohen masivisht nga vendi. Sipas tij, një nga arsyet e emigrimit është pikërisht papunësia. Meta theksoi se një familje e re sot nuk arrin dot të sigurojë një strehë për shkak të çmimeve të larta të apartamenteve. “Papunësia është një nga arsyet më themelore të emigrimit masiv. Nuk mund të flasim për perspektivë të sigurt për një familje të re që nuk siguron dot një strehë. Kjo është një temë e madhe që…