Author: tirana

Kristi ka diskutuar me Bledin dhe Nitën për pozicionin e tij si President i Big Brother. Ai pohoi se do të japë dorëheqjen nga posti, pasi sheh korrupsion brenda qeverisë. Ndërkohë Kiara iu drejtua Kristit duke i thënë se në radhë të parë duhet të mësojë himnin shqiptar. Në debat u përfshi dhe Nita, e cila u shpreh se edhe ajo nuk e di himnin, por sipas saj, Kiara nuk ka pse prek në moral.

Read More

Një 29-vjeçar ka tentuar të vetëvaret me litar por e kanë ndaluar familjarët. Më pas ai ka hipur në katin e dytë të çatisë dhe është hedhur nga lartësia. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 13.04.2023, rreth orës 16:05, shtetasi H. L., 29 vjeç, në banesën e tij, në Qytet Studenti, dyshohet se ka tentuar të vetëvaret me litar por e kanë ndaluar familjarët. Më pas ka hipur në katin e dytë të çatisë dhe është hedhur nga lartësia. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e…

Read More

Më shumë se 40 persona, pjesëmarrës në programin televiziv të gatimit “MasterChef ” në Spanjë, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi. Kokurrentët përgatitën një menu për 120 punëtorë, 44 nga të cilët janë helmuar pasi kanë shijuar pjatat që u janë servirur. Nën drejtimin e kuzhinierit të njohur spanjoll, Rakel Cernicharo, garuesit përgatitën pjata me ushqim deti si levreku dhe midhjet, ndërsa për ëmbëlsirë iu kërkua të bënin një cheesecake japoneze me alga deti. Zyrtarët shëndetësorë në Valencia konfirmuan për mediat lokale se 44 darkues të programit MasterChef pësuan helmim nga ushqimi. Simptomat përfshijnë të vjella dhe diarre. Producenti i…

Read More

Rrëzohet me 65 vota kundër ngritja e Komisionit Hetimor për Portin e Durrësit të kërkuar nga opozita. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka reaguar ashpër pasi mazhoranca rrëzoi kërkesën e tyre për ngritjen e komisionit hetimor për Portin e Durrësit. Bylykbashi gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se sot është shkelur Kushtetuta e Shqipërisë, për shkak se është detyrim të mbahet Komision Hetimor në momentin që janë 35 firma të deputetëve. Ndërkohë e cilësoi aferën e Portit të Durrësit, si më korruptiven në vend.

Read More

Shenjat e horoskopit më me fat na i zbulon sot astrologia Meri Shehu. DashiSot mund te gaboni me një ndryshim shtëpie ose pune nëse nuk i shikoni gjerat me seriozitet! DemiNje plan per te ardhmen apo udhetim merr drejtim. Mjafton te mos jeni shume te pasigurt! BinjaketNje ceshtje skandali ju prish pune ne lidhje me emrin apo postin qe doni te arrini. Kujdes nga nje femer e familjes! GaforrjaJu duhet pak kohe te vendosni per nje pozicion te fuqishem po mos hidhni ne rruge nje bashkepunim konkret. Kujdes ne cift sot! LuaniNje pune mund te iki nga duart tuaja nese nerreni me…

Read More

Drejtorët dhe shefat e Policisë që do të kalojnë në vetting nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, do të testohen për lëndë narkotike. Në ndryshimet ligjore që tashmë në fuqi parashikohet që paralelisht me hetimin e pasurisë dhe aftësisë profesionale, në pastërti figure do të jetë testimi për drogën. Mbetet e paqartë nëse ky testim do të bëhet nga vetë AMP, apo rezultatet do të dorëzohen vullnetarisht nga secili prej rreth 300 drejtorëve dhe shefave të bluve. Megjithatë rezultati eventual pozitiv për drejtuesit e policisë për përdorim droge nuk është automatikisht një arsye për shkarkim por një rrethanë rënduese. Pra, nëse…

Read More

Në një takim me demokratët e degës nr.7 në kryeqytet, kandidati për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, hodhi akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai ngriti dyshime për shpenzimet e aktiviteteve dhe takimeve që zhvillon Berisha në Shqipëri. “Nga kush mbështet nga paratë e oligarkëve. Një takim që zhvillon sot Sali Berisha, një takim i kushton 5 mijë euro. Ka zhvilluar deri tani 13 takime për prezantime, ka shpenzuar rreth 60 mijë euro. Ndërkohë që ka një vit e gjysmë që vjen vërdallë, me çfarë parash i zhvillon këto aktivitete, me çfarë i paguan mediat. Këto para janë para që…

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali akuzoi nga seanca plenare e kësaj të enjte në Kuvend, Sali Berisha se përdor ngjarjet kriminale në vend, duke akuzuar rivalët politikë për të shtuar kapitalin politik. “Berisha foli për vrasje politike. Përveç Berishës dhe flamujve të tij që kthehen nga ia do avazi Berishës, askush nuk beson se Edi Rama është vrasës. Nuk akuzoj Berishën se ka vënë tritol në Vaun e Dejës, nuk jam si ai, që për çdo ngjarje kriminale i drejton gishtin rivalëve politikë, pa i dhënë mundësinë organeve ligjzbatuese të zbardhin ngjarjet”, tha ajo. Po ashtu…

Read More

OSBE ka reaguar një ditë para nisjes së fushatës zgjedhore të 14 majit. Në një mesazh të publikuar së fundmi, OSBE shprehet se ka ende shumë punë të bërë dhe se presin presim që të zhvillohet një fushatë paqësore dhe të hapur ku konkurrimi politik të jetë konstruktiv dhe në zbatim të ligjit. Po ashtu theksohet se fushata duhet t’u përmbahet standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimeve të ODIHR-it. “Ne jemi të gatshëm të punojmë me ju edhe pas 14 majit”, thuhet në deklaratë.

Read More

Ballkani është një trevë e Europës që mbart në ndërgjegjen e vet kolektive shtresëzime të ndryshme kulturore. Perandoritë e mëdha si Roma, Bizanti, ngjarjet e Kryqëzatës IV, qytetet e administruara nga Venediku e më vonë çatia e përbashkët e Perandorisë Otomane kanë krijuar një kaledoskop kulturor ku influencat e ndryshme prodhojnë kultura dhe mozaikë kulturorë të ndryshëm. Kultura siç është tashmë e njohur është pashmangërisht e lidhur me historinë. Herodoti, historiani i parë dhe nga më të shquarit në historinë e njerëzimit para se të jetë një raportues dhe mbledhës faktesh është një kulturolog i madh që në udhëtimet e…

Read More

Gazetari Artan Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se tashmë Elbasani është një nga zonat më nën kontroll në Shqipëri sa i takon aspektit kriminal. Sipas tij konfliktet kryesore ndodhnin pasi Dumani dhe Talo Çela përplaseshin, por në thelb ata nuk ishin organizata kriminale, thjesht kishin punuar për të tilla. Gazetari theksoi se tashmë një nga qytetet me numrin më të lartë të të penduarve është Elbasani.“Elbasani ka kohë që nuk është më një zonë e nxehtë. Prej të paktën 1 viti edhe ngjarjet që kanë pasur synime për të krijuar atentate në Elbasan janë parandaluar nga policia.…

Read More

Duket se elementët e sigurisë të kartmonedhave shqiptare po kalojnë testin e sigurisë me sukses. Banka e Shqipërisë raporton shumë pak kartëmonedha false të sekuestruara, por gjithësesi të prodhuara në forma artizanale të nivelit të dobët dhe që në asnjë rast nuk kalojnë testin e pajisjeve profesionale të identifikimit të imitimeve. Sipas raportit të bankës së Shqipërisë për sigurinë e monedhave, përgjatë vitit 2022, janë sekuestruar 343 copë kartëmonedha kombëtare të falsifikuara dhe 79 copë monedha metalike kombëtare të falsifikuara. Koeficienti i kartëmonedhave të falsifikuara për 1 milion copë kartëmonedha në qarkullim vijon të ngelet në vlera shumë të ulëta.…

Read More