Jetmir Morina, një 30-vjeçar nga Kosova humbi jetën mbrëmjen e të mërkurës në një aksident rrugor në Zvicër.
I riu u përplas për vdekje nga një makinë në autostradë.
Vëllai i Morinës, Besarti, tregoi se e mësoi lajmin e trishtë nga vëllezërit e kunatës.
“Më ra telefonin. Isha në shok, thjesht nuk doja ta besoja. Më duhej t’u tregoja prindërve lajmin e hidhur. Ishin shumë të lidhur me Jetmirin. Ai ishte personi më i mirë, më i sjellshëm dhe më i dobishëm që kam njohur ndonjëherë. Shembulli kryesor në rrethin tonë të të njohurve. Ai ishte gjithashtu një vëlla, një bashkëshort dhe baba i dashur. Ai ka tre vajza në moshën pesë, tre dhe një vjeç.”
