Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Skandal në Durrës / Shfaqen grafite serbisht kundër Kosovës pranë zonës së plazhit

20:01 / April 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 desrrpng 1681404746
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditët e fundit, në Durrës janë shtuar grafitet me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes. Ato janë shfaqur kryesisht, në mbikalimin e Urës së Dajlanit, që është dhe hyrja kryesore e qytetit bregdetar dhe zonës së plazhit.

Nuk është hera e parë që mesazhe të cilat nxisin urrejtjen dhe përçarjen kombëtare dhe krahinore shfaqen në muret e mbikalimit.

“Ky fenomen ka vite që ndodh, këtu e 5 vjet çdo fillim sezoni dhe nuk është rastësi që të jenë të njëjtat grafite, shkrime dhe ofendime. Është dora e dikujt”- thotë Bledar Çakalli, artist muralesh.

Hapësirat publike po shfrytëzohen nga persona ende të panjohur për të krijuar një klimë aspak të mirë në prag të sezonit turistik. Çakalli, artist i njohur për muralet në Durrës e Tiranë, shprehet i shqetësuar nga situata dhe kërkon reagim jo vetëm të autoriteteve vendore, por edhe të komunitetit.

“Këto nuk i bëjnë shqiptarët e vërtetë. Ka reagime dhe në rrjetet sociale. Është diçka që bie në sy. Jemi ankuar, po dhe ne duhet të mbajmë disa përgjegjësi. Nuk është zgjidhja vetëm të ankohemi, po dhe të veprojmë”- thotë Çakalli.

I pyetur se ku janë ankuar për rastet, ai përgjigjet “në bashki dhe polici.”

Ndonëse reagimi qytetar ndaj gjuhës së urrejtjes është i pakët, ai nuk mungon. Disa te rinj janë përpjekur të fshijnë mbishkrimet, ndërsa Bledari përmes një mesazhi fton këdo që të kontribuojë duke kthyer në art dhe mesazhe pozitive sipërfaqet ku mbizotëron gjuha e urrejtjes dhe përçarjes, që është vepër penale dhe dënohet me burgim nga kodi ynë penal.

“Gjuha e urrejtjes nuk është zgjidhje dhe ne do të mundohemi që ta kthejmë në art dhe të japim mesazhet e duhura. Tani është sezoni turistik, kemi marrë nismën dhe me një fond minimal 200 euro, që të nisim, dhe kush të dojë mund të na bashkohet”- thotë artisti.

Vlen të theksohet se, disa prej shkrimeve kanë përmbajtje fyerje për Kosovën, dhe disa të tjera bëjnë diskriminim krahinor. Madje ka edhe parrulla  që shkruajnë: “Kosova dhe Serbia janë një”./Tch

Policia Urës së Dajlanit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Nga një aksident në një akuzë për vrasje: Si u zbardh pas 20 vitesh misteri i vdekjes së Bernadette Vander Meer

16:55 / July 20, 2026

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.