Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Roland Bejko si Basha, “libër” për zgjedhjet. Alibeaj prezanton strategjinë dhe bën premtimet

13:42 / April 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1681471674 Screenshot3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Roland Bejko, kandidati i PD-së zyrtare për bashkinë Tiranë në zgjedhjet e 14 Majit ka përgatitur programin për fushatën që duket si një libër, siç bëri në 2021 edhe Lulzim Basha. Bejko thotë se çdo pikë të programit që shkruhet në ‘libër’ do të prezantohet te grupet e interesit.

“Qëllimi ynë është të çlirojmë Tiranën nga kthetrat e grabitqarëve. Ne programin e kemi gati. Tezat e këtij program do bëhen publike ditën e çeljes dhe çdo pikë e këtij program do të prezantohet te grupet e interesit, banorët e zonave rurale dhe atje do flitet qartë, do thuhet e vërteta që është aleati ynë më i madh në këtë zgjedhje. Do kemi një rrugëtim intensiv por së bashku do ia dalim”, tha Bejko.

Kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj thotë se PD do të jetë alternativa qeverisëse ndërsa betejën për Tiranën e konsideron të një rëndësie të veçantë. Ai premton se do të punojnë që të ecin me vlera si mosbërja e kompromisit, integriteti, koherenca e idedalizmi.

“Falë rezistencës së demokratëve, PD do të ndihet më e fortë, do të jetë alternativa qeverisëse në të ardhmen sepse është kontributi i njerëzve të lirë. Jemi më të bindur që vlerat tek të cilat besojmë te një PD perëndimore, vlerat e demokracisë dhe parimet e shtetit të së drejtës janë thelbi kryeesor i lindjes dhe ekzistencës së PD. Këto parime i kemi mbrojtur gjithmonë, e drejta, e vërteta edhe mund të vonojë. Jam i bindur që kandidatura dhe profili i Roland Bejkos është esenca e asaj çfarë në këto 30 vite PD do të duhej të ishte e cfarë duhet të jetë nesër. Vlera si integriteti, koherenca, idealizmi, kontributi historik, mosbërja kompromis janë vlera që duhet t’i bëjmë së bashku. Kjo është baza me të cilën do të ecim gjatë kësaj fushate në shërbim të Tiranës jo vetëm tani por edhe në të ardhmen”, tha Alibeaj.

Enkelejd Alibeaj PD Roland Bejko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.