Finalja e madhe e “Big Brother Albania Vip 2”, do të mbahet jashtë ambienteve të Top Channel dhe në zemër të Tiranës.
Në stadiumin “Air Albania” për herë të parë do të mbahet nata e fundit e rrugëtimit që nisi më 24 dhjetor dhe mbyllet më 6 Maj. Ku veç çmimit të madh finalistët do të marrin 10 mijë euro secili.
Dea, Luizi dhe Kristi janë banorët që kanë hyrë që ditën e parë në BBV dhe qëndrojë ende në shtëpinë e madhe duke “luftuar” për çmimin e madh. Më pas është Kiara e cila doli vetëm një javë nga shtëpia dhe u bë sërish pjesë e garës.