Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

“Bomba” e Duros: Një grup mafiozësh më largoi nga Superiorja

09:02 / April 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
duro
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shpëtim Duro po shijon kryesimin në ka mpionatin e Maqedonisë së Veriut si trajner i Strugës, duke qenë tashmë i shkëputur me 5 pikë nga ndjekësi më i afërt, Shkupi. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Duro lëshon një “bombë”, që nuk prek vetëm atë: “Për largimin dhe emërimin e trajnerëve në kampionatin shqiptar nuk marrin pjesë në masën 100% presidentët e klubeve, por ka edhe një grup mafioz që punon gjithmonë mbrapa shpine për të vendosur të ardhmen tonë”.

Zoti Duro, si është të drejtoni Strugën dhe për më tepër të jeni në vendin e parë në Maqedoninë e Veriut?

Struga është një skuadër me disa lojtarë që unë i njoh shumë mirë, pasi i kam drejtuar në klube të tjera në të kaluarën. Këtu kam parasysh 5-6 emra, me të cilët kam bashkëpunuar në kohën kur isha trajner i Shkëndijës së Tetovës dhe Partizanit. Janë futbollistë shumë cilësorë dhe mund të veçoj sulmuesin më të mirë të Maqedonisë në vitet e fundit, Besart Ibraimi. Gjithashtu kam në ekip lojtarë të njohur si Bunjamin Shabani, Besmir Bojku e shumë të tjerë.

Nëse Struga do të ishte pjesë e Superiores, për çfarë vendi do të luftonte me këtë ekip që ka aktualisht?

Jam i bindur që me këtë skuadër që kam, nëse do të merrnim pjesë në Superiore, do të ishim pa dyshim në katërshen e parë dhe do të luftonim për titullin kampion, ashtu siç po bëjmë tani në Maqedoninë e Veriut.

Ju erdhi keq që u larguat në atë mënyrë nga Egnatia?

Që kur jam larguar nga Egnatia, kam zgjedhur të mos prononcohem për atë që ndodhi, sepse të them të drejtën jam ndierë shumë keq. Arsyen që jam larguar unë e di shumë mirë. Sigurisht që ishte e papritur dhe zhgënjim i madh, por nuk dua ta publikoj të vërtetën në këtë moment.

Pse nuk doni ta publikoni të vërtetën?

Për largimin dhe emërimin e trajnerëve në kampionatin shqiptar nuk marrin pjesë në masën 100% presidentët e klubeve, por ka edhe një grup mafioz që punon gjithmonë mbrapa shpine për të vendosur të ardhmen tonë.

Shpëtim Duro
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atletico dhe Barcelona, duel për kreun e La Liga

12:17 / November 7, 2026

Matjanët kampionë të Shqipërisë në Radio-Amatorizëm, RS Burreli fiton kupën për të katërtin vit radhazi

22:57 / November 5, 2026

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.