Author: tirana

Një 13-vjeçar është larguar nga shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” ku ai po qëndronte. Lajmin për largimin e fëmijës e ka denoncuar në polici punonjësi i institucionit. “Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi S.T, 32-vjeç, punonjës në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, i cili ka kallëzuar se është larguar një 13-vjeçar që qëndronte në këtë institucion. Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Read More

Në seancën e sotme në Kuvend, pati debate të forta mes deputetit socialist Pandeli Majko dhe deputetes demokrate, Jorida Tabaku. Në fjalën e tij, Majko tha se seanca plenare nuk duhet të kthehet në një fushatë elektorale. Ai ka ironizuar opozitën, duke cituar deklaratat e bëra më herët nga kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj se opozita është pastruar nga servilët dhe se kanë kaluar në anën e PS. “Përse thoni që ne po ndryshojmë programin dhe rendin e ditës ftoj zotin Leskaj të reagojë. Sot përfaqësuesi i partisë komuniste përfaqësohet nga partia juaj, citoj kryetarin tuaj që ka…

Read More

Deputetja e PD-së, Flutura Açka nga seanca plenare në Kuvend, foli për projektligjin që prek mediat audiovizive, të cilin ajo e konsideroi si një arnim të ligjit për mediat. Ndërsa diskutohej projektligji për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013 për mediat audiovizive, në fjalën e saj në Kuvend, Açka tha se ndreqjet e këtij ligji do të kërkojnë akte të reja nënligjore nga AMA. “Vonesa nga mbyllja e procesit të diskutimit publik, deri në përcjellje në Parlament, shqyrtimi me publikun në vetëm një muaj kohë, mospërfshirja e të gjitha grupeve të interesit në amendimet e nevojshme, mungesa e…

Read More

Në seancën plenare këtë të enjte, Kuvendi vendosi të shtyjë diskutimin dhe miratimin e projektligjit për disa ndryshime në ligjin “Për taksat kombëtare”. Deputeti i PS-së, Eduart Shalsi tha se duhen rregulluar disa gabime teknike që përmban ky projektligj. Menjëherë, kanë reaguar deputetët e opozitës, me akuzat për mazhorancën se vepron si të dojë me ligjet dhe projektligjeve. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku kërkoi që të diskutohet skema për fermerët. “Diskutimet individuale për ligjin që prek vetëm një prodhues, ky parlament duhet të ketë turp që t’i diskutojë”, tha deputetja në replikën e saj. Ndërsa deputeti i PD-së, Dashnor Sula…

Read More

Ishte viti 1985 ku u regjistrua një nga vullkanet më vdekjeprurëse në botë, dhe ka rritur ndjeshëm aktivitetin sizmik në ditët e fundit, ndërsa ekspertët janë shprehur të frikësuar se mund të ketë një riaktivizim të tij. Mbi 6 mijë tërmete në ditë janë regjistruar në zonën e vullkanit Nevado del Ruiz në Kolumbi që prej javës së kaluar, duke bërë që zyrtarët të ngrenë alarmin dhe të evakuojnë më shumë se 2500 familje që ndodhen më pranë vullkanit. Në zonën që vlerësohet me rrezik pranë vullkanit jetojnë më shumë se 57 mijë persona. Shpërthimi i këtij vullkani 38 vite…

Read More

Lajmi se stilisiti kosovar Valdrin Sahiti u arrestua në aeroportin e Stambollit pasi dyshohet se u kap me drogë, u bë menjëherë viral. “Kosova News:, informoi se stilisti akuzohet për veprën penale, blerje dhe posedim të dograve e stimuluesve dhe se autoritetet kosovare janë informuar nga policia turke për arrestimin e tij. Ky i fundit është kapur në aeroport me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika e Kosovës dhe ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit. Por pas dyshimeve të policisë turke, ai është kontrolluar dhe iu është gjetur drogë. Në postimet…

Read More

Mediat kosovare raportojnë se është arrestuar në Aeroportin e Stambollit stilisti i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti. Sipas tyre, arrestimi i tij ka ndodhur pasi është i dyshuar për veprën penale blerja, pranimi,posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë. Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës. Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit…

Read More

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkoza e Bardhë” si rezultat i kontrollit në banesën e 66-vjeçarit E.R. dhe 36-vjeçarit D.R (babë e bir) u zbuluan 2 sera në të cilat u gjetën të kultivuara kubikë, 610 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis. Pjesa më e madhe e tyre u asgjësua me anë të djegies, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Babë e bir janë shpallur në kërkim nga Policia pasi specialistët e Hetimeve dhe Krimeve nuk i kanë gjetur në banesën e tyre në fshatin Shkoza e Bardhë në Thumanë të Krujës. Në vijim të…

Read More

Nga Osman Stafa E kisha parë këtë njeri shpesh herë me libra në duar. Por kisha menduar se i mban kot. E kisha paragjykuar.Teksa kalova sot për të shkuar në Parlament, i kalova afër dhe e dëgjova teksa lexonte me zë të ulët. U ndala.I dhash disa të holla, për të gjetur mundësinë për të folur me të.-Jetoj i vetëm diku në Sauk. Nuk kam njeri, -më thotë.-Ke nevojë për të ngrënë apo ndonjë nevojë tjetët?, i them.Jo, më thotë, jam me agjërim. Unë agjëroj.Mbeta pa fjalë.Nxorra nga xhepi disa para të tjera, për të blerë me to ushqime për…

Read More

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se ka tendencë të qartë që të destabilizohet veriu i Kosovës përpara zgjedhjeve të 23 prillit. Për të shtyrja e dytë e këtyre zgjedhjeve është e paarsyeshme. Kreu i legjislativit u ka bërë thirrje për qetësi të gjithë qytetarëve që jetojnë në veri të Kosovës. “Kemi nevojë për qetësi dhe ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët jetojnë në atë pjesë që të mos bien pre e veprimeve të cilat mendoj që dirigjohen, jo brenda Kosovës, por kryesisht në anën tjetër pra nga Serbia, të segmenteve të caktuara, të strukturave të…

Read More

Kompanitë celulare që operojnë në vendin tonë janë kthyer në makth për qytetarët shqiptarë. Tarifat e shtrenjta, mashtrimi me paketat ofertë vazhdon të mbeten problematikat kryesore të këtij shërbimi.Kompania hungareze e telekomunikacionit 4iG hyri në tregun shqiptar pak vite më parë duke blerë fillimisht Telekom Albania dhe më pas Albtelecom, duke u kthyer kështu në operatorin me numrin më të madh të abonentëve në treg, të paktën në letër.Gjatë transforimimit, kompanisë iu desh që të bashkonte Telekom Albanian dhe Albtelecom nën brandin e ri ONE Albania, gjë e cila nuk duhej të ndodhte vetëm në çështje logosh dhe marketingu, por…

Read More

Gjyqi në Hagë i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shkaktuar debate në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti i PD-së, Tritan Shehu kërkoi edhe një herë kalimin për miratim të rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë, si dhe dërgimin e çështjes në gjykatat ndërkombëtare. “Duke shkelur procedurën tonë, krijojmë dëme të mëdha të të drejtës shqiptare. Duhet të ballafaqohemi ndaj krimeve që janë bërë në kurriz të shqiptarëve. Në një kohë kur në Hagë, drejtuesit e UÇK-së po kërkohet të dënohen për krime lufte, ne nuk kemi guximin të dënojmë këtu atë që ka ndodhur realisht,…

Read More