Mediat kosovare raportojnë se është arrestuar në Aeroportin e Stambollit stilisti i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti.
Sipas tyre, arrestimi i tij ka ndodhur pasi është i dyshuar për veprën penale blerja, pranimi,posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë.
Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës.
Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë.
Kujtojmë se Valdrin Sahiti ishte pajisur me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish Ministres së Jashtme të Kosovës, Melisa Haradinaj.
Sa i përket karrierës, Sahiti njihet në trojet shqiptare pasi ka bashkëpunuar me emra të njohur të skenës, si Elvana Gjata, Bora Zemani, Elita Rudi dhe shumë të tjerë.
Por, sa i vërtetë është ky lajm?
E teksa mediat kosovare raportojnë se stilisti i njohur ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë, një tjetër “të vërtetë” tregon Sahiti përmes rrjeteve sociale.
Përmes disa pamjeve Sahiti mohon këto lajme duke pretenduar se është në Dubai në eventin e modës.
Stilisti ka publikuar disa foto e video nga Dubai ku e kemi parë shpeshherë edhe më parë.
