Në seancën plenare këtë të enjte, Kuvendi vendosi të shtyjë diskutimin dhe miratimin e projektligjit për disa ndryshime në ligjin “Për taksat kombëtare”.
Deputeti i PS-së, Eduart Shalsi tha se duhen rregulluar disa gabime teknike që përmban ky projektligj. Menjëherë, kanë reaguar deputetët e opozitës, me akuzat për mazhorancën se vepron si të dojë me ligjet dhe projektligjeve.
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku kërkoi që të diskutohet skema për fermerët. “Diskutimet individuale për ligjin që prek vetëm një prodhues, ky parlament duhet të ketë turp që t’i diskutojë”, tha deputetja në replikën e saj. Ndërsa deputeti i PD-së, Dashnor Sula u shpreh se ekonomia shqiptare “është në dittë më të këqija”. Ai kërkoi të hiqet taksa e naftës.
