Leverkusen është duke u ndeshur ndaj Frankfurt dhe tre pikët janë tepër të vlefshme për të dyja skuadrat, por deri më tani vendasit janë ata që po kryesojnë rezultatin me shifrat 2-0. Leverkusen dyfishon shifrat në këtë përballje në minutën e 34-të me anë të Diaby nga një goditje diagonale brenda zonës. 34′ 2 – 0 Moussa Diaby Assist: F. Wirtz
Author: tirana
Bill Gates u bekua me nipin e tij të parë vetëm në mars. Një muaj më vonë, ai nuk mundi të përmbajë emocionet dhe publikoi një foto në Instagram, në të cilën mban në krahë nipin e tij të porsalindur. “Mezi pres të të shoh të zbulosh botën”, shkroi Gates krahas imazhit të ëmbël. View this post on Instagram A post shared by Bill Gates (@thisisbillgates) Vajza e tij, Jennifer Gates dhe Nayel Nassar u bënë prindër muajin e kaluar, por Gates vetëm tani ta postonte foton e tij të parë me të voglin. Pas kësaj, ai ka publikuar edhe një video, në të…
Organizata humanitare “Save Ukraine” tha se 31 fëmijë që ishin rrëmbyer nga trupat ruse në rajonet e Khersonit dhe Karkivit janë kthyer në Ukrainë. Ata kishin qëndruar të ndarë nga prindërit e tyre për muaj të tërë. Ndarja e fëmijëve ukrainas nga familjet e tyre ka çuar në ngritjen e akuzave për krime luftë ndaj Presidentit rus Vladimir Putin. Muajin e kaluar Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për krime lufte ndaj Presidentit rus Vladimir Putin dhe Maria Alekseyevna Lvova-Belovas, Komisionere për të Drejtat e Fëmijëve në Zyrën e Presidentit të Federatës Ruse, lidhur me dyshimet për rolin e…
Vdekjet e shkaktuara nga armët e zjarrit në mesin e fëmijëve dhe adoleshentëve në SHBA janë rritur me 50 për qind gjatë dy viteve, sipas një analize të Qendrës Kërkimore Pew të publikuar këtë javë. Para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në vitin 2019, numri i vdekjeve të lidhura me armët në mesin e fëmijëve dhe adoleshentëve amerikanë më të vegjël se 18 vjeç ishte 1.732, thuhet në analizë. Por deri në vitin 2021, ky numër është rritur ndjeshëm në 2.590. “Shkalla e vdekjeve nga armët mes fëmijëve dhe adoleshentëve u rrit nga 2,4 vdekje për 100.000 banorë të mitur…
Një qen në Angli, është shtruar në kujdes intensiv, pasi kishte krijuar varësi nga alkooli. Coco, një labrador dyvjeçar, u dërgua në Fondacionin e Shpëtimit të Kafshëve Woodside në Plympton, Devon, pasi pronari i tij vdiq. Ai mbërriti në strehë me një qen tjetër i quajtur Georgie, të cilët ishin të dy shokë. Por shumë shpejt u bë e qartë se diçka nuk shkonte mirë me të dy qentë. Përfundimisht, punëtorët e shpëtimit të kafshëve kuptuan se qentë po luftonin nga varësia e alkoolit. Pronari pinte një pije dhe më pas flinte gjumë, duke lënë jashtë shishet e alkoolit. Në…
Askush nuk është adhurues i transportit publik, por kur udhëtojmë diku, të paktën presim që gjithçka të funksionojë ashtu siç duhet, dhe duket se në këtë qytet evropian është vërtet kështu. Time Out anketoi lexuesit e saj për të zbuluar se cilat qytete kanë transportin publik më të mirë dhe krijoi një listë të lartë prej 19 qytetesh bazuar në ato vota dhe komente. Berlini zuri vendin e parë, për shkak të transportit publik të besueshëm, të sigurt dhe të rehatshëm, i cili u vlerësua nga 97% e banorëve të qytetit. Ata theksuan sistemin e metrosë U-Bahn me 9 linja dhe 175…
Papa Françesku nuk mori pjesë në procesionin tradicional gjatë se premtes së madhe para Pashkëve Katolike. Kreu i Selisë së Shenjtë, drejton çdo vit, atë që njihet si Rruga e Kryqit dhe që përkujton vuajtjet e Jezus Krishtit në ditën e Kryqëzimit. Por mes temperaturave të ulëta që kanë përfshirë Italinë, dhe për shkak të një bronshiti që e çoi në spital pak ditë më parë, Papa vendosi të ndjekë nga shtëpia Santa Maria, procesionin në Koloseum, ku morën pjesë rreth 20 mijë vetë. Kjo është hera e parë që prej 2013-s, që Papa mungon në Rrugën e Kryqit. Megjithatë…
Pas lirimit nga burgu të tij dhe vëllait, Andrew Tate ka lëshuar një deklaratë për të provuar më tej dhe për të pastruar emrin e tij nga çdo keqbërje. Dyshja ishin në burg me akuza për trafik seksual, përdhunim dhe pastrim parash. Ishin autoritetet rumune që hynë për të arrestuar dyshen në shtëpinë e tyre. Ata janë mbajtur në paraburgim për tre muaj, por së fundmi u liruan dhe u vunë në arrest shtëpie teksa çështja është ende nën hetim. Nuk kaloi shumë kohë dhe Andrew Tate ka postuar në Twitter një status ku shkruan se është i pastër. “Kritikuesit…
Lufta e Rusisë kundër sistemit energjetik të Ukrainës “ka shumë të ngjarë të ketë dështuar”, sipas një deklarate të Ministrisë Britanike të Mbrojtjes. Rusia ka kryer sulme me rreze të gjatë kundër sistemit energjetik të Ukrainës (EUS) që nga tetori 2022, por sulmet në shkallë të gjerë janë bërë të rralla që nga fillimi i muajit të kaluar: ato vazhdojnë në një shkallë më të vogël, por ka shumë të ngjarë të kenë një ndikim shumë më të vogël në infrastrukturën energjetike, thuhet në raportin e postuar në Twitter. Ndërkohë, kompanitë e rrjetit ukrainas vazhdojnë të blejnë transformatorë dhe komponentë…
Modelja Xhesika Berberi ka treguar se dikush ka sulmuar me armë ndërtesën ku ajo jeton. Modeles shqiptare e cila prej kohësh jeton në New York, SHBA ka ndarë me fansat momentet kur gjatë sulmit ajo gjendej në shtëpi, duke gjetur mënyrën si të fshihej nga sulmuesi. Në imazhet e publikuara modelja e frikësuar ndodhet në dollapin e rrobave ku thotë se ishte fshehur, pasi deri në ato momente që fliste agresori ndodhej akoma në ndërtesë. Më pas, Xhesika qetësoi fansat duke shkruar se tani është e sigurt dhe se policia e kishte nxjerrë nga ndërtesa. Në fund modelja falenderoi të…
Vetëm pak ditë më parë, Efi u rikthye në lojën e “Big Brother”. Me hyrjen e saj, dinamikat në shtëpi kanë qenë të forta, ku kanë ngulmuar me përplasjen mes saj dhe çiftit Luiz-Kiara. Por krahas fokusit të lojës, Efi shumë e ndjekur është edhe për jetën e saj personale. Vetëm pak ditë më parë, jashtë shtëpisë ajo festoi ditëlindjen, ku përkrah saj për herë të parë, u pa edhe i dashuri. Ndonëse vetë Efi nuk ka preferuar të ndajë asnjë foto me partnerin e saj, shkrepjet në krah të tij nuk kanë munguar. Ndonëse jo publikisht, partneri i saj…
Lajmi për vdekjen e 22-vjeçares Brisilda Nexhipi tronditi opinionin publik, jo vetëm për faktin që ndërroi jetë tragjikisht dhe në moshë të re, por edhe sepse lajmi iu dha nënës së saj gjatë një transmetimi live në television. Pas kësaj ngjarjeje drejtuesja e emisionit “Pa Gjurmë”, Odeta Dume u “kryqëzua” nga publiku duke marrë qindra komente negative. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Këshilli Shqiptar i Medias dhe e cilëson ngjarjen si shkelje të rëndë të Kodit të Etikës së Gazetarit Shqiptar. KMSH i bën thirrje Report Tv dhe gazetares që të kërkojnë ndjesë publike ndaj nënës së viktimës. Reagimi…