Më datë 20.10.2025, rreth orës 22:30, shtetasi M. K., 49 vjeç, banues në fshatin Ndërfushas, duke shkuar në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në lumin Fan i Vogël, ku si pasojë e mbytjes ka humbur jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë, për ngjarje aksidentale. Materialet procedurale për rastet e tjera iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Author: tirana
Nicolas Sarkozy është kthyer në ish-presidentin e parë të Francës që përfundon në burg. Dënimi i tij me burgim pesëvjeçar ka nisur të martën, pasi është shpallur fajtor se ka komplotuar për të financuar fushatën e tij zgjedhore me paratë e ish diktatorit të Libisë, Muammar Gaddafi. Hera e fundit që i ka ndodhur diçka e ngjashme Francës ka qenë viti 1945, kur ishte burgosur lideri kolaboracionist nazist Philippe Petain me akuzat për tradhti gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sarkozy, i cili ka qenë president në periudhën 2007-2012, do të qëndrojë në burgun La Sante në një qeli prej 9…
Një pjesë e Krahut Lindor të Shtëpisë së Bardhë është shembur për t’i hapur rrugë ndërtimit të sallës së re të ballove, një projekt madhor menduar nga presidenti Donald Trump. Kjo pritet të jetë ndër punimet më të mëdha që i është bërë ndërtesës që prej më shumë se një shekulli. Salla do të ketë një sipërfaqe prej mbi 8,000 metra katrorë dhe do të akomodojë deri në 1,000 të ftuar. Ajo do të shërbejë për darka zyrtare me liderë të huaj, evente festive dhe ceremoni të tjera. “Jam i lumtur të njoftoj se kanë nisur punimet për ndërtimin e sallës…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australia kanë nënshkruar një marrëveshje të re që synon të rrisë furnizimin me minerale të rralla dhe të tjera minerale kritike, në kuadër të përpjekjeve të administratës Trump për të kundërshtuar dominimin e Kinës në këtë treg. Kryeministri australian, Anthony Albanese, tha se marrëveshja do të mbështesë një portofol projektesh “gati për zbatim” në vlerë prej 8.5 miliardë dollarësh (rreth 6.3 miliardë funta), të cilat synojnë të zgjerojnë kapacitetet e vendit të tij në fushën e nxjerrjes dhe përpunimit të mineraleve. Sipas tekstit kornizë të marrëveshjes, të dyja vendet pritet të investojnë 1 miliard…
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së martës në aksin Fier- Levan, në vendin e quajtur “ Kthesa e Azotikut”. Një automjet “ është përplasur me një motomjet dhe për pasojë drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar drejt spitalit Rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidedentit
Dy shtetas kinezë janë arrestuar nga policia e rinasit pasi tentuan të futnin rreth 100 kg kanabis në Shqipëri. Sipas burimeve për gazetaren Bleona Sari, në katër valixhe udhëtimi u zbuluan rreth 100 kilogramë lëndë narkotike, e cila sipas analizave paraprake, kishte përqindje të lartë të substancës aktive THC. Ngarkesa ishte nisur nga Tajlanda, kishte kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, përpara se të mbërrinte në aeroportin “Nënë Tereza”. Sinjalizimi për ngarkesën erdhi nga autoritetet partnere ndërkombëtare, çka bëri të mundur ndërhyrjen dhe arrestimin në kohë të dy shtetasve. Dosja i është kaluar Antidrogës së Tiranës, ndërsa hetimet vijojnë për…
Gazeta amerikane raporton se strategjia e administratës Trump është të përpiqet ta parandalojë Izraelin nga rifillimi i një sulmi në shkallë të plotë kundër Hamasit. Shtëpia e Bardhë është gjithnjë e më e shqetësuar se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mund të prishë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza. Kështu raporton New York Times, duke theksuar se strategjia e administratës Trump është të përpiqet ta parandalojë atë nga rifillimi i një sulmi në shkallë të plotë kundër Hamasit. Për këtë, në rajon ka dërguar zëvendëspresidentin J.D. Vance, të dërguarin e Lindjes së Mesme Steve Witkoff, dhëndrin e Trump, Jared Kushner. Këta të…
“Jemi në rrugën drejt përpjekjes për të arritur një marrëveshje. Nëse nuk do t’ia dalim, shumë njerëz do të paguajnë një çmim të lartë”. Donald Trump u rikthye në modalitetin negociues, pas presioneve të ditëve të fundit ndaj Zelenskyt, pikërisht në kohën kur ministrat e Jashtëm amerikan dhe rus kontaktuan për të filluar përgatitjet për samitin e Budapestit mes krerëve të Shtëpisë së Bardhë dhe Kremlinit. Zëvendëspresidenti Vance megjithatë theksoi se “ende nuk është marrë vendimi përfundimtar mbi furnizimin e Kievit me raketat Tomahawk”, duke dërguar një paralajmërim për Moskën, që Putini të mos mendojë se tashmë ka fituar, siç…
Në rajonin Val d’Oise, në veri të Parisit, një tornado e rrallë, por e fuqishme goditi zonën pasditen e sotme, duke lënë pas një person të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur rëndë. Sipas të dhënave nga ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, tornadoja shkatërruese goditi zonën duke vënë autoritetet në alarm për shkallën e dëmeve të shkaktuara. Një viktimë është konfirmuar, ndërsa të paktën katër persona raportohet të jenë plagosur rëndë. Videot që kanë qarkulluar në rrjetet sociale tregojnë momentet dramatike kur tre vinça ndërtimi janë rrëzuar nga forca e erës, ndërsa çati, dritare dhe objekte të…
Japonia shkroi historinë të martën pasi Sanae Takaichi u zgjodh Kryeministrja e parë femër në vend, duke shënuar një moment të rëndësishëm në peizazhin politik të vendit. 63-vjeçarja e Partisë Liberale Demokratike (LDP) siguroi 237 vota në dhomën me 465 anëtarë, duke tejkaluar shumicën e kërkuar prej 233 dhe duke mposhtur udhëheqësin e opozitës Yoshihiko Noda të Partisë Kushtetuese Demokratike, i cili mori 149 vota. Ligjvënësit shpërthyen në duartrokitje duke simbolizuar një moment që shumë në Japoni e kishin pritur prej kohësh, thyerjen e një barriere politike që kishte ekzistuar që nga epoka e pasluftës së vendit.
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura. Në orët e mesditës reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të vendit. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 10m/s. Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon pritet i forcës 2-3 ballë.
Dashi Sot në marrëdhënie mund të ndiheni më të afërt emocionalisht me partnerin ose dikë që ju tërheq, ndaj shfrytëzoni mundësinë për të forcuar lidhjet. Shëndeti do të kërkojë pak më shumë kujdes, sidomos nëse ndjeni lodhje të tepërt, merrni kohë për veten. Financat mbeten të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet e panevojshme sot. Demi Komunikimi i hapur me partnerin ose miqtë do të sjellë qartësi në situata që kanë mbetur pezull, ndaj mos hezitoni të diskutoni ndjenjat tuaja. Në aspektin profesional, një mundësi e re mund të shfaqet papritur, por analizoni mirë para se të merrni një vendim. Financiarisht, është…