Author: tirana

Qeveria ”Rama 4” ka rishikuar për të tretën herë buxhetin e këtij viti. Një pjesë e tyre pësuan ndryshime të konsiderueshme strukturore në fillim të shtatorin me krijimin e qeverisë. Bonusi i fund-vitit që të moshuarit dhe kategoritë e tjera përfituese do të marrin do të jetë më tepër se 5 mijë lekë. Me qeverinë që 3-fishoi fondin për shpërblimin e fund-vitit, pritet që të përdoret e njëjta formulë si gjatë 2024 për shpërndarjen. Nga 15 mijë lekë shpërblim do të përfitojnë ata që marrin pension deri në 20 mijë lekë. Pjesa tjetër, që marrin mbi 20 mijë lekë do…

Read More

Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku ka treguar se janë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e unazës në qytetin e Burrelit. Teksa ka publikuar foto nga puna, Balluku shkruan se kjo ndërhyrje do të mundësojë që i gjithë trafiku i rëndë të kalojë në këtë segment, duke lehtësuar lëvizjen për drejtuesit e automjeteve në qytet. ”Drejt përfundimit punimet për ndërtimin e unazës në qytetin e Burrelit. Po hidhen shtresat e fundit asfaltike, ndërsa kanë përfunduar të gjitha punimet për veprat e artit. Kjo ndërhyrje do të mundësojë që i gjithë trafiku i rëndë të kalojë në këtë segment, duke lehtësuar lëvizjen…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër dhe po merr pjesë në punimet e samitit vjetor të Procesit të Berlinit. Rama u pyet nga gazetarët në lidhje me ndërtimin e qendrave për pritjen e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri. ”Kur vjen fjala për këto qendrat e ngjashme, e kam thënë dhe përsëritur: kurrë në Shqipëri”,-tha kryeministri. Kreu i qeverisë u ndal edhe te lufta ndaj emigracionit të paligjshëm dhe bashkëpunimit me Britaninë e Madhe, që sipas Ramës ka funksionuar në mënyrë fantastike. ”Ka qenë një luftë që e kam bërë për një kohë të gjatë me një sërë kryeministrash britanikë, po…

Read More

Ata që kanë një makinë elektrike do të paguajnë më shumë për çmimin e energjisë që përdorin për karkimin e tyre. Vendimi është marrë nga Enti Rregullator i Energjisë ku u caktua që çmimi i ri që do të paguhet nga 1 nëntori të jetë 22 lekë për kilovat nga 14 lekë që ishte më herët. Ç mimi i shitjes së energjisë elektrike për karikimin e makinave elektrike stacionet e karikimit do të jetë 25.3 lekë. “U miratua çmimi i shitjes së energjisë elektrike prej 22 lekë/kwh si dhe 25.3 lekë/kwh orar pik për karikimin e makinave elektrike në pikat/stacionet…

Read More

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të transparencës dhe informimit të publikut, bën me dije se trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale Tiranë kanë ushtruar kontrolle në subjekte që tregtojnë Produkte për Mbrojtjen e Bimëve( PMB )në qarkun e Tiranës. Gjatë ushtrimit të kontrolleve në 18 subjekte, janë vendosur në 7 subjekte masa administrative me “paralajmërim” dhe në dy subjekte janë vendosur masa administrative me “gjobë”. Në njërin nga subjektet për tregtim produkti PMB të paregjistruar në RSH, u mor masë edhe në bllokimin e produktit, ndërsa në subjektin tjetër për tregtim të PMB-ve pa licencë. U vendos masë në bllokimin…

Read More

Dikur në ekipin e ëndërrave, sot në kantier ndërtimi. Në vitin 2017, Qëndrim Kameraj mbërriti te Juventusi plot shpresë, në moshën 18 vjeç dhe i etur për t’u shfaqur në një ekip kampionësh. Tetë vjet më vonë, situata është krejtësisht e ndryshme, ai ka kaluar kohë të vështira, është dashur të përballet me zhgënjimin dhe të pranojë realitetin e jetës së tij të re, e cila nuk e ka çuar të luajë në fushat më prestigjioze në botë. Kameraj u detyrua të tërhiqej pas një sërë dëmtimesh dhe tre këputjeve të ligamenteve të kryqëzuara që ndikuan në karrierën e tij…

Read More

Kryeministri Edi Rama thotë se Kosova duhet që ta harrojë Serbinë dhe të realizojë të gjitha ato pika që kanë të bëjnë me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. I pranishëm në panelin e Chatham House, me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian” që po mbahet në Londër, Rama tha se duke vepruar sipas propozimeve të BE-së, Kosova do ja lërë ‘topin në fushë’ Serbisë dhe do të jetë Europa më pas që do të merret me Beogradin. ”Nuk shoh çështje territoriale mes Kosovës e askujt tjetër. Territori i Kosovës është i përcaktuar, Kosova është Republikë, një shtet i ri demokratik,…

Read More

Raportohet se Gjykata Penale e Tiranës ka dënuar me 1 milion lekë të vjetra aktoren Egla Cenon, e cila akuzohej për veprën penale të ”Shpifjes” nga moderatori i emisionit ”Stop”, Saimir Kodra. Vendimi është dhënë mesditën e sotme, ku në këtë përballje ligjore ka dalë fitues, Saimir Kodra. Egla Ceno gjatë qëndrimit të saj në ”Big Brother Albania Vip 3”, ku doli fituese, deklaroi se ishte ngacmuar nga Saimir Kodra rreth 20 vite më parë. Sipas saj, ajo kishte shkuar për të kërkuar punë dhe kishte hasur ngacmim seksual nga moderatori i njohur. Pas daljes nga Bigu, Egla Ceno deklaroi…

Read More

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të martë në panelin e Chatham House në Londër, me temë diskutimi “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian. Kreu i qeverisë nuk i ka kursyer batutat, kur tha se BE është spital me 28 doktorë, sepse njëri u çmend, referuar Britanisë. Rama ironizoi edhe ish-ministren e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Suella Bravermann, e cila sipas tij u mor padrejtësisht me shqiptarët që shkonin në Britani përmes Kanalit të La Manshit. ”Procesi është teknik nga një anë dhe politik nga ana tjetër. Një gjë është e qartë, s’mund të kesh mbështetje politike nëse nuk përmbush…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, dhe po merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit. Rama është i pranishëm në panelin e Chatham House, me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian. Kreu i qeverisë tha se Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor po ecin shpejt drejt integrimit europian, duke shfrytëzuar edhe momentin historik që vjen në kontinent, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. ”Jemi në një periudhë kohe kur Europa po sillet shumë mirë me ne. Në këtë pikë në kohë, ne po ecim më mirë se Europa! Kisha besim edhe në kohën kur ishte qesharake të besoje në…

Read More

Për herë të parë në vitin 2027 do të mbahet në Shqipëri Kongresi Botëror i së Drejtës (World Law Congress Albania 2027). Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari priti në një takim drejtoreshën Ekzekutive të Fondacionit Botëror të Ligjit, Angela Montoya, fondacion i cili po organizon këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare në fushën juridike i mbështetur gjithashtu nga Kombet e Bashkuara. Gjatë takimit pati diskutime për aspekte organizative të kongresit, i cili bashkon në një forum të vetëm krerë shtetesh, gjyqtarë të lartë, juristë, akademikë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare nga mbi 100 vende. Gjatë tre ditëve të Kongresit në Tiranë…

Read More