Sinisha Karan, aleati i ngushtë i Milorad Dodikut, presidentit të shkarkuar të Republikës Srpska të Bosnjës, i ka fituar zgjedhjet e parakohshme presidenciale në një garë të ngushtë me kandidatin e opozitës të dielën. Karan i fitoi 50.89% të votave, sipas rezultateve paraprake të shpallura para mesnatës nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnje e Hercegovinës. Kundërshtari i tij nga Partia Demokratike Serbe, Branko Blanusha, i fitoi 47.81 për qind të votave. Dodiku u largua nga posti i presidentit të Republikës Sërpska në gusht, pasi u dënua për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit ndërkombëtar, Christian Schmidt, që e mbikëqyr marrëveshjen e…
Author: tirana
Autoritetet doganore në Pikëkalimin Kufitar Vërmicë kanë ndaluar tĽ dielën rreth orës 16:30 një sasi të konsiderueshme eksplozivi, gjatë një kontrolli rutinë të një furgoni. Lajmi bëhet i ditur nga Dogana e Kosovës. Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, mallrat e fshehura në bagazhin e automjetit dhe të kamufluara me pajisje peshkimi u identifikuan si rreth 300 kilogramë eksploziv. Shoferi kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim. Eksplozivi është konfiskuar, ndërsa ndaj shoferit është inicuar procedurë për kundërvajtje doganore sipas Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës. Rasti i është dorëzuar Policisë Kufitare, e cila po vazhdon…
Nga sot qytetarët e Prishtinës nuk do të kenë transport publik. Kjo ndalesë e “Trafikut Urban” vjen si pasojë e vështirëve financiare për shkak të bllokimit të buxhetit nga ana e komunës së Prishtinës. Por, ndërprerjen e operimit për këtë shkak e kanë njoftuar edhe disa nga linjat private. Lidhur me këtë dje, kryetari Përparim Rama, ka deklaruar se qytetarët po rrezikohen si asnjëherë më parë. Numri një i kryeqytetit, bëri të ditur se situata ka arritur në pikën kritike, duke konfirmuar ndërprerjen e transportit publik nga dita e nesërme. “Sapo e përfundova takimin me ndërmarrjen e transportit publik dhe,…
Teksa po afrohen festat e Nëntorit, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga atmosfera e krijuar nëpër shkolla. Postimi i Ramës: “MIRËMËNGJES dhe me pak çaste nga atmosfera e bukur e festave të Nëntorit në shkollat tona, ku gjithçka merr jetë falë duarve të fëmijëve, përkushtimit të mësuesve dhe mbështetjes së prindërve përmes programit Art dhe Zeje, ju uroj një javë të mbarë “, shkruan Rama.
Java nis me temperatura të ulëta, teksa zonat malore janë zbardhur nga dëbora. Dita ka nisur me kthjellime dhe diell, teksa pritet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por në disa zona nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.
Përdorimi i inteligjencës artificiale nga të rinjtë, kryesisht adoleshentët po kthehet gjithnjë e më shumë në një shqetësim.Raporti i fundit i OBSH paralajmëron se në mungesë të kujdesit profesional mund të ketë pasoja serioze. Por çfarë thonë profesionistët e shëndeti mendor për këtë fenomen, vazhdimisht në rritje? “Adoleshentët kanë më shumë prirjen të diskutojnë me chat gbt se sa me një mik ose ti drejohen psikologut. Madje së fundmi ata duan të marrin këshilla psikologjike për ankthin ose stresin i drejtohen chat gbt. Kërkojnë këshilla, mënyra se si ata duhet të sillen, se si duhet të reagojnë. Po krijojnë varësi,…
Qytetarët e Prishtinës nga e hëna e 24 nëntorit nuk do të ketë më transport publik e as privat për shkak të bllokimit të buxhetit nga Ministria e Financave. Këtë e ka konfirmuar këtë të diele kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama gjatë një konference për media. Rama theksoi se buxheti është bllokuar për arsye politike teksa tha se shërbimet jetike të kryeqytetit janë në prag të ndërprerjes. “Prej mbi një vit në mënyrë të vazhdueshme dhe plotësisht në përputhje me procedurat ligjore, kemi kërkuar alokimin e buxhetit që i takon kryeqytetit. Asnjë kërkesë nuk është trajtuar, buxheti është…
Lara Colturi shkëlqen në Slalomin Special të Kupës së Botës në Austri. Skiatorja shqiptare u rendit në vendin e dytë, duke lënë mbrapa emra të mëdhenj. Për Colturin ky rezultat është mjaft pozitiv, ndërkaq nuk mund të lihet pa përmendur fakti se është podiumi i dytë radhazi. Ajo përfundoi garën për 1 minutë, 49 sekonda e 34 të qindtat, 1.23 sekonda. Më mirë se Colturi bëri vetëm Mikaela Shiffrin, amerikania që numëron plot 103 podiume në karrierë. Lara shkon në kuotën e 196 pikëve në total, përfshirë këtu edhe 80 pikët e marra së fundmi.
Nga shtatori i vitit të ardhshëm, klasat e para, të gjashta dhe të dhjeta do të kenë tekste të përditësuara. Për Ministrinë e Arsimit kjo është pjesë e reformës që synon modernizimin e sistemit parauniversitar dhe erdhi si nevojë e domosdoshme e zhvillimeve të kohës. “Të kemi nxënës që përdorin mirë mendimin kritik dhe të përqasnim kurrikulën me atë ç’ka ndodh dhe me tregun e punës. Pra të kemi një nxënës i cili do të jetë i aftë nesër me sfidat e tregut”, tha zëvendësministrja e Arsimit, Orjana Osmani. Por çfarë do të ndryshohet në tekstet shkollore? “Tekstet do të ndryshohen…
Në ditën e 5 të reshjeve të shiut, situata vazhdon të paraqitet problematike në disa zona të vendit. Shtëpi të përmbytura, toka bujqësorë të pushtuara nga uji, dhe kafshë të ngordhura në stalla. Kjo është situate e kësaj të diele. Në të vendin rreth 200 familje u evakuuan nga banesat e tyre për shkak të përmbytjeve, nga të cilët 150 janë rikthyer në shtëpitë përkatëse, ndërsa pjesa tjetër është strehuar në konvikte ose çadra. Dalja e lumit Seman nga shtrati në Bashkinë Dimal ka dëmtuar 110 hektarë sera të mbjella me perime të stinës. Ndërsa vetëm Bashkia Dimal mendohet që…
Në vend ka nisur qarkullimi i gripit. Instituti i Shëndetit Publik ka izoluar rastet e para. Bashkë me të në qarkullim sipas epidemiologëve është dhe Covid dhe virozat stinore. Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes kanë një tendencë në rritje. Vetëm në një javë rreth 12 mijë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. “Qarkullon gripi i tipit A. I njëjti tip që qarkullon në të gjithë kontinentin europian. Janë vetëm rastet e para dhe s’ka të dhëna të mjaftueshme për ashpërsinë. Deri tani raste të lehta, shtrimet në spital qoftë pediatrike dhe te rritur janë minimale. Bashkë me qarkullimin e gripit ka…
Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, që dërgoi për gjykim tre persona. Arlind Papa, Genc Demiro dhe Migena Xibinaku janë tre personat të cilët do të gjykohen, në lidhje me ngjarjen e konstatuar në zgjedhjet e 11 majit. Arlind Pepa është personi i cili mbante një badge, e cila dyshohet se ishte e falsifikuar. Migena Xibinaku, me detyrë specialiste e protokollit të KQZ-së, dyshohet se ka qenë personi që ka vulosur dokumentin, mësohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Në dosje zbulohet se ajo ka treguar se nuk mban mend ta ketë vulosur ajo…