Author: tirana

Pas përfundimit të javës së 12-të të “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës sipas skemës 1-4-3-1-2. Në portë është gardiani i Teutës, Gentian Selmani. Në mbrojtje janë: Edison Ndreca (Egnatia), Blerim Kotobelli (Teuta), Arbenit Xhemajli (Egnatia) dhe Rimal Haxhiu (Tirana). Repartin e mesfushës e formojnë Abass Ibrahim (AF Elbasani), Klevi Qefalija (Dinamo City) dhe Esat Mala (Vllaznia). Në sulm janë: Soumaila Bakayoko (Egnatia), Rrok Toma (Partizani) dhe Erald Maksuti (Flamurtari). Trajneri më i mirë i javës së 12-të është përzgjedhur Edlir Tetova, me Egnatian që siguroi një fitore të thellë…

Read More

Ambasada e Amerikës në Tiranë, ka informuar që 8 anëtarë të Gardës kanë kryer një trajnim taktik të nivelit të lartë nga Shërbimi Sekret i SHBA, që u mbajt në Budapest. ”Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri gjithashtu ofron pajisje taktike dhe është krenare që zhvillon trajnime të rregullta me individët e guximshëm që mbajnë të sigurt zyrtarët e drejtësisë në Shqipëri”,-shkruhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së. Postimi i plotë Shtetet e Bashkuara ndihmojnë në mbrojtjen e atyre që na ndihmojnë të luftojmë krimin e organizuar. Së fundmi, tetë anëtarë të Gardës së Republikës, të cilët ofrojnë shërbime…

Read More

“Big Brother VIP Albania 5” pritet që të nis me 20 dhjetor dhe producentja e spektaklit, Sara Hoxha ajo që ka dhënë sinjalin e madh. Ajo ka vendosur të ngacmojë ndjekësit me një Instastory, me një foto nga ambientet e brendshme që po bëhen gati. Në imazh shihet një mur i veçantë i veshur me pllaka pasqyre, ndërsa në tokë duken qartë mbetjet e punimeve dhe qeset mbrojtëse, çka tregon se shtëpia më e famshme në Shqipëri ndodhet në fazat e fundit të ndërtimit dhe detajeve përfundimtare. Krahas pamjes, producentja ka shkruar pyetjen që i drejtohet gjithë publikut: “A jeni…

Read More

Punonjësit e RTK-së për 2 orë këtë të hënë mbajtën një grevë të përgjithshme, si shenjë pakënaqësie ndaj gjendjes së rënduar financiare në institucion. Protesta u reflektua edhe në edicionin qendror të lajmeve, i cili nisi ndryshe nga çdo ditë. Në studion e lajmeve, pas prezantueses u shfaqën punëtorët e grumbulluar me pankarta në duar me mbishkrime si: “Pa paga, s’ka punë”, “Greva është zëri ynë” dhe slogane të tjera që kërkonin zgjidhje të menjëhershme për problemet financiare. Prezantuesja nuk shqiptoi asnjë fjalë gjatë edicionit. I gjithë transmetimi kaloi vetëm me pamje ilustruese dhe titra informuese, për të theksuar formën…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari priti këtë të hënë në një takim drejtorin e përgjithshëm të Komisionit Evropian për Negociatat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Gert Jan Koopman. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari theksoi se gjatë takimit “patëm një diskutim shumë të mirë mbi progresin e bërë nga Shqipëria në zbatimin e reformave kyçe në sektorin e drejtësisë, si dhe në tërësi mbi Kapitullin 23: “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore””. Lamallari bëri të ditur se e njohu Koopman-in me procesin gjithëpërfshirës dhe transparent të konsultimit të draftit për Kodin e ri Penal me të gjitha institucionet dhe grupet e…

Read More

Cristiano Ronaldo la sërish tifozët pa fjalë. Sulmuesi portugez, në moshën 40-vjeçare, realizoi një gol spektakolar me roveshatë në fitoren 4-1 të Al-Nassr ndaj Al-Khaleej, duke çuar ekipin në nëntë fitore radhazi në kampionat. Al-Nassr dominoi sfidën, me João Félix që hapi ndeshjen dhe Wesley që dyfishoi epërsinë. Al-Khaleej reagoi në fillim të pjesës së dytë me Murad Al-Hawsawi, por Sadio Mané riktheu qetësinë në minutën e 77-të. Skena kryesore i përkiste Ronaldos. Në minutën e 96-të, ai fluturoi në ajër dhe ekzekutoi një gol identik me atë kundër Juventusit në Champions League më 2018, duke çmendur stadiumin dhe rrjetet…

Read More

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me nënkryetarin e Parlamentit të Hungarisë, István Jakab. Në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet historike mes dy vendeve, procesi i integrimit europian të Shqipërisë dhe zhvillimet e fundit politike në vend. Gjekmarkaj theksoi shqetësimet për situatën zgjedhore në Shqipëri dhe përcolli mesazhet e kryedemokratit Sali Berisha për kryeministrin Viktor Orbán. ”Gjatë vizitës time në Hungari, me ftesë të Nënkryetarit të Parlamentit Hungarez, István Jakab, pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të frytshëm me të, përfaqësues i partisë Fidesz të Kryeministrit Viktor Orbán. Në takim theksova miqësinë tradicionale dhe historike mes popujve…

Read More

Forcat e Policisë në Pukë këtë të hënë kanë rrethuar një banesë në fshatin Orosh, Fushë Arrëz në Pukë. Brenda në banesë ndodhet një person i kërkuar, ndërsa forcat RENEA janë nisur nga Tiranë në drejtim të Pukës. Në vendngjarje janë nisur edhe forcat nga anti terrori nga Shkodra, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar.

Read More

Në kuadër të protestës së njoftuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, e cila do të zhvillohet sot nga ora 18:00 deri në 20:00 përpara godinës së Kryeministrisë, Policia e Tiranës ka njoftuar marrjen e masave të posaçme për garantimin e rendit, sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktivitetit, në zbatim të ligjit “Për tubimet”. Masat e marra -nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin…

Read More

Është mbajtur sot seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ku janë zbuluar të tjera prova që provojnë lidhjen e tij me ekzekutorin, Granit Plava. Prokurorja e çështjes, Javorka Perlinçeviq ka zbardhur komunikimet që kanë pasur Naim Murseli dhe Granit Plava, disa ditë radhazi para se të ndodhte vrasja. Para trupit gjykues, ajo ka prezantuar prova edhe se si natën e vrasjes, Granit Plava kishte qenë prezent në të njëjtin restorant me Naim Murselin e familjen e tij. “Dhe prova tjetër është, për thirrjet telefonike nga telefonat e të pandehurit nga Granit Plava dhe…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur këtë të hënë lidhur me situatën e komunave sa i përket buxhetit. Në një prononcim për Klan Kosova, Osmani u shpreh se ka kërkuar nga partitë politike që të mblidhen në Kuvend për ta votuar buxhetin, por nuk ishin të pranishëm në seancën e javës së kaluar. Sipas Osmanit, një gjë e tillë lejohej pasi nuk është e jashtëligjshme. “Kam kërku nga partitë të mblidhen dhe ta votojnë buxhetin, për këto komuna ka qenë pikë e veçantë, por kanë vendosur mos të jenë të pranishëm. Një gjë e tillë është e lejueshme, nuk është…

Read More

Më 16 dhjetor, në Athinë pritet të zhvillohet një takim i rëndësishëm diplomatik mes ministrit të Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, dhe homologes së tij shqiptare, Elisa Spiropali, e cila viziton për herë të parë kryeqytetin grek pas marrjes së detyrës. Lajmin e bëjnë me dije gazeta TA NEA, por edhe dy portale të mëdha greke newsbeast dhe epolitical. Sipas publikimeve të tyre që ju referohen burimeve diplomatike, dy vendet synojnë të hartojnë një “rrugë të re bashkëpunimi”, me fokus tre shtylla kryesore: ZEE, energjinë dhe integrimin evropian të Shqipërisë. Çështja kryesore në tavolinë do të jetë përcaktimi i kufijve detarë…

Read More