Lidhja Demokratike e Kosovës ka nominuar kryetarin e saj, Lumir Abdixhiku si kandidat për kryeministër. Ky vendim erdhi në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie. Abdixhiku tha se do të garojnë të vetëm në këto zgjedhje, megjithatë ka lënë të hapur mundësinë që parti të vogla ose individë të garojnë në listën e LDK. Ai tha se janë të hapur edhe për Nismën e Fatmir Limajt, që të jenë pjesë e listës së partisë së tij. Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen në datën 28 dhjetor të këtij viti, pasi Lëvizja VetëVendosje nuk arriti dot të formonte Qeverinë pas disa…
Author: tirana
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj është shprehur se pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti që nga data 1 dhjetor. Ajo tha se bonusi i këtij viti për pensionistët do të jetë i barabartë me bonusin e vitit të kaluar, ku ata që marrin pension mbi 200 mijë lekë të vjetra, do të marrin bonus 100 mijë lekë të vjetra dhe ata që marrin pension nën 200 mijë lekë të vjetra, do të marrin bonus 150 mijë lekë të vjetra. ”Shumëkush në komunikimin që kemi bërë për pensionet, na kanë thënë që ‘ç’keni bërë juve? Keni marrë…
Ka nisur ”Foltorja Parlamentare” e PD përpara Kryeministrisë, aty ku demokratët do të denoncojnë çdo javë keqqeverisjen e vendit. Priten që të mbahen fjalime siç ndodhi edhe në javën e parë. Në bulevardin para Kryeministrisë janë mbledhur mbështetës të pakët, njëjtë si javën e kaluar. Kreu i PD-së, Sali Berisha pritet t’u bashkohet militantëve nga banesa, ndërsa në foltore vjen pas vizitës së tij nga Brazili, ku u ankua se Europa nuk i merr parasysh ankesat e tyre. “Foltorja 2” sipas Sali Berishës vjen si përgjigje e bllokimit të hapësirës së opozitës në parlament. Mazhoranca sipas tyre po pengon zërin…
Strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Bashkinë, Forcat e Armatosura, po punojnë pa ndërprerje për të mbyllur çarjen e krijuar në argjinaturën e lumit Devoll, e shkaktuar nga prurjet e shumta të ditëve të fundit. Për të mundësuar mbërritjen e mjeteve dhe materialeve inerte deri në pikën e dëmtuar, po ndërtohet një rrugë e përkohshme me gjatësi 3,2 kilometra. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla me Prefektin, Nertil Jole, Kryetarin e Bashkisë, Gëzim Topçiu, zv.ministrin, Arian Jaupllari dhe Drejtorin e DUK Korçë, Gentian Aliçkolli, inspektuam zonën e Sheqerasit, ku ekipet e DUK Korçë…
Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se opozita do ta vazhdojë gjatë atë që e quajti “platformë rezistence” para Kryeministrisë. Sot në orën 18:00 do të jetë takimi i dytë i opozitës me qytetarët që mbështesin këtë kauzë para Kryeministrisë. ”Kjo është një platformë rezistence që do të vazhdojë gjatë, e cila kërkon të kompensojë zërin e opozitës në Parlament, pasi hapësira e saj është ngushtuar. Është dhe në vazhdën e atij komunikimi që një forcë politike duhet ta ketë me qytetarin. Zgjidhja politike është largimi i Ramës, një kryeministër që zv/kryeministri i është kapur në korrupsion,…
Kombëtarja e vajzave ka nisur grumbullimin për dy miqësoret ndaj Turqisë, që do të luhen më 28 nëntor dhe 1 dhjetor. Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, vajzat do të zbresin në fushë pasditen e sotme për të zhvilluar stërvitjen e parë, ndërsa tekniku kuqezi ka dhënë një prononcim për fshf.org. Trajneri Grima komentoi prurjet e reja në këtë grumbullim, foli për kundërshtarin në dy miqësoret dhe theksoi rëndësinë e këtyre ndeshjeve si pjesë e përgatitjeve për kualifikueset e Botërorit “Brazil 2027”. Duke folur për prurjet e reja, trajneri Grima tha se stafi teknik po bën maksimumin për të forcuar…
Është identifikuar një nga personat e armatosur që gjendet brenda një banese në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit. 24-vjeçari Julian Cumraku ka kërcënuar Policinë e Shtetit dhe forcat RENEA se do të qëllojë mbi ta. Prej mëngjesit të sotëm, Policia ka nisur një aksion në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz, ku është rrethuar një banesë e braktisur prej kohësh. Policia e Pukës ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi dyshohet se brenda banesës ndodhen 2 persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë Për shkak të largësisë së zonës dhe mungesës së…
Është identifikuar një nga personat e armatosur që gjendet brenda një banese në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit. 24-vjeçari Julian Cumraku ka kërcënuar Policinë e Shtetit dhe forcat RENEA se do të qëllojë mbi ta. Prej mëngjesit të sotëm, Policia ka nisur një aksion në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz, ku është rrethuar një banesë e braktisur prej kohësh. Policia e Pukës ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi dyshohet se brenda banesës ndodhen 2 persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë Për shkak të largësisë së zonës dhe mungesës së…
Deputeti i PS-së, Ardit Bido ndalimin e gazetarit Artan Hoxha në kufirin shqiptaro-grek përbën rastin e dytë në pak vite që gazetarët shqiptarë ndalohen në kufi për shkak të raportimit dhe të bindjeve të tyre. Ai e konsideron të papranueshme që në shekullin e 21-të një shtet europian të ndikohet nga nacionalizmi. Sipas tij të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, përballja me nacionalizmin politik të fenomeneve, si dhe mbrojtja e të drejtave kombëtare të shqiptarëve, nuk janë opsion, por detyrim i çdo gazetari dhe i çdo shqiptari. “Është e papranueshme që në shekullin e 21-të, autoritetet e një shteti evropian…
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas kërkesës së qeverisë ”Rama 4” drejtuar Gjykatës Kushtetuese për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku. Kjo kërkesë vjen pas vendimit të GJKKO-së për vendosjen e masës ndaluese ndaj saj, vendim që qeveria e konsideron në konflikt kompetencash. Ai shprehet se për herë të parë në historinë e Shqipërisë, Kryeministri dhe Këshilli i Ministrave kanë ndërhyrë institucionalisht për të kërkuar shfuqizimin dhe pezullimin e një vendimi gjyqësor që cakton masa të sigurimit personal individualisht për një person. “Askund, në asnjë vend demokratik, nuk ka ndodhur që Kryeministri dhe Këshilli…
Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Evis Sala zhvilloi një takim me presidentin e aleancës kundër kancerit në Itali, Prof. Ruggero De Maria ku u diskutuan përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për të përmirësuar më tej parandalimin, trajtimin dhe kujdesin për sëmundjet tumorale. ”Shqipëria mbetet e angazhuar për thellimin e bashkëpunimit me partnerët kyç evropianë, ndërsa vazhdon puna për ndërtimin e një sistem onkologjik modern, të aksesueshëm dhe të bazuar në fakte që ofron rezultate më të mira për çdo pacient”,-shkruan ministrja Sala. Postimi i plotë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof.Evis Sala zhvilloi një takim me Presidentin…
Pallati i Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë i është nënshtruar rikonstruksionit dhe pritet të kthehet në një hapësirë funksionale për ekipet sportive dhe komunitetin. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje sesi do të jetë Pallati i Sportit në Korçë, ndërsa u shpreh se ka nisur puna për transformimin e tij. Sipas Ramës, “Korça pritet të shpallet Qyteti Europian i Sportit për vitin 2026, falë vëmendjes së madhe që i ka kushtuar programeve stimuluese për sportin amator dhe atë profesionist, si edhe projekteve madhore që synojnë përmirësimin e infrastrukturës sportive”. Përmes këtij investimi, Pallati i Sportit në Korçë do të kthehet…