Edhe muajt e vjeshtës kanë regjistruar fluks vizitorësh të huaj që kanë hyrë në Shqipëri sipas të dhënave zyrtare. Referuar INSTAT, mbi 908 mijë turistë kanë vizituar vendin tonë në muajin tetor, duke shënuar rritje me 19,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Ndërsa në total, përfshirë edhe hyrjet e shtetasve shqiptarë, gjatë muajit të kaluar janë regjistruar mbi 1.5 milionë hyrje në të gjitha pikat doganore të vendit. Të ndarë sipas hartës së vizitorëve, 95% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës, ku ajo jugore zë 73% të hyrjeve, ndjekur nga…
Author: tirana
Në konferencën e kësaj të marte, më 25 nëntor, kryedemokrati Sali Berisha ka sulmuar komisioneren për zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, si dhe ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato. Kjo për shkak të qëndrimeve që ata kanë mbajtur lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, të cilat i kanë konsideruar si legjitime. Berisha tha se komisionerja Kos është frymëzuar nga propaganda e kryeministrit Edi Rama dhe se qëndrimi i saj shkel ligjin ndërkombëtar të vlerësimit të zgjedhjeve. “PD pas deklaratës së zonjës Marta Kos bëri një deklaratë të cilën ajo e dënoi publikisht dhe gjerësisht, deklaratën…
Julian Sulo, i njohur si “Juli i Pashakos”, u bë objekt i një atentati sot në Lushnjë. Sipas raportimeve makina që qëlluan autorët është parë të qarkullojë rreth qytetit një orë para ngjarjes. Makina tip ‘Nissan’ është më targa greke, ndërkohë që brenda saj u gjetën armë, të cilat mendohet se janë përdorur nga autorët, për të qëlluar në drejtim të shënjestrës së tyre. Ndërkohë, mes të plagosurit dhe autorëve, dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri, raporton ‘BW’. Aktualisht i plagosuri, që mori dëmtime të lehta në këmbë, po jep dëshminë e tij në polici.
Gjykata e Posaçme shtyn seancën gjyqësore në ngarkim të Sali Berishës, Jamambër Malltezit, Fatmir Bektashit, Xhimi Begesë dhe Andia Pustinës. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatit Sokol Hazizaj që mbron Bektashin. Seanca e radhës u la për në datën 10 dhjetor, ora 12:30 Kujtojmë se më 10 nëntor, GJKKO rrëzoi kërkesat paraprake të avokatëve mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, lidhur me pavlefshmërinë e akteve të administruara gjatë hetimeve për dosjen “Partizani”. Sipas vendimit të gjykatës, pretendimet e mbrojtjes u vlerësuan si të pabazuara në ligj. Trupi gjykues theksoi se ndaj prokurores së…
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi se bashkitë shqiptare kanë shënuar progres historik në menaxhimin financiar, shërbimet publike dhe mirëqeverisjen, duke u afruar me standardet europiane. Gjatë konferencës së sotme në Tiranë ku u prezantua sistemi i matjes së performancës së bashkive, ministri Demo u shpreh se të ardhurat nga burimet e veta të bashkive kanë arritur në 44,4 miliardë lekë në vitin 2024, duke u trefishuar krahasuar me vitin 2015. Të ardhurat nga taksa e pasurisë janë rritur me 84,6%, nga 3,9 miliardë lekë në vitin 2015 në 7,2 miliardë lekë në vitin 2024, duke theksuar…
Deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi, është paraqitur në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ende nuk dihet përse ai u paraqit në SPAK, paraditen e sotme. Pas më shumë se një ore në ambientet e SPAK, ai është larguar, duke refuzuar të japë komente për mediat.
Kryeministri Edi Rama dhe ministri për Pushtetin Vendor Ervin Demo, prezantojnë këtë të martë, më 25 nëntor, në Tiranë, sistemin e matjes së performancës së bashkive. Një mekanizëm i ri vlerësimi që sipas qeverisë synon të rrisë cilësinë e qeverisjes vendore dhe të forcojë standardet e administrimit lokal, duke forcuar njëkohësisht kapacitetet e administratës për të qenë më konkurruese në përthithjen e fondeve të Bashkimit Europian.
Ish-kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi është paraqitur paraditen e sotme, më 25 nëntor, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ende nuk është e qartë se përse është thirrur ish-kryebashkiaku në SPAK.
Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Lushnje. Korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi bën me dije se është qëlluar drejt një automjeti, në afërsi të kryqëzimit të spitalit të këtij qyteti. Deri tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa nuk dihet ende ndaj kujt është qëlluar. Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja publikoi në faqen e tij zyrtare disa pamje nga shumë prej urave të shpallura Monumente Kulture në vend, të cilat janë restauruar së fundmi. Ministri thekson se, falë ndërhyrjeve restauruese të kryera me profesionalizëm këto monumente po përballojnë prurjet e mëdha të lumenjve, pas reshjeve të shtuara të ditëve të fundit. “Falë ndërhyrjeve restauruese të kryera me profesionalizëm duke respektuar në çdo detaj arkitekturën origjinale të urave monument kulture të kategorisë së parë në Shqipëri, nga Ura e Mesit në Shkodër tek Ura e Zogut (FAZA I), nga Ura e Golikut dhe Shën…
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e dy të rinjve në Pukë, E. U., 35 vjeç dhe J. C., 34 vjeç. Aksioni për kapjen e tyre zgjati rreth 12 orë pasi njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri ndaj efektivëve. Uniformat blu kishin dalë në terren në fshatin Orosh, kur kanë konstatuar në mëngjesin e 24 nëntorit një person, i cili sapo ka parë policët është larguar me shpejtësi për t’u futur në një banesë të braktisur. Efektivët i kanë bërë thirrje që të dilte nga banesa, por nuk i është bindur thirrjes së…
Në prag të përfundimit të mandatit të saj si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka dhënë një deklaratë për mediat. Ajo ka ndarë me publikun disa reflektime mbi punën dhe arritjet e Gjykatës Kushtetuese gjatë tre viteve që ajo ushtroi funksionin kushtetues. Sipas saj, viti 2025 u mbyll me një prej sfidave më të rëndësishme për institucionin që është kohëzgjatja e mandateve të gjyqtarëve kushtetues. “Sa kohë mandati i gjyqtarit kushtetues është i lidhur ngushtë me pavarësinë e vetë atij sikundër edhe të kësaj Gjykate, paqartësitë në këtë drejtim ndikojnë në funksionimin sistemik të institucionit, por edhe në aspektin…