PS dhe PD kanë tashmë në tryezë hartën administrative për të ndryshuar kufijtë e bashkive si dhe kompetencat e tyre, në kuadër të një reforme të re territoriale. Nevoja për këtë ristrukturim, shpjegon bashkëkryetari socialist Arbian Mazniku, lidhet me gjendjen e bashkive në vend, të cilat sipas tij nuk janë në standardet që kërkon BE. ”Më shumë se gjysma e bashkive në vend nuk i bëjnë dot të gjitha detyrat. Ristrukturim në nivel kompetencash, burime njerëzore dhe territoriale për t’i bërë të afta. Nevojë për të qenë të gatshme për BE”, thotë Mazniku. Nga ana tjetër Mazniku heziton të bëjë…
Author: tirana
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e planit të buxhetit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Buxheti i planifikuar dhe miratuar për këto zgjedhje është në vlerën: 11,493,526 euro. Kostoja fillestare e planifikuar dhe prezantuar në mbledhjen e KQZ-së ishte në vlerën 7,771,486 euro. Vlera përfundimtare e buxhetit të planifikuar përfshin edhe miratimin e amendamentit të propozuar gjatë mbledhjes që parasheh dërgimin e pakove me fletëvotime në adresë të votuesve, të cilët do të regjistrohen për të votuar përmes postës. Kostoja e përafërt për dërgimin…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili ende është në burg, ka thirrur mbrojtësin e tij ligjor, Avokatin Kujtim Cakrani dhe i ka kërkuar t’i bëjë kërkesë prokurorit të SPAK, Alfred Shehu për t’u pyetur si person që ka dijeni për rrethana dhe fakte lidhur me “21 Janarin”. Më 21 Janar 2011, Meta ka qenë zv/kryeministër në qeverinë e Sali Berishës. Hetimet nisën nga SPAK korrikun e vitit të kaluar, pas regjistrimit për veprat penale të vrasjes në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e…
Një grevë tre ditore po paralizon mbarë Belgjikën. Aksioni i ndërmarrë nga sindikatat e fuqishme vendase është një formë proteste ndaj reformave sociale dhe buxhetore të planifikuara nga qeveria, të cilat i quajnë çmontim social. Greva ka prekur rëndë transportin, shkollat, spitalet dhe shërbimet publike, dhe pasoja e saj do të ndihen edhe në Gjermani. Kështu disa nga trenat ICE në linjën e ngarkuar Bruksel-Këln u anuluan. Pas grevës së hekurudhave gjatë ditës së hënë, të martën grevave në Belgjikë i bashkohet edhe personeli i spitaleve, punonjësit e kopshteve dhe mësuesit. Në grevë pritet të marrin pjesë edhe punonjësit e…
Moti i keq ka prekur mbarë vendi, dhe situata në disa qarqe është e rëndë si pasojë e përmbytjeve. Si pasojë e reshjeve të shiut të rëna ditët e fundit në qarkun Korçë, po vijon puna për evidentimin e problematikave të shkaktuara nga reshjet. Bashkia Maliq: a) Vijon puna intensive në argjinaturën e lumit Devoll. Ekipet në terren po kryejnë përforcimin dhe stabilizimin e segmenteve problematike, me qëllim garantimin e sigurisë dhe parandalimin e përmbytjeve në zonat përreth. Gjatësia e punimeve: 2.1 km Forca operuese 60 dhe logjistike: 18 kamionë3 fadroma5 ekskavatorë të mëdhenj1 ekskavator krah gjate2 ekskavatorë të vegjël…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga projekti i ”Ballkoneve Panoramike” në parqet kombëtare dhe natyrore. Sipas kreut të qeverisë, janë të projektuara në harmoni me mjedisin dhe këto pika panoramike do t’u ofrojnë vizitorëve hapësira të sigurta për të parë dhe shijuar nga pranë bukurinë e parqeve. ”Së shpejti në zonat e mbrojtura në gjithë Shqipërinë, do të ngrihen këto struktura të lehta dhe miqësore me natyrën, që sjellin një mënyrë të re për të përjetuar peizazhet tona të jashtëzakonshme. Të projektuara në harmoni me mjedisin, këto pika panoramike do t’u ofrojnë vizitorëve hapësira të sigurta për të parë…
Në kuadër të një vizite zyrtare në Austri, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi një takim me Kryetarin e Parlamentit austriak, Walter Rosenkranz, duke shënuar nisjen e një faze të re të diplomacisë parlamentare shqiptare për avancimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kryetari Peleshi theksoi se pas mbështetjes së Komisionit Europian, Parlamentit Europian dhe qeverive të vendeve anëtare, tashmë është thelbësore sigurimi i mbështetjes së parlamenteve kombëtare dhe qytetarëve të vendeve të BE-së. Ai u shpreh se kjo nismë nisi nga Vjena, duke vlerësuar rolin historik të Austrisë si një aleat i qëndrueshëm i Shqipërisë që prej shpalljes…
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mirëpriti në Tiranë Ministren Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Beate Meinl-Reisinger. Në fokus të takimit ishte shndërrimi i aksit Tiranë-Vienë, në një aks shumë më dinamik në të gjitha drejtimet, politikisht, ekonomikisht dhe në aspektin e sigurisë. Në takimin bilateral, Ministrja austriake nënvijëzoi progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt afrimit me BE dhe rëndësinë e procesit të zgjerimit për të gjitha palët. Spiropali deklaroi se “mbështetja parimore e Austrisë për integrimin europian të vendit, kontributi në jetëzimin e reformave kyçe, si dhe mbështetja…
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi është takuar me të ngarkuarën me punë të SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një aleat i çmuar i Shqipërisë dhe ne jemi me fat që i kemi pasur gjithmonë në krah, në çdo etapë të ekzistencës së shtetit shqiptar. Sot, gjatë takimit me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA, znj. Nancy VanHorn, ndava qëndrimin tonë mbi luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe regresin shqetësues të Shqipërisë në raport me standardet demokratike”, tha Bardhi në një postim në Facebook, shoqëruar me disa…
Dramë e re në ”BBVK4”. Shkurta dhe Labinoti patën një debat të tensionuar, ku u rikthyen deklaratat e tyre të mëparshme dhe u shkëmbyen replika të drejtpërdrejta për karrierën dhe respektin. Shkurta e nisi bisedën duke i kërkuar sqarim Labinotit: “Pse i ke bërë gjithë ato shkrime drejt meje, tri fotografi i ke postuar?” Labinoti reagoi menjëherë: “Së pari, a e ke parë sa edukatë kam unë kur të përgjigjem, se ti je një femër. Edukatë është kur ta dëgjosh edhe të të dëgjojë dikush. Tani vjen përgjigjja. Unë së pari nuk kam pasur të vij këtu, po tani të…
Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 33-vjeçar. Ai u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe u përplas me motorin e Policisë në aksin Plepa-Shkozet. Në motor ndodheshin dy efektivë të Policisë Rrugore, të cilët ishin në krye të detyrës. Fatmirësisht ata nuk kanë mbetur të lënduar, ndërsa nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Edhe muajt e vjeshtës kanë regjistruar fluks vizitorësh të huaj që kanë hyrë në Shqipëri sipas të dhënave zyrtare. Referuar INSTAT, mbi 908 mijë turistë kanë vizituar vendin tonë në muajin tetor, duke shënuar rritje me 19,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Ndërsa në total, përfshirë edhe hyrjet e shtetasve shqiptarë, gjatë muajit të kaluar janë regjistruar mbi 1.5 milionë hyrje në të gjitha pikat doganore të vendit. Të ndarë sipas hartës së vizitorëve, 95% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës, ku ajo jugore zë 73% të hyrjeve, ndjekur nga…