Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara në Shqipëri, organizatat partnere të shoqërisë civile, të rinj e të reja aktiviste në mbarë vendin, çelën fushatën “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, me temë “Asnjë justifikim për dhunën online”. Në qendër të vëmendjes këtë vit është kërcënimi në rritje i dhunës përmes internetit, për të cilin Shqipëria shënon përpjekje dhe angazhime në shkallë të gjerë, që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit dhe mobilizimin e komuniteteve për veprim. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala,…
Author: tirana
Sot në Ditën Botërore të Transportit të Qëndrueshëm, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, thotë se, rruga drejt një të ardhmeje më të mirë varet nga një transport më i pastër dhe më i gjelbër. Duke njohur rolin e rëndësishëm të sistemeve të transportit të sigurt, të përballueshëm, të aksesueshëm dhe të qëndrueshëm për të gjithë, OKB vendosi ta shpallë 26 nëntorin si Ditën Botërore të Transportit të Qëndrueshëm. Sipas të dhënave të publikuara nga OKB, globalisht, gjurma mesatare vjetore e karbonit për individ është 5,9 tonë, por që mund të zvogëlohet me një mesatare prej 2 tonë në…
Situata në Qarkun Kukës paraqitet e rënduar si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut me intensitet mesatar deri në të lartë, të cilat kanë përfshirë të gjithë territorin. Autoritetet raportojnë se rrugët nacionale në qark janë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe dherave gjatë gjithë kohës, por qarkullimi është i lirë nga ndërhyrja e kontraktorëve për pastrimin e tyre. Pavarësisht vështirësive, të gjitha akset rrugore nacionale mbeten të qarkullueshme. Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk janë raportuar emergjenca të tjera deri në këto momente. Sa i përket furnizimit me energji elektrike, ka mungesa të saj në…
26 Nëntor 2019. 6 vite më parë, Tirana, Durrësi, Laçi, Lezha, Thumana dhe disa qytete të tjera të vendit do të lëkundeshin nga tërmeti më i fortë në 40 vitet e fundit. Ishte ora 03.54 kur toka shqiptare u “shkund” nga tërmeti me magnitudë 6.4, me epiqendër 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit, por që u ndje deri në Beograd, 370 kilometra larg epiqendrës. 51 persona humbën jetën nën rrënoja, 25 në Durrës, 25 në Thumanë dhe 1 në Lezhë. Midis viktimave ishin dhe 10 fëmijë të moshave 2-10 vjeç. Ndërkohë, pas tërmetit humbën jetën edhe 2 persona nga Kurbin,…
Mediat në Maqedoninë e Veriut kanë raportuar se këngëtari Shpat Kasapi ka ndërruar jetë. Sipas mediave të Maqedonisë, artisti i famshëm humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak. Shpat Kasapi ka lënë pas djalin e tij, Roar me ish-bashkëshorten Selvije Jao, me të cilën u nda pas disa vitesh lidhje.
Lagjja “Besëlidhja” në Lezhë është përmbytur sërish pas reshjeve të dendura që kanë rënë gjatë natës, duke sjellë probleme të konsiderueshme për banorët e zonës. Niveli i ujit ka arritur në disa centimetra, çka ka vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve, ndërsa disa segmente rrugore janë bërë pothuajse të pakalueshme. Kjo është hera e dytë brenda vetëm 10 ditëve që “Besëlidhja” përballet me përmbytje, duke ngritur shqetësimin e banorëve mbi situatën e përsëritur dhe mungesën e zgjidhjeve afatgjata. Lezha mbetet një prej qarqeve më të prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit, me reshjet intensive që po vijojnë…
Me peizazhet e bukura dhe pamjet piktoreske, Berati, i njohur si “Qyteti i një mbi një dritareve”, është shndërruar shpejt në një nga destinacionet më të njohura në Shqipëri, falë historisë së tij të pasur dhe ndërtesave karakteristike osmane, sipas “Travel and Tour World” (TTW). Në një periudhë prej 10 muajsh, qyteti i Beratit është vizituar nga 750,000 turistë ndërkombëtarë dhe vendas, duke rritur ndjeshëm aktivitetin ekonomik të qytetit dhe zonës përreth, pasi shumë biznese lokale si hotele, restorante dhe kompani turistike po përfitojnë nga fluksi i turistëve. Pse e vizitojnë Beratin turistët? Vizitorët tërhiqen nga historia dhe arkitektura e…
Mbi 132 mijë nxënës janë depistuar për problematika dentare në shkollat shqiptare. Mbi 102 mijë të tjerë për probleme të shikimit. Depistimi është kryer për vitin shkollor 2024-2025, që sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton zbulim të hershëm dhe rritje të shëndetshëm të fëmijëve. “Programi Kombëtar i Depistimit të Shikimit dhe Depistimit Dentar u siguron fëmijëve shërbime shëndetësore parandaluese brenda ambienteve shkollore”, deklaroi Ministria. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale ishte marrë rasti i shkollës “Vasil Shanto”. “Kjo zhvillohet në klasat e treta, të pesta, të shtata, të nënta. E bëjmë çdo dy vjet si program. Gjatë…
Me rreth 41% të shpenzimeve publike,Gjermania është vendi që shpenzon më shumë para për sigurimet shoqërore krahasuar me pjesën tjetër të Evropës. Kjo bazohet në një studim të Institutit Gjerman të Ekonomisë (IW), i afërt me punëdhënësit, dhe u raportua për herë të parë nga gazeta Rheinische Post. Sipas studimit, afërsisht gjysma e fondeve shpenzohen për sigurimet shoqërore. Studimi publikohet pak para javës së buxhetit në Bundestag dhe negociatave të rëndësishme të koalicionit mbi paketën e pensioneve. Në mes të mosmarrëveshjes për pensionet, IW këshillon “kundërveprim ndaj rritjes së mëtejshme të aktivitetit shtetëror dhe, mbi të gjitha, të shpenzimeve sociale”.…
Parlamenti i Italisë miratoi të martën një ligj që e bën vrasjen e grave krim që dënohet me burgim të përjetshëm, raportuan mediat lokale. Anëtarët e dhomës së ulët të Italisë, Dhomës së Deputetëve, votuan unanimisht në favor të ligjit, ndërsa bota shënoi Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Kjo erdhi pasi qeveria e kryeministres Giorgia Meloni miratoi në mars një projektligj që për herë të parë prezantoi përkufizimin ligjor të femicidit në ligjin penal të vendit dhe e dënon atë me burgim të përjetshëm. “Jam shumë e kënaqur me miratimin e Parlamentit të projektligjit që prezanton krimin…
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe në jugperëndim, reshje shiu me intensitet kryesisht mesatar, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut ndërpriten. Në…
Miss Universe Norvegjia, Leonora Lysglimt-Rødland pretendon se lista e 10 finalisteve më të mira ishte bërë e ditur ditë para finales. Në një transmetim të drejtpërdrejtë të kohëve të fundit në mediat sociale, Lysglimt-Rødland shprehu zhgënjimin e saj. “Miss Universe kishte zgjedhur 10 më të mirat para finales, rreth 15 ditë më parë. Kështu që të gjithë u zhgënjyem shumë kur e dëgjuam këtë”, deklaroi ajo. “Menduam, çfarë kuptimi ka konkursi nëse organizata e Miss Universe e ka marrë tashmë vendimin e saj”, shtoi ajo. Pavarësisht popullaritetit të jashtëzakonshëm që fitoi pasi u shfaq në skenë e veshur si një…