Author: tirana

Analisti, Edvin Kulluri thotë se opozita nuk mund të sjellë diçka, pasi sipas tij janë të njëjtit persona që kanë humbur në 7 zgjedhje. Ai tha se opozita në zgjedhjet e 11 majit nuk që një disfatë e zakonshme për opozitën. ”Që nga humbja e 2017 është i njëjti refren është gabimi ynë që vijomë diskutojmë këtë çështje. Sepse ne nuk kemi më fuqi të bëjmë as analiza as këshillime. Unë kam qënë ai që ka marrë edhe akte për ta nxjerrë opozitën nga ky rrethi vicioz. Ne kemi fjalën, akti politike e kanë palët. Në kushtet që jemi sidomos…

Read More

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo në përgjigje të interesit të deputetëve të opozitës mbi situatën e krijuar nga moti me reshje, tha se strukturat vendore dhe ato qendrore po monitorojnë situatën në të gjitha bashkitë e prekura, ndërsa priten raportet përfundimtare të dëmeve që do të përcaktojnë masën e mbështetjes financiare në aktin normativ të dhjetorit. Sipas tij, bashkitë në të gjithë vendin kanë nisur procesin e evidentimit të dëmeve në terren, për të përcaktuar saktësisht shkallën e ndikimit dhe nevojat për ndërhyrje emergjente. ”Po presim që bashkitë të finalizojnë evidentimin e dëmeve dhe, në bashkëpunim me…

Read More

Ndarja nga jeta parakohe në moshën 40-vjeçare e këngëtarit Shpat Kasapit, është një lajm tronditës për familjarët, miqtë dhe publikun. Kasapi ndodhej në Itali së bashku me të shoqen dhe djalin e tyre 4-vjeçar, për një kontroll mjekësor për të birin, kur në orët e vona të së martës është ndjerë papritur keq dhe ka ndërruar jetë. Në një intervistë për Top Channel”, vëllai i tij, Albin Kasapi u shpreh se ndihma e parë mjekësore i është dhënë në banesë, por nuk ka mundur që të mbijetojë. ”Lajmin e kemi marrë në orën 23:30- 00:00 të së martës. Na ka…

Read More

Mjeku Fitim Shini tregon se i mituri është qëlluar 4 herë me thikë nga 14-vjeçari në Durrës në pjesën e gjoksit. Sipas tij, njëra prej goditjeve i ka kapur dhe zemrën bën me dije. Gjendja e 15-vjeçarit është kritike teksa vazhdon të ketë i intubuar në reminacion. Mjeku Shini thonë se sapo i mituri ka mbërritur në spital është ndërhyrë për të stabilizuar situatën dhe më pas 15-vjeçari është intubuar. “Për momentin pacienti ndodhet në reminacion i intubuar. Gjendja vazhdon të jetë e rëndë. Shpresojmë që në 24-48 orët e ardhshme të stabilizohet dhe të dalë nga intubimi. Fëmija erdhi…

Read More

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur shqiptar Shpat Kasapi. Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha shprehet se një një yll u shua, por la plot dritë. “Një yll u shua, por la plot dritë! Miq, dielli perëndoi përgjithonë për Shpat Kasapin, njërin nga yjet më të shndritshëm të këngës, muzikës pop të kombit. Ai nga skena e kocertit fluturoi në qiell, por la mbrama dritë të pashuar që do ndriçojë gjithmonë. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe fansave të tij të panumërt. Shpirti dritë. Amin”, shprehet Berisha.

Read More

Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën për lirim nga qelia të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Ish-zyrtari kishte bërë ankimim ndaj vendimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme më datë 24 tetor, pasi pretendonte se i ka kaluar afati 3-vjeçar i paraburgimit për inceneratorin e Fierit. Njoftimi i Gjykatës Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, sot më 26.11.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 270 akti, datë 17.11.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit L.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 656 akti, datë 24.10.2025,…

Read More

SPAK përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 112/2019 në ngarkim të të pandehurve: Behar Brajoviq-I akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje në dëm të viktimës Fatbardh Lici, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe…

Read More

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi është përfshirë në një debat me ish-ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, gjatë mbledhjes së Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet. Opozita kërkon që ministrja e Arsimit të thirret për dëgjesë, kërkesë e cila u kundërshtua nga Manastirliu, e cila tha se fillimisht duhet të kalojë për votim. Manastirliu: Nuk thamë që nuk e duam ministren, thamë ministrja do të vijë në dëgjesë në momentin që ne të kemi një përgjigje zyrtare të Ministrisë së Arsimit. Nëse ju e doni ministren për çështje të tjera, t’i diskutojmë dhe të vendosim nëse do të vijë apo jo.…

Read More

Policia e Tiranës ka gjetur një armë zjarri në bulevardin “Bajram Curri”, pranë lumit të Lanës. Sipas njoftimit të Policisë, arma e konstatuar një ditë më parë, ishte e vjetër dhe jo funksionale. “Më datë 25.11.2025 në bulevardin “Bajram Curri”, pranë lumit të Lanës, është konstatuar një armë zjarri e vjetër, jofunksionale”, njofton policia. Materiali u referua Prokurorisë për vlerësim.

Read More

Selvije Jao, nëna e djalit të Shpat Kasapit ka ndarë një mesazh që është më i rënduari emocionalisht. Ajo rrëfeu se Shpati ndërroi jetë në krahët e saj, në një moment kur familja po përgatiste dokumentet italiane, me qëllim që i biri, Roeli, të merrte trajtimin e duhur logopedik. ”Ndrove jetë në krahët e mi, o jetë. Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat në Itali, që të mund ta çonim më shpejt tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar, sa kemi qenë bashkë në privatësinë tonë duke shijuar zhvillimin…

Read More

Reshjet e dendura të së mërkurës shkaktuan rrëshqitje dherash pranë fshatit Vllahinë, duke bllokuar për rreth 45 minuta aksin që lidh Peshkëpinë me Vllahinën dhe Pocemin. Dhjetëra mjete mbetën të bllokuara, ndërsa rruga, e riasfaltuar vetëm pak kohë më parë dhe e lidhur me rrugën e re të Poçemit, u mbulua nga dheu. Probleme të ngjashme janë shënuar edhe në fshatin Romës të Bashkisë Selenicë, ku rruga është përmbytur sërish nga uji dhe balta, duke u bërë e pakalueshme. Banorët shprehen të revoltuar, duke akuzuar autoritetet lokale për mungesë masash dhe neglizhencë.

Read More

Për vitin 2026, transferta e pakushtëzuar që shkon për bashkitë arrin në vlerën 47.3 miliardë lekë, ose 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Por shoqatat dhe bashkitë kërkojnë që fondet të rriten pasi limiti është që të jetë 1% e PBB-së por ato janë të pamjaftueshme për të përballuar të gjitha zhvillimet klimatike apo edhe për të rritur investimet në territor. “Kjo është e pamjaftueshme përballë detyrave që ka qeverisja lokale. Është vendosur një dysheme 1% në ligjin e financave lokale, dhe ne gjithmonë kemi marrë vetëm 1%, pra duhet të rritet. Të ketë fonde shtesë për të rritur standardet, apo shërbimet.…

Read More