Author: tirana

Qindra hektarë tokë bujqësore të mbjella me kultura të ndryshme janë përmbytur mëngjesin e sotëm në fshatin Muriqinë të Krujës. Shkak i kësaj situate është bërë dalja nga shtrati e lumit Ishëm si pasojë e reshjeve të dendura të rëna gjatë 24 orëve të fundit. Lagjja fundore e fshatit Muriqinë që lidh lagjen me pjesën tjetër te vendit është izoluar pasi rruga është mbuluar nga uji, niveli i të cilit në disa pika shkon rreth 40 cm duke e bërë rrugën të kalueshme vetëm me mjete të larta. Fatmirësisht deri në këto momente nuk raportohet për problematika të tjera por…

Read More

Një tren ka përplasur një grup punëtorësh hekurudhorë të enjten e 27 nëntorit, duke vrarë 11 persona dhe duke plagosur dy të tjerë, në qytetin jugperëndimor të Kinës, Kunming. Ky është aksidenti më i rëndë hekurudhor në më shumë se një dekadë që ndodh në Kinë. Treni, i cili po testonte pajisjet për zbulimin e tërmeteve, goditi punëtorët në një seksion të harkuar të shiritit hekurudhor në stacionin Luoyang Town të qytetit. Reuters shkruan se stacioni në provincën Yunnan ka rifilluar shërbimet normale, ndërsa shkaku i aksidentit po hetohet. Rrjeti hekurudhor i Kinës është më i madhi në botë, pasi shtrihet…

Read More

Jakarta ka kaluar Tokyon si qyteti më i populluar në botë, sipas një studimi të Kombeve të Bashkuara që përdor kritere të reja për të dhënë një panoramë më të saktë të urbanizimit të shpejtë që po nxit rritjen e megaciteteve. Raporti World Urbanisation Prospects 2025 i Departamentit të OKB-së për Çështjet Ekonomike dhe Sociale vlerëson se kryeqyteti indonezian ka rreth 42 milionë banorë. Pas një rritjeje të vazhdueshme, Dhaka, kryeqyteti i Bangladeshit, renditet e dyta me 37 milionë banorë. Tokyo, në studim përkufizohet si një megalopol që përfshin tre prefektura fqinje, ka rënë në vendin e tretë me 33…

Read More

Sot zhvillohet në GJKKO seanca e radhës paraprake për dosjen e Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre të tjerëve, pas shtyrjes herën e kaluar për shkak të mungesës së avokatit Kujtim Cakrani. Edhe më herët seanca u shty për shkak të kërkesës së avokatit të Metës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja. Kujtojmë se SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim…

Read More

Problemet teknike në fiderat e Nënstacionit Farkë kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës. Grupi i OSSH po punon në terren për riparimin e linjave të dëmtuara. Tre fiderat e parë janë rikthyer në funksion nëpërmjet skemës së unazës, ndërsa tre të tjerë mbeten ende jashtë pune dhe po punohet për rikuperimin e tyre. Aktualisht pa energji janë zonat pranë Mjull Bathore, Mullet dhe Daias.

Read More

I dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e 2285 bimëve narkotike, në fshatin Alijaj, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë kapur dhe ndaluar shtetasin: Sh. Ç., 49 vjeç, banues në fshatin Aliaj. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ai dyshohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 2285 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Alijaj, të cilat janë gjetur dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të fëmijëve, të cilët bëjnë urimin e tyre për festat e nëntorit. Në video tregohen punimet e nxënësve të shkollës “Ndre Mjeda”, të arritura në kuadër të projektit “Art dhe Zeje”. “MIRËMËNGJES 😊dhe me këtë urim emocionues nga nxënësit e shkollës “Ndre Mjeda”, përgatitur përmes programit “Art dhe Zeje”,me shumë dashuri për Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos.

Read More

Një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter u regjistrua në orën 2:08 minuta të mëngjesit në ishullin e Kretës, duke shkaktuar shqetësim tek banorët në disa zona të rajonit. Lëkundja, e cila zgjati disa sekonda, u ndje qartë në shumë pjesë të ishullit. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 21 kilometra në veriperëndim të Rethymnoa. Raportimet nga terreni flasin për një dridhje të fortë, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën. Instituti bën të ditur se tërmeti ka pasur një thellësi prej 33.5 kilometrash, faktor që mund të ketë ndikuar në ndjeshmërinë e gjerë…

Read More

Kjo e enjte do të sjellë në vendin tonë alternime mes vranësirave dhe reshjeve të shiut. Reshjet e shiut pritet të jenë lokale, kryesisht këtë mëngjes, por nuk do të mungojnë as gjatë ditës. Në zonat malore, në lartësitë mbi 900 metër, parashikohet të ketë reshje të pakta dëbore. Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan 9 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës pritet të arrijnë në vlerat maksimale 14 gradë Celsius. Era do të fryjë deri në në 18m/sek, duke krijuar në brigjet detare 4 ballë.

Read More

I ftuar në “Live From Tirana”, ishte analisti dhe teologu Arjan Curri. Ai foli për komentet që mori pas intervistës te Grida Duma si dhe për aludimet që po qarkullojnë se do bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania. Arjan Curri: Më ndaloi një polic para disa ditësh që më pyeti. Tha që kishte hedhur bast dhe mendonte se do futesha dhe kolegët e tij nuk e besonin. Po e mendoj që të futem, i thashë. Kam një bast tjetër, këtë radhë jo me studentët e mi, por me kolegët e mi, që filozofia nuk mund të futet dot kudo…

Read More

E Dërguara e Posaçme e Kryetares së Radhës të OSBE-së, ambasadorja Terhi Hakala, përfundoi sot vizitën e saj zyrtare në Shqipëri, e cila kishte për qëllim forcimin e partneritetit të OSBE-së në vend dhe në rajonin e Evropës Juglindore. Gjatë qëndrimit në Tiranë, ambasadorja Hakala zhvilloi një takim me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, si dhe me përfaqësues të trupit diplomatik dhe organizatave rinore të shoqërisë civile. Në kuadër të vizitës, ajo hapi Konferencën Rajonale mbi Dhunën me Bazë Gjinore Online si edhe Konferencën kushtuar 50-vjetorit të Aktit Final të Helsinkit. “Për Kryesinë finlandeze, barazia gjinore…

Read More