Author: tirana

Një akt bamirësie është bërë nga shoqata ”Korabi”, ku spitalit të qytetit të Laçit u dhuruan një inkubator për të porsalindurit si dhe pajisje të tjera kirurgjikale për ndërhyrje urgjente, gjatë një ceremonie që u zhvillua të martën e shkuar datë 25 nëntor 2025. Kjo është herë e pestë që kjo shoqatë dhuron pajisje të tilla për spitalet në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Shoqata “Korabi” është krijuar në Bolonjë në vitin 2022 dhe përbëhet nga sipërmarrës e profesionistë shqiptarë dhe arbëreshë. Drejtuesit e shoqatës u pritën nga kryetarja e bashkisë Laç, Majlinda Cara, dhe drejtoresha e spitalit, znj. Edlira…

Read More

Një qëndresë që zgjati rreth dy muajsh, një protestë për paga më të larta dhe kushte më të mira punë nga minatorët e Spaçit në Mirditë, u mbyll këtë të premte. Përmes një tubimi të zhvilluar në hyrje të rrugës së Spaçit, ata njoftuan se tashmë do t’i hapin rrugë ndjekjes së çështjes së tyre në mënyrë ligjore. Minatorët u shprehën të vendosur se do ta vijojnë betejën deri në plotësimin e 10 kërkesave që i janë dorëzuar kompanisë turke “Tete Albania”. Pas mbylljes zyrtare të grevës, një përfaqësi e minatorëve, të ndërmjetësuar nga kryebashkiaku kanë nisur negociatat me kompaninë…

Read More

Qeveria ”Rama 4” ka miratuar 28 zona të reja me përparësi zhvillimi në bashkitë Shkodër, Mat dhe Shijak. Çdo individ që ka në përdorim një tokë prej më shumë se 10 vitesh, ka një plan biznesi dhe kërkon të investojë në këto zona, mund të përfitojë blerjen e tokës me një vlerë simbolike prej 1 euro. Konkretisht, referuar vendimit të qeverisë, 3 zonat e përcaktuara në Bashkinë Mat, janë zona e liqeneve të Gërmanit, fshati Selixë, zona ish-Vila e Zogut, fshati Selixë, zona e kurorës së fshatit Selixë; pjesë e njësisë administrative Komsi, më një total prej 620 ha tokë.…

Read More

Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani në një takim informal me gazetarët, ka folur edhe për ruajtjen e sekretit hetimor nga institucioni qendror i akuzës dhe rrjedhjen e informacioneve të caktuara në publik. Ai tha se transparenca dhe ruajtja e sekretit hetimor ndahen nga një vijë shumë e hollë, duke lënë të kuptohet se ndonjëherë edhe mund të jetë shkelur. “E ndan një vijë shumë e hollë transparencën nga ruajtja e sekretit hetimor. Sekreti i hetimit dhe të drejtat e palëve në proces duhen ruajtur”, ka thënë ai.

Read More

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të PD-së, Sali Berisha i cili publikoi një listë ministrash të vendeve të BE që sipas tij janë pezulluar gjatë hetimeve penale. Balla theksoi se të dëgjosh leksione nga Berisha mbi vendimet e gjykatave, “është njëlloj sikur të dëgjosh shejtanin të të shpjegojë psalmet e Biblës apo suret e Kuranit”. ”Duke i’u referuar qëndrimit të Kryeministrit Rama, se nuk ka asnjë rast në Europë, madje as në botë, ku një ministër të jetë pezulluar nga detyra (nuk flasim për vendim dënimi penal të formës së prerë),…

Read More

Ish-deputetë dhe drejtues të lartë të Partisë Demokratike që kanë pasur kritika ndaj lidershipit dhe Sali Berishës në lidhje me rezultatin e marrë më 11 Maj, kanë zhvilluar një takim në ambientet e një hoteli privat në kryeqytet. Ervin Salianji është ai që e thirri këtë takim, ku u bashkua Ilir Alimehmeti që ishte i dyti më i votuari i PD-së në qarkun e Tiranës, dhe emra që në Primaret e PD-së para zgjedhjeve të 11 majit ishin më të votuarit, por nuk u përfshinë në listën e sigurt nga Berisha si Hysen Kadia, Aulon Kalaja, Xhemal Gjunkshi, Parid Mahmutaj,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin e një operacioni të rrallë që është realizuar në spitalin e Fierit. Për kreun e qeverisë, kjo përfaqëson një standard të ri të teknologjisë së avancuar. ”Në Spitalin Memorial të Fierit, është kryer me sukses rikonstruksioni i Ligamentit Cruciat Posterior (PCL Reconstruction), e para ndërhyrje e këtij lloji në një spital publik në vend. Kjo ndërhyrje përfaqëson një standard të ri të teknologjisë së avancuar, të mundësuar falë përdorimit të artroskopit. Mirënjohje ekipit shqiptaro-turk: mjekëve kirurgë ortopedë Dr. Gökhan Sayer, Dr. Arsel Dizdari dhe Dr. Mehmet Ali Yayla, si edhe ekipit anesteziologjik të drejtuar…

Read More

Kryetari i PD-së, Sali Berisha del kundër vendimit të qeverisë për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese, vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për të pezulluar nga detyra zv/kryeministren dhe njëherësh ministren për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Ballukun. Gjatë një konference për medie, Berisha paraqiti argumentet ligjore të cilat, sipas tij, faktojnë se qeveria përpiqet të mbrojë vjedhjet që ka bërë. Berisha tha se funksionet ministrore janë funksione të zgjedhura me akt administrativ. ”Populli, sovran nuk ka votuar as për ministrin, as për kryeministrin, në sistemin zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. Konkretisht, ata janë dekret të…

Read More

”Arrest me burg” ka dhënë Gjykata e Shkodrës për Julian Cumrakun dhe Erzen alias Hamza Ukën, të arrestuar më 24 nëntor në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit dhe të dyshuar si ekstremistë islamikë dhe se po përgatisnin një sulm terrorist. Avokati i Erzen Ukës, Roland Islami, është shprehur se arrestimi i klientit t tij është i paligjshëm pasi sipas tij, Uka nuk ka asnjë lidhje me armët, por në banesë ka shkuar sepse e ka thirrur Julian Cumraku dhe disa shokë të tjerë. Të njëjtën gjë ka pohuar dhe Erzen Uka në gjykatë. Sipas avokatit, Erzen Uka është i dyshuar për…

Read More

Kryetari i bashkisë Kolonjë, Erion Isai është paraqitur këtë të enjte në SPAK. Prokuroria zgjati me tre muaj hetimet për Isain dhe 5 zyrtarët e tjerë të bashkisë që akuzohen për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankade publike”, “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”. Ata u morën të pandehur nga SPAK në fund të shtatorit në lidhje me dy tendera atë të rrugës Korçë-Ersekë dhe për Ujësjellësin e Kolonjës.

Read More

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Erzen Ukën dhe Julian Çumrakun, të arrestuar pak ditë më parë në Orosh. Roland Islami, avokati i Erzen Ukës tha se ka kërkuar arrest të paligjshëm. Sipas avokatit, por edhe vetë Ukës, klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me armët dhe tha se ka qenë në banesë sepse e ka thirrur Julian Çumrakun sepse janë shokë. Nuk është i dyshuar për terrorizëm, sipas avokatit për armëmbajtje pa leje. Çumaraku ka deklaruar se armët janë të vjetra dhe i kam mbledhur në fshat, sipas avokatit të Ukës.

Read More

Shtyhet për në datën 5 dhjetor seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta. Mëngjesin e sotëm, kreu i Partisë së Lirisë la përkohësisht qelinë dhe u paraqit në GJKKO, ku mori pjesë në seancën paraprake për dosjen ndaj tij. Avokati mbrojtës, Kujtim Cakrani në një deklaratë për gazetarët në hyrje të seancës tha se “sot nis përballja me regjimin e Ramës”. “Meta sot është në sallën e gjyqit, e keni prezent. Sot fillon përballja me regjimin e Ramës. Për 21 janarin është në një moment tjetër”, tha avokati.

Read More