Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha: Ministrat jo të zgjedhur, të pezullohen nga gjykata

14:45 / November 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i PD-së, Sali Berisha del kundër vendimit të qeverisë për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese, vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për të pezulluar nga detyra zv/kryeministren dhe njëherësh ministren për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Ballukun. Gjatë një konference për medie, Berisha paraqiti argumentet ligjore të cilat, sipas tij, faktojnë se qeveria përpiqet të mbrojë vjedhjet që ka bërë. Berisha tha se funksionet ministrore janë funksione të zgjedhura me akt administrativ.

”Populli, sovran nuk ka votuar as për ministrin, as për kryeministrin, në sistemin zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. Konkretisht, ata janë dekret të presidentit të Republikës”. Për të Gjykata mund të disponojë për pezullimin e përkohshëm të tyre dhe se Balluku mund të pezullohet nga detyra e zv/kryeministres, por jo nga ajo e deputetes.

”Me rastin e deputetit, mbrojtja kufizohet tek mendimet e shprehura në Kuvend. Ka të bëjë me të drejtat themelore të njeriut. Të deputetit. Pra, mbrojtja kufizohet tek mendimet e shprehura në Kuvend, votat e dhëna, ushtrimin e funksionit në kolegjialitet parlamentar, pra të gjitha këto i mbron imuniteti parlamentar. Kjo mbrojtje përkthehet në mënyrë specifike nga Kushtetuta si garanci ndaj heqjes së lirisë të çfarëdo forme, kontrolli të banesës pa autorizim të parlamentit”, theksoi Berisha.

Mbrojtja e deputetit, sipas Berishës, përfshin dy kategori. ”Heqjen e lirisë në çfarëdo lloj forme pa autorizim të Kuvendit, kontrollin e banesës pa autorizim të Kuvendit, kurse funksioni i ministrit nuk është asnjëlloj e drejte themelore e njeriut. Mbrojtja quhet e plotë nëse respektohen këto dy kategori. Pra liria në çfarëdo dhe kontrolli i banesës. Ushtrimi i një detyre ekzekutive nuk është pjesë e funksionit normal të deputetit si një i zgjedhur me ligj elektoral, dhe për pasojë, mbrojtja nga pezullimi në detyrë nuk është përfshirë në garancitë kushtetuese”, tha Berisha.

balluku Berisha spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Deputeti i PS-së Bido për seancën e sotme parlamentare: Teatër i shëmtuar nga Partia Demokratike

22:20 / October 22, 2026

Klosi, shkurt e qartë studentëve: Rama dorëheqje? Nuk është kërkesë që negociohet!

22:05 / October 22, 2026

“Dhuna s’duhet të jetë kurrë alternativë”/ Protestat në Shqipëri e rajon, Merz nga Samiti i Procesit të Berlinit: Duhet të vazhdojmë procesin e zgjerimit të BE

14:56 / October 22, 2026

I sekuestrohet pasuri me vlerë 77 milionë lekë, një kompani dhe 24 makina anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, SPAK jep detajet

12:44 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.