Author: tirana

Gjykata e Posaçme i dha akses ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj që të dëgjojë audio-regjistrimet e seancave paraprake që janë zhvilluar nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Kërkesa e Beqajt u pranua këtë të enjte në seancën gjyqësore që u mbajt në GJKKO. Shkalla e parë e gjyqësorit i vuri në dispozicion Ilir Beqajt njërën prej sallave të Apelit të Posaçëm si dhe administratën e gjykatës, në mënyrë që ai të dëgjojë seancat gjyqësore. Kjo kërkesë erdhi pasi, mbrojtja ligjore e ish ministrit pretendon se audiot e seancave nuk përputhen me procesvarbalet e zbardhura dhe se mungojnë disa elementë kryesorë. Seanca e…

Read More

Drejtoresha e zhvillimit të aviacionit dhe marketingut, Manjola Kaso, e ftuar në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, tha se gjatë këtij viti janë hapur mbi 11 destinacione të reja, duke përfshirë qytete si Bordo dhe vendet Baltike, ndërsa priten edhe disa linja të reja në muajin dhjetor. Sipas Kasos, suksesi i aeroportit është rezultat i investimeve të vazhdueshme, veçanërisht në tre vitet e fundit, përfshirë një pistë të re ajrore, zgjerimin trefish të terminalit dhe ndërtimin e një parkingu modern në kohë rekord. Investimet do të vazhdojnë me hapjen e një zone të zgjeruar me rreth gjashtë “gate” të…

Read More

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur pak pas mesnatës në aksin Tiranë-Durrës. Një 28-vjeçar, ka humbur kontrollin mbi mjetin që drejtonte dhe për pasojë u përplas me bordurat anësore të rrugës. Si pasojë e lëndimeve të marra. I riu, shtetasi me iniciale A.Gj., ka ndërruar jetë në spital. “Më datë 27.11.2025, rreth orës 00:30, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. Gj., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, dhe më pas automjeti është përplasur me bordurat anësore të rrugës. Si pasojë, 28-vjeçari ka humbur jetën në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave…

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lënë përkohësisht qelinë dhe është paraqitur në GJKKO, ku do të marrë pjesë në seancën paraprake për dosjen ndaj tij. Avokati i tij mbrojtës, Kujtim Cakrani në një deklaratë për gazetarët në hyrje të seancës tha se “sot nis përballja me regjimin e Ramës”. “Meta sot është në sallën e gjyqit, e keni prezent. Sot fillon përballja me regjimin e Ramës. Për 21 janarin është në një moment tjetër”, tha avokati.

Read More

Si çdo vit, Durrësi vijon të mbetet ndër destinacionet më të preferuara për të kaluar festat e nëntorit. Numri më i madh i prenotimeve vjen nga shqiptarët e Kosovës, ndërsa rezervime ka edhe nga bashkatdhetarët e diasporës, që zgjedhin qytetin bregdetar për të festuar. “Durrësi ka qenë gjithmonë epiqendra e festave të nëntorit, pasi është dhe i preferuar nga shqiptarët e Kosovës, të cilët e festojnë këtë festë me shumë krenari, dhe e gjithë Kosova zbarkon në Durrës në këto festa”, u shpreh Blerim Norja, operator turistik. Për të krijuar një atmosferë sa më festive, hotelet dhe strukturat akomoduese kanë përgatitur…

Read More

Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj dorëzon në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit arrest me burg ndaj funksionarit publik. Një burim pranë gjykatës kushtetuese i tha gazetares së Top Channel Anila Hoxhës se kërkesa është dorëzuar ditën e sotme dhe avokatët kërkojnë shpalljen si antikushtetuese të vendimeve arrest me burg sepse janë jo propocionale. Mes disa arsyetimeve i thuhet kushtetueses që edhe raporti i komisionit të Venecias përmend rrethanat se përse një kryebashkiak apo përfaqësues i pushtetit lokal nuk mund të prangoset.

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatin për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën në 18 komuna më 9 nëntor, duke i hapur rrugën marrjes së mandateve nga kryetarët e rinj në 38 komuna të Kosovës. Në rundin e parë, të mbajtur më 12 tetor, qytetarët zgjodhën kryetarët në 20 komuna të tjera. Gjatë mbledhjes, anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje deklaruan se votojnë kundër certifikimit të rezultatit për kryetar komune në Kllokot. Bazuar në dy rundet e votimit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë fituar nga shtatë komuna, Partia Demokratike e Kosovës gjashtë, Aleanca për…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë artikullin e publikuar nga rrjeti i njohur mediatik BBC, kushtuar agroturizmit dhe kulinarisë shqiptare. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se recetat tradicionale të gjysheve shqiptare janë tashmë një pikë e fortë e sipërmarrjeve të reja të agroturizmit në vend. “Rrjeti i njohur mediatik BBC i ka kushtuar një artikull agroturizmit dhe kulinarisë shqiptare, përmes seksionit BBC Travel, duke veçuar recetat tradicionale të gjysheve shqiptare që po trashëgohen brez pas brezi dhe që janë një pikë e fortë e sipërmarrjeve të reja të agroturizmit të hapura në vendin tonë”, shkruan Rama. Në artikullin e publikuar, BBC…

Read More

Autoritetet italiane kanë goditur një rrjet trafikimi droge që furnizonte me kokainë tregun e Romës. Guardia di Finanza e kryeqytetit italian, në bashkëpunim me Antimafian (DDA), ka ekzekutuar urdhër-arreste ndaj 8 personave, të akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të specializuar në trafikun e lëndëve narkotike. Siç shkruan RAI, hetimet zbuluan se grupi drejtohej nga një shtetas shqiptar, i cili jetonte në Holandë dhe përmes platformave të komunikimit të enkriptuar, koordinonte trafikun e kokainës drejt vendeve të ndryshme të Europës, përfshirë Italinë. Sipas autoriteteve, rrjeti kishte krijuar edhe një qelizë aktive në Romë, e cila priste ngarkesat e kokainës, i depozitonte në…

Read More

Situata e përmbytjeve në qarkun e Lezhës vijon të mbetet e rënduar, teksa nivelet e ujit në zonën e Spitenit vijojnë të jenë të larta, sidomos pas reshjeve të mbrëmjes së të mërkurës. Gazetari i Klan News, Martin Marku, thotë se një prej banorëve të zonës konfirmon se niveli i ujit ka shkuar rreth 1 metër, duke e bërë të vështirë qarkullimin dhe lëvizjen e banorëve. Për dy javë me radhë, reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në të gjithë vendin, por Lezha është ndër qarqet më të goditura. Mijëra hektarë tokë bujqësore ishin përmbytur, gjithashtu një numër banesash…

Read More

Banorët e fshatrave të zonës së Kolonjës kanë dalë në protestë në Qafzez, tek ura e Baba Selimit ku kalon lumi Osum. Arsyeja e kësaj proteste është bllokimi i mbi 10 fshatrave të cilat janë izoluar nga shirat dhe përmbytjet e 1 jave më parë. Situata bëhet edhe më e vështirë pasi sipas banorëve nëpër fshatra të thellë ka edhe të sëmurë që po presin në mëshirë të fatit. Banorët kërkojnë që institucionet të kthejnë kokën nga ata pasi ura lidhëse e këtyre fshatrave me rrugën kryesore nuk u mundëson kalimin për shkak të dëmtimit të rëndë që ka pësuar.

Read More