Nga Ardit Rada Në shumë prej demokracive perëndimore, zyrtarë të nivelit më të lartë janë përballur me akuza penale apo hetime të hapura, por pa u arrestuar apo pezulluar menjëherë nga detyra. Kjo praktikë duket se është pjesë e kulturës juridike që respekton parimin e prezumimit të pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë. Këta zyrtarë, të ekspozuar ndaj akuzave, kanë vijuar detyrën deri në momentin kur proceset ligjore kanë dhënë një përgjigje përfundimtare. Ndërkohë, në Shqipëri po krijohet një precedent krejt tjetër: arrestime, masa shtrënguese dhe izolime të funksionarëve të zgjedhur apo ish-zyrtarëve para se hetimet të…
Author: tirana
Pas debateve në mbledhjen e degës Paskuqan-Kamëz, Anila Aliaj njofton se është përjashtuar nga funksioni i anëtares së kryesisë të PD-së. Ajo ka njoftuar këtë përjashtim, pasi Noka dhe Vokshi nuk pranuan që ajo të ngrinte shqetësimet. Dhe pse veprim nga ana e Nokës mori kritika të forta, por kjo nuk shërbeu as për reflektim minimal.
Drejtuesi politik i PD për qarkun e Lezhës, deputeti Agron Gjekmarkaj e quan situatë emergjente atë që po ndodh me përmbytjet në disa fshatra të këtij qarku. Teksa ka ndarë një video ku tregohet se banorët lëvizin me gomone në fshatin Spiten, ai shkruan se ata po bëjnë çmos për të shpëtuar çfarë u ka mbetur, ndërsa institucionet shfaqen me dalje mediatike që nuk u ofrojnë asnjë zgjidhje konkrete. Postimi i plotë Dëmet nga përmbytjet në Lezhë janë masive dhe situata në terren kërkon reagim urgjent, jo spektakël politik. Mijëra hektarë tokë janë ende nën ujë, ndërsa banorët dhe fermerët…
Presidenti Bajram Begaj priti sot një grup aktivistësh të Diasporës të ardhur nga 11 shtete të ndryshme të SHBA, përfaqësues të organizatave GERMIN dhe Global Albanians Foundation (GAF). Ky takim i zhvilluar në prag të Festave të Nëntorit, ka një simbolikë domethënëse për forcimin e lidhjeve me Diasporën, roli i së cilës është pjesë e rëndësishme e agjendës së Kreut të Shtetit. Ndërsa ndau me pjesëmarrësit mbresa nga takimet me shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të cilët i ka takuar gjatë vizitave zyrtare, Begaj vlerësoi veprimtarinë e përbashkët të tyre për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit dhe lidhjen me origjinën.…
Shkon në 83 numri i viktimave nga zjarri që përfshiu pallatet shumëkatëshe në Hong Kong. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, rreth 250 persona rezultojnë të zhdukur. Ndërsa 75 persona janë plagosur. Qindra njerëz të tjerë janë zhvendosur në vende të sigurta përkohësisht, ndërsa vëmendja e autoriteteve është përqendruar në hetimet dhe zbulimet e shkaqeve të zjarrit. Tre drejtues të kompanisë së ndërtimit u arrestuan për vrasje të paqëllimshme dhe neglizhencë të rëndë.
Reshjet kanë sjellë përmbytje në tokat bujqësore e sera në fshatrat Veterrik e Goriçan të bashkisë Dimal, si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Osum. Dëmet janë kolosale. Sera të përmbytura, perime të mbuluara nga balta, bagëti e kafshë shtëpiake pa ushqim. ”Kemi probleme shumë. Janë përmbytur 2 dynym e gjysmë jonxhë, 2 dynym e gjysmë hasëll, perkë, koçkull janë mbytur. Ka dhe dali 1 dynym me kallinj. Unë 120 mijë lekë kam pension. Ishte ushqimi për kafshët. 2 vite që nuk ishim përmbytur. Ka ardhur 2 herë këtë vit. Tokat janë nën ujë. Kam 10 dynym që i…
Labinot Rexha, këngëtari i cili është banori më i ri i ”Big Brother Kosova Vip 4” që prej të hënës, e ka pranuar publikisht se buzët e tij janë të mbushura me filler. Këtë Labi e tregoi gjatë një “përplasje” që pati me Sasën, sipas së cilës ai mund të ketë preferenca për meshkuj. “Po, i kam bërë. Më pëlqejnë”, tha Labi. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)
”Bunk’Art 2” çeli këtë të enjte dyert për ekspozitën ”Besa”, një rrëfim mbi të shkuarën e errët të njerëzimit dhe popullit hebre dhe një krenari për Shqipërinë që nuk mohuan vlerat dhe traditën e nuk u dorëzuan përpara diktaturës apo totalitarizmit. I ftuar në këtë ekspozitë, kryeministri Edi Rama përmes shkrimeve të historianes dhe filozofes Hannah Arendt dhe të shkuarës së gdhendur në biografinë e Shqipërisë, kujtoi dhe njëherë heroizmat e familjeve të shumta shqiptare, të cilët në kohën më të errët të njerëzimit, u bënë heronjtë më të mëdhenj e atyre që nazizmi kërkonte t’i zhdukte. ”Shqipëria gjatë holokaustit…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është bashkuar festimeve në Shkodër për Pavarësinë dhe çlirimin e Shqipërisë. Osmani është pritur në këtë takim nga kryebashkiaku Benet Beci, me të cilin ka zhvilluar një takim në ambientet e Bashkisë së Shkodrës. Në një prononcim për mediat, tha se Shkodra është një qytet që ka dhënë shumë për Shqipërinë dhe natyrshëm që lidhjet me Kosovën kanë qenë shumë të afërta. ”Shkodra vërtet e ka ndihmuar Kosovën në momente më të rënda. Në vitin 1998-1999, të gjithë qytetarët e Gjakovës dhe pjesët e tjera që kanë qenë më afër kanë qëndruar këtu, ku…
Në Ministrinë e Drejtësisë u zhvillua tryeza e 16-të konsultative dhe ndërinstitucionale për draftin e Kodit të ri Penal. Fokusi këtë radhë ishin veprat penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga zyrtarët publikë ose në shërbim publik dhe kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga shtetasit. Të pranishëm ishin ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, kryetari i grupit të punës për Kodin e ri Penal, Arben Rakipi, si dhe përfaqësues të ILDKPKI, Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Agjencia e Prokurimeve Publike, AKEP, KLSH etj. Në fjalën e tij Ministri i Drejtësisë tha…
Ogerta Manastirliu thotë se përmirësimi i infrastrukturës në lagjet e Tiranës mbetet në fokus të buxhetit 2026, duke garantuar investime për më shumë hapësira publike. Këtë të enjte së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dhe deputetë të PS-së, Manastirliu zhvilloi një takim me banorë të njësisë nr. 1 në kryeqytet, ku u diskutuan prioritetet sociale dhe zhvillimore që do të marrin mbështetje në buxhetin e ri. Ajo theksoi rëndësinë e dialogut të drejtpërdrejtë me komunitetin dhe adresimin e shqetësimeve të tyre në buxhetin 2026, i cili si prioritet ka mbështetjen që qeveria shqiptare u jep të moshuarve,…
Një operacion i gjerë antidrogë, i zhvilluar në bashkëpunim mes autoriteteve italiane, zvicerane dhe SPAK-ut, ka çuar në goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, që trafikonin lëndë narkotike nga Amerika e Jugut drejt Europës. Mes personave të arrestuar rezulton edhe një oficer i Antiterrorit në Policinë e Shtetit, I.Haxhiaj, i cili akuzohet për korrupsion, shpërdorim detyre dhe nxjerrje të sekretit hetimor. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, “shtetasi I.H, në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, i ngarkuar për kryerjen e veprimeve hetimore, u ka zbuluar personave…