Author: tirana

Anila Aliaj, një nga anëtaret e kryesisë së PD në Kamëz e cila u përfshi në një debat me Sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Noka ka folur rreth situatës, duke e cilësuar fajin të dyanshëm, edhe nga Noka edhe nga Vokshi. Ajo tha se ata të dy duhet të dorëhiqen para se ti kërkojnë asaj falje, gjë të cilën Aliaj thotë se e kërkojnë një masë qytetarët dhe jo vetëm ajo. Flamur Noka ka debatuar me anëtaren, e cila është revoltuar ndaj Sekretarit të Përgjithshëm duke i thënë se “PD nuk është partia e tij dhe nuk e heq dot” dhe…

Read More

Radhë të gjata në dogana, që nga Morina në Kakavijë, siç shihet edhe në videon e postruar nga kryeministri Edi Rama, shqiptarët pritjen e kanë kthyer në një skenë të gëzimit dhe energjisë së bukur shqiptare. ”Atmosferë kuqezi në çdo hyrje të Shqipërisë. Nga Morina në Kakavijë, të gjitha pikat doganore u kthyen në skenë të gëzimit dhe energjisë së bukur shqiptare”,-shkruan Rama.

Read More

Presidenti Bajram Begaj falënderon Presidentin e SHBA-së, Donald Trump për urimet e tij me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Po ashtu, Begaj thekson se Shqipëria do të vazhdojë të punojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara për prioritetet e përbashkëta, duke riafirmuar miqësinë e qëndrueshme mes dy vendeve dhe përkushtimin për bashkëpunim strategjik. “Ndihem i nderuar t’u përcjell përshëndetjet e Presidentit Trump shqiptarëve për Ditën e Pavarësisë. Faleminderit SHBA, dhe faleminderit @POTUS Donald J. Trump për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara mbi prioritetet…

Read More

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan sot në Kukës, ku është qëlluar me breshëri drejt një biznesi. Gazetari i Top Channel, Bekim Lekica ka siguruar pamjet nga biznesi që u sulmua. Në pamje shihen xhama të thyera dhe shenja plumbash në mure. Nga informacionet e deri tansihme nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po mbledh të dhëna për të zbardhur ngjarjen.

Read More

Një “shkaka pa kripë” e dy të miturve ka alarmuar policinë e Fierit. Sipas njoftimit të policisë një 14 dhe 15 vjeçar kanë marrë në telefon sallë operative dhe u kanë thënë se ka një aksident rrugor në aksin rrugor Fier – Patos. Pasi policia ka shkuar në vend, ka rezultuar se njoftimi ishte i rremë. Për rastin, materialet kanë kaluar në Prokurori në ngarkim të të miturve.

Read More

Në sheshin “Skënderbej”, mes atmosferës festive dhe pranisë së qindra qytetarëve, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit me rastin e 28 Nëntorit. Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, u shpreh se kjo ditë është më shumë se një përvjetor historik, është një moment reflektimi dhe premtimi për të ardhmen. Ajo theksoi se 28 nëntori, nga Skënderbeu te Pavarësia e 1912-s, nga lindja e Adem Jasharit te miratimi i Kushtetutës së 1998-s, mbart në vetvete kujtesën, identitetin dhe aspiratat e shqiptarëve. “Të thuash se 28 nëntori është ditë e rëndësishme është thuash pak sepse nuk mban…

Read More

Ish-presidenti, Hashim Thaçi, duke shprehur revoten e tij për mbajtjen e seancës më 28 nëntor, ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e flamurit. Ky reagim ndodhi në konferencën përgatitore në çështjen ndaj tij, e cila po mbahet pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Thaçi tha se kjo seancë do të duhej evituar, ndërsa, shprehu besimin që festat e tjera do t’i festoj bashkë me gjithë shqiptarët në vendin e tij. “E mirëpres mbajtjen e kësaj seance, për këtë arsye jam sot në këtë seancë, sepse jam i përcaktuar për respektimin e shtetit ligjor, por i nderuar zotëri…

Read More

Në ditën e kremtimit të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ka shprehur urimet e saj për vendin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, NATO ka publikuar pamjet e një ushtari të Forcave të Armatosura të Shqipërisë për të uruar Ditën e Pavarësisë. Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga 1 prilli 2009, duke u bashkuar pas një historie angazhimi me aleancën që filloi në vitin 1992.

Read More

Fluks i shtuar në pikën kufitare të Kapshticës, ku dhjetëra mjete po i drejtohen shtetit grek për shkak të ditëve të pushimit në sajë të Festës së Pavarësisë së Shqipërisë.   Sipas informacioneve, pala shqiptare punon me tre sportele në dalje, ndërsa mësohet se pala greke funksionon me sistemin e ri dhe herë pas here has probleme çka ka sjellë dhe këtë fluks. Mjetet janë duke pritur në radhë për të kaluar kufirin. Nga ana tjetër, pala shqiptare është në komunikim të vazhdueshëm me homologët grekë për të marrë masa që të shmanget pritja në radhë dhe të ulet fluksi…

Read More

Ndryshojnë kushtet e motit këtë fundjavë. Sinoptikanët parashikojnë dobësim të reshjeve. Ndërkohë që të dielën parashikohet diell. “Fundjava do të jetë kryesisht me mot të qëndrueshëm. E shtuna do të ketë reshje të pakta, jo vetëm jugu, por edhe zona qëndrore, përfshirë kryeqytetin. Megjithatë reshjet do të jenë me intensitete shumë të ulëta, është përmirësuar ndjeshëm situata e motit në zona veriore. Ndërkohë parashikohet që dita e diel të rikthejë diellin në të gjithë territorin shqiptar, e jo vetëm, por edhe gjatë javës tjetër do ketë mjaft ditë me mot të qëndrueshëm”, shprehet Lajda Porja, sinoptiane, “MeteoAlb”. Temperaturat do të pësojnë…

Read More

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, delegacioni përcolli urimet e tij për këtë ditë të rëndësishme historike. “Gëzuar 28 Nëntorin, Shqipëri! Gëzuar Ditën e Pavarësisë!” thuhet në urimin e shoqëruar me flamurin shqiptar. Përmes këtij mesazhi, Delegacioni i BE-së shprehu mbështetjen dhe urimet e përzemërta për shqiptarët, duke i uruar festa të gëzuara në këtë ditë simbol të shtetësisë dhe identitetit kombëtar.

Read More

Ndeshja gjysmëfinale e play-off-it për Botërorin 2026 mes Polonisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 26 mars 2026 në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës. Federata polake e futbollit konfirmoi zyrtarisht impiantin, që ka një kapacitet prej rreth 59 mijë ulësesh dhe pritet të jetë e mbushur plotësisht për këtë takim të rëndësishëm. Sipas rregullores së UEFA-s, 5% e vendeve janë të rezervuara për tifozët shqiptarë, që do të jenë rreth 3 mijë në numër. Megjithëse statistikat historike favorizojnë Poloninë, Shqipëria mban një fitore të freskët ndaj tyre, 2-0 në “Air Albania” në shtator 2023 dhe pritet të kërkojë një rezultat pozitiv në…

Read More