Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se do të “pezullojë përgjithmonë imigracionin nga të gjitha vendet e botës së tretë” një ditë pasi dy anëtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan në Uashington në një sulm që është bërë një pikë e nxehtë politike mes goditjes së vazhdueshme të presidentit amerikan ndaj imigracionit. Në të njëjtën kohë, drejtori i Shërbimeve të Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së (USCIS), Joseph Edlow, njoftoi në një postim në platformën X të premten se të gjitha miratimet, refuzimet ose plotësimet e kërkesave për azil po pezulloheshin “derisa të sigurohemi që çdo i huaj është verifikuar dhe vlerësuar…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar 29 nëntorin, Ditën e Çlirimit të Shqipërisë nga forcat gjermane. “Mirëmëngjes dhe me urimin për festën kombëtare të çlirimit, ju uroj të gjithëve një fundjavë të paqtë”, shkruan Rama i cili postimin e tij e shoqëron me një foto nga Monumenti “Nëna Shqipëri”. Sot Shqipëria përkujton 81-vjetorin e Çlirimit. Si çdo vit, figurat më të larta të shtetit do të zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit për të nderuar sakrificën dhe heroizmin e atyre që luftuan për liri. Homazhe pritet të organizohen edhe në rrethe.
Sot Shqipëria përkujton 81-vjetorin e Çlirimit. Si çdo vit, figurat më të larta të shtetit do të zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit për të nderuar sakrificën dhe heroizmin e atyre që luftuan për liri. Homazhe pritet të organizohen edhe në rrethe. Shqipëria u çlirua nga forcat naziste më 28 nëntor 1944, pas një periudhe pesëvjeçare pushtimi. Këtë datë politika e feston e ndarë pasi 29 Nëntori është festë vetëm për të majtën, ndërsa e djathta feston 28 Nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit.
Shpërthime të fuqishme tronditën dy anije cisterna të premten që janë sanksionuar për transportimin e naftës ruse. Të dy anijet cisterna, pjesë e të ashtuquajturës “flotë në hije”, ishin pranë brigjeve të Turqisë në Detin e Zi. Këto janë anijet Kairos dhe Virat me flamur Gambian, të cilat po shkonin drejt Novorossiysk. E para është sanksionuar nga BE dhe Britania e Madhe dhe e dyta nga BE dhe SHBA. Virat duket se ka qenë e palëvizshme në Detin e Zi perëndimor për pjesën më të madhe të vitit 2025. Pamjet tregojnë një re të dendur tymi që ngrihet nga njëra…
Vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht deri të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu të dobëta, lokale, dhe afatshkurtra kryesisht në jug të territorit. Era me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 17m/sek. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë.
Pranë monumentit të Pavarësisë në Vlorë u zhvillua sot ceremonia e ngritjes së flamurit. Me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë, të pranishëm në këtë ceremoni ishin presidenti Bajram Begaj, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kryeministri Edi Rama, prefektja e qarkut të Vlorës, Evis Allushi, kryetarja e bashkisë së Vlorës Brunilda Mersini, drejtues të pushtetit vendor, qytetarë, etj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e aktivitetit të organizuar sot në Vlorë me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë.
Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula thotë se Sali Berisha i ka përplasur derën në fytyrë e më pas e largoi nga PD. Nga ana tjetër Sula mohoi që mund të ketë një rikthim në Partinë Demokratike, sa kohë në krye të asaj partie është kryetari Berisha. ”Unë isha aty ku isha po performoja pozitivisht po jepja kontribute, çfarë duhet që të bëja më shumë unë. Aty nuk respektohen kontributet dhe vlerat, jo se më zuri vendin një person tjetër do të ishte e kuptueshme. Unë e kam mbyllur sa kohë do të jetë Berisha atje nuk mund të jem më…
Në kuadër të 113-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor në qytetin e Elbasanit u organizua një ceremoni përkujtimore në nder të firmëtarit të Aktit të Pavarësisë, Aqif Pashë Elbasani. Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë solemne, me pjesëmarrjen e autoriteteve vendore, përfaqësuesve politikë, qytetarëve dhe nxënësve, duke e kthyer homazhin në një akt simbolik respekti për historinë dhe identitetin kombëtar. Në ceremoni morën pjesë deputetët e Elbasanit Adi Qose, Aulona Bylykbashi, Sara Mile, Evis Kushi, prefekti i qarkut Ilir Bejtja, drejtuesi politik Arbjan Mazniku, kryebashkiaku Gledian Llatja, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor. Të pranishmit vendosën…
Majk ka ndezur menjëherë kuriozitetin e fansave të tij, pasi publikoi një foto bardhe-e-zi nga një set xhirimi, duke lënë të kuptohet se diçka e madhe po vjen shumë shpejt. Në imazh shihet një ambient i gjerë industrial me tavane të larta, një ekip i pozicionuar pranë një veture luksoze dhe një monitor profesional filmik që tregon se skena po realizohet me seriozitet të plotë. Reperi mjaftohet vetëm me dy fjalë “Së shpejti”, duke e lënë publikun të spekulojë nëse bëhet fjalë për një videoklip të ri, një bashkëpunim të shumëpritur apo një projekt krejtësisht surprizë. Majk nuk ka zbuluar…
Në kuadër të 113-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Delegacioni i BE-së në Tiranë ka përcjellë një urim zyrtar për popullin shqiptar. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Europës, Elisa Spiropali, ka reaguar ndaj urimit të përcjellë. Ajo thekson se përkushtimi i Shqipërisë ndaj integrimit në BE është i palëkundur. ”Është dhe do të mbetet prioriteti ynë kombëtar më i rëndësishëm deri në momentin kur të zëmë vendin tonë të merituar në familjen evropiane”. Duke reflektuar mbi ecurinë e këtij viti, ministrja theksoi se 2025 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.…
Policia e Bosnjë dhe Hercegovinës arrestoi autorin që i vuri zjarrin makinës zyrtare të kryetares së bashkisë së Mostarit, Marija Kordić. Makina u dogj të mërkurën në mbrëmje përpara shtëpisë së familjes së saj. Raportet e medias thonë se policia përcaktoi nga kamerat e sigurisë se dy persona morën pjesë në djegien e automjetit. Njëri ishte duke kryer rolin e vëzhguesit dhe më pas tjetri ia vuri flakën. Kordić theksoi se kohët e fundit ka qenë dëshmitare e krijimit të organizuar të narrativave të urrejtjes dhe sulmeve ndaj punës së saj. “Vetëm sepse ne mbrojmë interesat e qytetit të Mostarit”,…
6 versione makine roadster të Mercedes-Benz CLK GTR legjendar ekzistojnë në të gjithë botën, dhe një prej tyre tani është në duart e FBI-së. Mercedes-Benz CLK GTR, një nga makinat speciale më ekstreme dhe të rralla të krijuara ndonjëherë nga AMG për nevojat e Le Mans në fund të viteve ’90, ishte në qendër të një prej operacioneve më mbresëlënëse të FBI-së dhe u sekuestrua nga ish-kampioni olimpik në kërkim, Ryan Wedding. Agjencia sekuestroi një CLK GTR Roadster të vitit 2002, me vlerë afërsisht 13 milionë dollarë, si pjesë e Operacionit Giant Slalom, i cili synon kartelin ndërkombëtar të ish-snowboarderit…