Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë një ndryshim në ekipin e tij ligjor, vetëm pak orë para zhvillimit të seancës paraprake në Gjykatën e Posaçme. Burime nga mbrojtja bëjnë me dije se avokati Artan Gjermeni do të jetë përfaqësuesi i ri ligjor i Veliajt, duke u bashkuar me avokatin Ermir Beta, që ka qenë pjesë e mbrojtjes që prej nisjes së hetimeve. Sot pritet të mbahet seanca paraprake për dosjen që përfshin ish-kryebashkiakun e Tiranës, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, si dhe disa persona të tjerë. Në këtë seancë, gjykata do të shqyrtojë akuzat penale që rëndojnë ndaj Veliajt dhe do…
Author: tirana
Protesta e minatorëve të Spaçit ne Mirditë ka hyrë në ditën e 17-të, por kompania turke “Tete Albania” ende nuk ka dhënë asnjë reagim ndaj kërkesave të tyre. Pavarësisht kësaj, minatorët janë të vendosur të mos tërhiqen dhe të vazhdojnë grevën deri në marrjen e një përgjigjeje, duke paralajmëruar përshkallëzim të mundshëm të protestës nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh. Punonjësit e nëntokës të minierës së bakrit në Spaç kërkojnë njohjen zyrtare të sindikatës dhe nënshkrimin e kontratës kolektive të punës, të cilat, sipas tyre, janë thelbësore për garantimin e kushteve më të mira të punës dhe të drejtave…
Policia e Vlorës ka arrestuar 32-vjeçarin Haiti Bajramaj, i cili mbrëmjen e djeshme është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor që i mori jetën një të mituri 17-vjeçar. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ndodhi rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”. Bajramaj, duke drejtuar një automjet tip “Porsche” në gjendje të dehur, është përplasur me një motomjet tip “Trinity” që drejtohej nga 17-vjeçari. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme dhe transportimit në Spitalin Rajonal të Vlorës, i riu nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. 32-vjeçari është vënë në pranga dhe po hetohet për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të…
Pasi Gjergji Nika nuk u regjistrua nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si kandidat i pavarur në zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Vlorës, ai e ka dërguar çështjen në Gjykatën Administrative të Apelit, ku sot do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor. Kolegji Zgjedhor Gjyqësor do të marrë në shqyrtimin padinë e kryer nga Gjergji Nika, i cili kërkon ndryshimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe që KQZ-ja ta regjistrojë atë si kandidat për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. “Ndryshimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror…
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të marte disa pamje mahnitëse nga Mali i Nëmërçkës. Përmes një postimi në Facebook kreu i qeverisë shprehet se mali nën petkun e artë të vjeshtës ndodhet mes qetësisë së Përmetit dhe hijeshisë së Vjosës. “Mirëmëngjes dhe me këto pamje vjeshte nga Mali i Nëmërçkës, në zemër të Jugut të Shqipërisë, mes qetësisë së Përmetit dhe hijeshisë së Vjosës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Mali i Nëmërçkës është pjesë e një vargmali mes Përmetit dhe Gjirokastrës. Nëmërçka ka një shpat të mprehtë malor që bie direkt në Luginën e…
Ditën e sotme do të mbahet seanca paraprake për ish-kreun e PL, Ilir Meta, teksa fillimisht në Gjykatën e Posaçme ka mbërritur avokati i tij, e më pas Monika Kryemadhi. “Do thonë pastaj që nuk je paraqitur në orar, se më njoftuan hajdeni me vrap”, tha Kryemadhi përpara se të hynte në GJKKO. Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i cili u paraqit i pari në GJKKO, u pyet në lidhje me seancën që do të mbahet. -Do të shtyhet avokat? Kujtim Cakrani: Se di të shikojmë, them se po. -A do të dalë sot? Kujtim Cakrani (nuk përgjigjet).
Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur pas mesnate në qytetin e Vlorës. Ngjarja u regjistrua rreth orës 00:10, në bulevardin “Ismail Qemali”, në afërsi të një marketi. Sipas njoftimeve zyrtare, makina që drejtohej nga Haiti Bajramaj, 32 vjeç, është përplasur me motorin që drejtohej nga Leandro Shametaj. 17-vjeçari u transportua në Spitalin Rajonal të Vlorës, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Drejtuesi i automjetit, Haiti Bajramaj, është shoqëruar në polici, teksa familjarët e të riut ndodhen në spital, ku po përpiqen të tërheqin trupin e pajetë të djalit. Ata…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump dhe kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, nënshkruan një marrëveshje kornizë mbi metalet e rralla dhe mineralet kritike. Ashtu si Washingtoni, Tokio po nxiton për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm me minerale kritike, ndërsa Kina, prodhuesi dominues i metaleve të rralla, ka intensifikuar kontrollet e eksportit dhe kërcënon furnizimin global, shkruajnë mediat e huaja. Në një takim që ka qenë një provë e hershme për Takaichi, të dy udhëheqësit paralajmëruan një “epokë të artë” të re për aleancën midis vendeve të tyre. Eksportet japoneze në ShBA tani do të përballen me…
Suedia, e cila është prekur nga krime të rënda të lidhura me bandat, njoftoi sot planet për burgosjen e shkelësve që në moshën 13-vjeçare në qendrat e paraburgimit për të rinj – duke filluar nga vera e ardhshme – edhe pse ata nuk mund të mbahen penalisht përgjegjës për shkak të moshës së tyre. Qeveria në Stokholm, më herët i ngarkoi autoritetit kombëtar të burgjeve krijimin e seksioneve në qendrat e paraburgimit për personat 15 deri në 17 vjeç – që kanë kryer krime të rënda. “Ky mandat tani po zgjerohet për të përfshirë 13 dhe 14-vjeçarët”, njoftoi Ministria suedeze…
Vendi ynë këtë të martë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike kryesisht në pjesën e parë të ditës. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat dot shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri 15 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-4 ballë.
Dashi Partneri do ju tregoje sot se është një kënaqësi e madhe t’iu kesh pranë ju. Nuk do mungojnë surprizat dhe propozimet interesante. Beqaret do tërhiqen mjaft nga një person qe ka tashme një lidhje. Mos hidhni hapa te nxituara për te cilat do pendoheni mjaft. Financat duhet t’i menaxhoni me maturi dhe kujdes te paktën derisa gjendja te stabilizohet. Demi Jeta ne çift do jete përgjithësisht e qëndrueshme sot. Nuk do a vini aspak veshtin te tjerëve qe duan te ndërhyjnë ne lidhjen tuaj dhe do bëni gjithmonë atë qe ndjeni. Beqaret nuk do e gjejnë as sot dashurinë,…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha doli dhe foli nga foltorja e Kuvendit me një fjalor rruge, pasi kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi për punën e SPAK-ut dhe iu përgjigj 65 pyetjeve. Sipas kreut të PD, Dumani është bërë avokati i vjedhjeve më të mëdha në historinë e Shqipërisë. Po ashtu Berisha tha se 1 miliardë euro janë vjedhur vetëm nga inceneratorët dhe pazari i Ramës me CEZ. Pjesë nga fjala e Sali Berishës Të dashur qytetarë dhe qytetare, ishte një rast unik në jetën tuaj për të gjithë ata, në jetën e tyre që ndoqën këtë seancë se si…