Author: tirana

Mbi 2 orë për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2024, dhe 65 pyetje u dha përgjigje kreu i SPAK-ut, Altin Dumani. Ndër zërat më kritikë ndaj drejtësisë ishte deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila riktheu në vëmendje çështjen e inceneratorëve, duke e cilësuar atë si “lakmusin” e vërtetë të funksionimit të SPAK. ”Zoti Dumani, e dëgjova përgjigjen tuaj. Çështjen e inceneratorëve PD e ka nisur që në vitin 2017. Në vitin 2020 kemi dorëzuar tre dosje për tre inceneratorët dhe më pas kam sjellë 12 padi të veçanta, duke nisur nga kryeministri, Engjëll Agaci, Belinda Balluku e…

Read More

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka lënë ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, pas përfundimit të raportimit dhe përgjigjeve për 65 pyetjet e deputetëve përgjatë seancës plenare. Kryeparlamentari Niko Peleshi njoftoi në seancë se Dumani ishte i lirë të largohej, por përfaqësuesit e tjerë të SPAK do të duhet të ndiqnin vijimin e punimeve në Kuvend. Dumani raportoi mbi veprimtarinë e institucionit që drejton në vitin 2024, ndërsa më pas iu përgjigj pyetjeve të drejtuara nga deputetët e opozitës.

Read More

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani u pyet në Kuvend nga deputeti i PL-së, Tedi Blushi, sa i përket arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta. Ai u shpreh se arrestimi i Metës ishte përgjegjësi e policisë dhe jo e Prokurorisë. ”Policia e Shtetit është përgjegjëse për ekzekutimin e masave të sigurimit. E thashë edhe në përgjigje të pyetjeve të mëparshme nga disa deputetë”, tha Dumani. Ndërsa sa i përket kalimit të dosjes së arrestimit të Metës nga SPAK tek Prokuroria e Tiranës, Dumani tha se kjo dosje është kompetencë e Prokurorisë së Përgjithshme. ”Sepse është kompetencë e Prokurorisë së Përgjithshme. Është taksative…

Read More

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani thotë se gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka është vënë nën hetim nga SPAK. Ajo u akuzua nga opozita, për fshehje të dënime të caktuara ndaj saj nga drejtësia greke. Teksa po raporton në Kuvend, Dumani tha se duke qenë se çështja është nën hetim, nuk do të jepte shpjegime të mëtejshme. ”Kjo çështje është në hetim paraprak dhe është regjistruar si procedim penal në vitin 2025. Është çështje në hetim, është në vlerësimin e prokurorit të konkludojë nëse ka vepër penale dhe më tej nëse ka, të ngerjë akuzë ndaj persionit të kallëzuar.…

Read More

Struktura e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka regjistruar një procedim penal në lidhje me abuzimet e fondeve të IPARD në Shqipëri, tha kreu i SPAK-ut Altin Dumani në Kuvend. I pyetur nga deputetja e PD-së Elda Hoti pse nuk hetohet ish-ministrja Frida Krifca, Dumani u përgjigj: ”Në atë procedim penal hetohet çdo person që dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës ka kryer veprime të kundraligjshme. Është çështje prioritare se kushtëzohemi nga bashkëpunimi me autoritetet e huaja”,-tha Dumani. Sakaq i pytur edhe se pse nuk ka veprim të menjëhershëm kur rastet lidhen me qeverinë, përkundër rasteve të opozitës, Dumani tha…

Read More

Kreu i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka treguar se këtë pasdite ka zhvilluar një takim me deputetët dhe drejtuesit e Partisë Socialiste Shkodër. Sipas Becit, PS-ja sot është një derë e hapur për të gjithë ata që ndjejnë frymën e ndryshimit në Shkodër. ”Së bashku me deputetët dhe drejtuesit e Partisë Socialiste Shkodër, zhvilluam një takim me strukturat e ZAZ 2. Një diskutim i hapur mes të gjithëve, duke analizuar rezultatin e arritur në zgjedhjet e 11 majit dhe angazhimin e secilit për përmirësimin e mëtejshëm në të ardhmen. Partia Socialiste sot është një derë e hapur për të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Riad, ku do të marrë pjesë në edicionin e 9-të të Future Investment Initiative (FII), platformës Globale që përcakton agjendën e Investimeve në botë, që mbahet në kryeqytetin e Arabisë Saudite. Rama u prit në Pallatin Mbretëror nga Princi i Kurorës dhe Kryeministri Mohammed bin Salman Al Saud. Gjatë takimit, kryeministri bëri të ditur se u diskutua për ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vizitën e Al Saud në Shqipëri vitin e ardhshëm. Më herët kur mbërriti në Riad, Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëronte u prit nga princi Mohammed bin Abdulrahman bin…

Read More

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se vendi mund të përballet me zgjedhje parlamentare dy herë brenda muajsh, një ditë pasi dështoi ta fitojë mbështetjen e nevojshme në Kuvend për mandatin e tretë. Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë, Kurti tha çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit në pranverë mund ta çojë vendin përsëri në zgjedhje. “Mbase është për të ardhur keq që do të mundë të kemi, përveç balotazhit [të zgjedhjeve lokale në nëntor], dhe dy herë zgjedhje. Edhe zgjedhje në dimër, edhe zgjedhje në pranverë”, tha Kurti në një…

Read More

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani i është përgjigjur pyetjes së deputetit Klevis Balliu, lidhur me hetimet për vëllain e kryeministrit Rama, Olsi Rama. Në përgjigjen e tij, Dumani tha se hetimet lidhur me atë çështje janë mbyllur pasi nuk janë gjetur provat që vërtetojnë përfshirjen e tij në trafikimin e lëndëve narkotike. Balliu: Në këtë sallë me 140 deuterëve është njëri që quhet Taulant Balla, dikur ministër i Brendshëm. Në atë foltore në seancën penale të 4 prillit 2024 ka thënën: Unë e di kush është Tani. Ju a kishit qëllim ta identifikonit personin që kishte 10 vite që ishte…

Read More

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani vijon që të raportojë në Kuvend punën e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2024. Gjatë fjalës së Dumanit teksa po u përgjigjej pyetjeve të deputetëve, ka ndërhyrë ish-kryeministri Sali Berisha. Kryedemokrati u ngrit nga vendi duke kërkuar që Dumani të lexojë pyetjet një për një në mënyrë që t’u përgjigjjet më pas atyre. Nga ana tjetër, reagimit të Berishës i është përgjigjur kryeparlamentari Niko Peleshi, i cili ka kërkuar vijimin e seancës normalisht. Më pas Dumani lexoi pyetjet e deputetit demokrat Luçiano Boçi, mes të cilave ai e pyet se përse kryeministri Edi Rama nuk…

Read More

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani tha gjatë fjalës në Kuvend për punën e SPAK-ut, se nën hetim në vitin 2024 janë vënë 33 ish-zyrtarë të lartë. Për të është rritur numri i dënimeve të formës së prerë. ”Vihet re një rritje e besimit të publikut tek SPAK-u në lidhje me referimet e veprave penale. Për këtë vit shumica e referimeve kanë ardhur nga shtetasit, numri i të cilave zë rreth 37% të totalit. Krahasuar me vitin 2023, numri i procedimeve të nisura nga referimet e ardhura nga shtetasit është rritur në masën rreth 36%. SPAK ka aplikuar…

Read More

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani po raporton në Kuvend mbi punën e kryer gjatë vitit 2024. Në raport, Dumani ka evidentuar problematikat që janë hasur në punën e SPAK, duke vënë theksin në presonin nga krimi i organizuar, politika dhe media, gjë që sipas tij ndikon në efektivitetin e hetimeve. Ai ka shtuar se nuk janë adresuar ende problematikat mbi statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre dhe faktin që vazhdon dhe mbetet problematike çështja e mos ekstradimit të shtetasve shqiptarë të lokalizuar apo arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, siç është argumentuar në raportin vjetor…

Read More