Author: tirana

Në Tiranë ”Nata e Bardhë” po festohet me një koncert të madh në sheshin ”Skëndërbej”. Era Istrefi, Kida, Soni Malaj, Majk, Lumi B po elektrizojnë vendin. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Tirana do të pushtohet nga atmosfera festive. ”Tirana sot, ku emrat më të njohur të muzikës po performojnë në Sheshin Skënderbej, duke sjellë atmosferë feste dhe energji fantastike për qytetin”,-shkruan Rama. View this post on Instagram A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Read More

Alketa Vejsiu është shprehur për ”Big Brother Kosova Vip 4”, se nuk shet gjithmonë vetëm seksi dhe vulgariteti, ndaj ajo këmbëngul te rritja e nivelit të personazheve dhe narrativës. Megjithatë, moderatorja nuk i futi të gjithë në një thes, duke u shprehur se ka dhe personazhe që i pëlqejnë aty brenda. “Do ta prezantoja mirë, do ta ngrija nivelin, sepse te Big-u i Kosovës, me ç’shoh në rrjetet sociale, është tejkaluar çdo limit etik. Nuk jam për porno në mes të ditës, kurrsesi. Shoh skena që të krijojnë bezdi, diskomfort. Shtysa kryesore është “seksi shet”. S’do shisja gjithçka për suksesin…

Read More

Policia Kufitare në Kakavijë bën me dije se sipas informacionit të marrë nga homologët grekë, më 30 nëntor 2025, nga ora 18:00 deri në 22:00 (ora greke), aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të jetë i bllokuar për shkak të një proteste që do të zhvillohet nga fermerët helenë. Gjatë kësaj periudhe do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore, ndërsa të gjitha mjetet e tjera do të duhet të ndalojnë ose të planifikojnë lëvizjen në orare të ndryshme. Policia Kufitare e Kakavijës u kërkon udhëtarëve mirëkuptim dhe i sugjeron qytetarët të planifikojnë udhëtimet në orare alternative, për të shmangur…

Read More

Një seri sulmesh me dronë detarë ka goditur dy anije cisternë që transportojnë naftë pranë brigjeve të Turqisë në Detin e Zi, të dyja të lidhura me të ashtuquajturën “flota ruse në hije” dhe të vendosura nën sanksione perëndimore për transportimin e naftës ruse pavarësisht embargos që pasoi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022. Sulmet e kryera brenda 24 orëve, kanë ngritur shqetësime serioze për sigurinë detare në rajon dhe për rritjen e tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës. Çisterna Virat, e cila lundron nën flamurin e Gambias dhe besohet të jetë pjesë e flotës së fshehtë të transportit të naftës…

Read More

Monaco realizoi një paraqitje të shkëlqyer dhe mposhti 1-0 kampionët në fuqi të Paris Saint-Germain, duke i dhënë fund serisë prej tri humbjesh radhazi në Ligue 1. Edhe pse të dy ekipet vinin nga rezultate të ndryshme në Champions League, Monaco barazim me Pafos, PSG fitore spektakolare 5-3 ndaj Tottenhamit, ishte skuadra vendase ajo që e nisi më mirë ndeshjen. Mohammed Salisu rrezikoi i pari me një goditje volej të ndalur nga Chevalier, ndërsa PSG mori më vonë kontrollin e lojës dhe krijoi raste me Vitinha-n, por Hradecky ishte i pakalueshëm në portën e Monaco-s. Minamino iu afrua golit, ndërkohë…

Read More

Momente interesante po ndodhin mes Londrimit dhe Klodit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Të dy banorët kanë nisur të shprehin vlerësimin për njëri-tjetrin në mënyra të sinqerta dhe miqësore, duke kapur vëmendjen e shikuesve. Gjatë një bisede të fundit, Londrimi i drejtohet Klodit dhe i thotë: “I ke sytë të kafkë?”. Klodi përgjigjet: “Jo, janë si ngjyrë lajthie”. “Shumë i ke të bukur”, shton Londrimi, duke theksuar sa tërheqëse janë për të. Klodi shprehet se kjo ngjyrë është shumë e rrallë dhe se nën rrezet e diellit syrit i tij marrin nuanca të gjelbërta, duke i dhënë një…

Read More

Flamurtari dhe Vora barazuan 1-1 mes tyre, në duelin e fundit për javën e 13-të të Superiores. Vlonjatët e nisën mirë ndeshjen, duke kaluar të parët në avantazh me golin e shënuar nga Todoroski në minutën e 34-t. Reagimi i miqve ishte i shpejtë, me Kasallën që vendosi baraspeshën në minutën e 40-të. Në fraksionin e dytë, Flamurtari ishte më kërkues për golin e fitores, por dështoi në tentativat drejt portës. Dy ekipet u detyruan të ndajnë nga një pikë. Me këtë barazim, Flamurtari mban vendin e parafundit me 10 pikë, ndërsa Vora renditet në vendin e gjashtë me 5…

Read More

Nën Kalanë e Argjirosë, Gjirokastra u vesh me drita dhe flamuj kuqezi për të përkujtuar Festat e Nëntorit, duke krijuar një atmosferë festive dhe krenarie kombëtare. Festimet e këtij viti u zhvilluan në të gjitha qytetet e vendit, me drita, flamuj e dekorime kuqezi, koncerte, aktivitete kulturore dhe programet e nxënësve që sollën artin dhe traditën shqiptare në qendër të vëmendjes. Kryeministri Edi Rama postoi nga Gjirokastra, duke ndarë emocionet e kësaj dite të veçantë. ”Nën Kalanë e Argjirosë, Gjirokastra është veshur kuqezi”. Ky moment simbolizon jo vetëm festimin e 28 dhe 29 Nëntorit, por edhe sakrificën dhe heroizmin e…

Read More

Sunderland realizoi një përmbysje spektakolare në “Stadium of Light”, duke mposhtur Bournemouth-in 3-2 dhe duke ruajtur rekordin e pamposhtur në shtëpi këtë sezon në Premier League. Ndeshja nisi me ritëm të lartë. Talbi rrezikoi për vendasit pas vetëm 60 sekondash, por Bournemouth-i goditi i pari në minutën e 7-të: Semenyo harkoi në zonë, Evanilson goditi shtyllën dhe Amine Adli, i pari te topi, shënoi për 0-1. Miqtë dyfishuan me një supergol nga Tyler Adams, i cili përfitoi nga një top i lirë në mesfushë dhe lobi portierin Roefs nga distanca. Sunderland-i reagoi pas gjysmës së parë të pjesës së parë.…

Read More

Kofi Kwao i Metz i mërzitur që nuk ishte titullar në ndeshjen kundër Rennes, refuzoi të merrte pjesë në nxemje. Ai u pa i ulur mbi një top. Skena e pabesueshme u bë virale, me trajnerin që deklaroi se e kupton zhgënjimin e tij. Anëtarët e stafit u përpoqën ta bindnin, por Kofi dukej i sigurt në lëvizje. Ai madje pati një diskutim të nxehtë me një nga anëtarët më me përvojë të stafit të trajnerëve, por pa sukses. Le Mignan, i cili zgjodhi Tsitaishvilin si mbrojtës të djathtë në vend të Kofit, u përpoq ta minimizonte incidentin pas ndeshjes.…

Read More

Barcelona ka marrë 3 pikë në shtëpi, teksa mundi 3-1 Alaves. Ibanez shënoi në minutën e parë, pas një rrëmuje. Te Alaves nuk do rezistonin gjashtë, pasi i zakonshmi Yamal dhe Olmo kthyen gjithçka në favor të katalanasve. Olmo kompletoi dopietën, në fund të sfidës. Ekipi i Flick kryeson me 34 pikë, 2 pikë më shumë se Real Madrid i vendit të dytë. Takimi tjetër për Barcelonën është ndaj Atleticos.

Read More

Jetmir Kanani, një ndër talentet e zbuluar si fillim në X-Factor ka folur për jetën e tij artistike. Teksa shprehte mirënjohjen për emrat që e kanë ndihmuar në hapat e tij të parë në muzikë Jetmiri ose Jet, sikurse njihet tashmë ka zbuluar se ka qenë Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu ato që e kanë suportuar në garën e tij. Gjatë bisedës në studion e “Pa Filtra”, u tha se ishte pikërisht Vera Grabocka që emri i tij Jetmir, krijoi emrin artistik për këngëtarin, duke e “pagëzuar” si Jet-i. Jeti: X- Factor dmth kur kam filluar kam pasur edhe probleme…

Read More