Author: tirana

Gjykata e Lartë ka rikthyer sot, 1 dhjetor, për rishqyrtim në Gjykatën e Posaçme të Apelit (GJKKO) çështjen e tre ish-gjyqtarëve Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini. Në shkurt të vitit 2019, treshja e Apelit vendosën të pranonin procedurën e gjykimit të shkurtuar dhe ta dënonin Dritan Dajtin me 25 vite burg duke rrëzuar kështu Shkallën e Parë. Ky vendim u pasua me reagime të ashpra, edhe nga qeveria e asaj kohe, aq sa u kërkua që ata t’i nënshtroheshin një procesi disiplinor në Këshillin e Lartë Gjyqësor. U urdhërua edhe kontroll i banesave të tyre, por nuk u gjet…

Read More

Në fshatin Shpërdhet në Mamurras, aty ku prej një jave si pasojë e prurjeve të mëdha të fshatit Droje, rruga kryesore e fshatit u mor përpara duke lënë të izoluar rreth 300 familje. Puna po vijon në shtratin e lumit për të bërë të mundur hapjen e rrugës dhe aksesin për banorët. Gjatë rrugës për në fshat takuam edhe një nxënëse e cila tregoi se nuk ka shkuar në shkollë, ndërsa sot i është dashur rreth 20 minuta rrugë. Teksa punimet po vijojnë, banorët apelojnë për një investim më të madh dhe të qëndrueshëm, pasi sa herë ka reshje shiu…

Read More

Lara Colturi arriti të ngjitej për herë të tretë në podium në këtë sezon të Kupës së Botës, pasi u rendit e treta në garën e slalomit të zhvilluar të dielën në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Skiatorja e Shqipërisë u vendos pas amerikanes Mikaela Shiffrin dhe gjermanes Lena Duerr në etapën e radhës, e mbajtur në Copper Mountain. Pas garës, 19-vjeçarja tha se ishte një luftë e fortë sportive. “Ishte një ditë e vështirë. Ishte një luftë sportive. Të them të drejtën, nuk e prisja të shkoja në podium, por jam e kënaqur dhe dua të vijoj…

Read More

Vihen në pranga 7 drejtues automjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe një drejtues mjeti për posedim të lëndëve narkotike. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar monitorimet në të gjitha akset rrugore të qarkut Durrës, me qëllim parandalimin e ngjarjeve me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, si dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit. Si rezultat i monitorimeve, gjatë 72 orëve të fundit, janë vënë në pranga 7 drejtues automjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe një drejtues mjeti për posedim të lëndëve narkotike, konkretisht: U vunë në pranga për drejtim…

Read More

Prej ditës së diel, një rrugë në qytetin Nju-Jork në SHBA, mban emrin e shqiptarit të madh, Isa Boletini. Rruga e cila ndodhet në Staten Island është emëruar falë kontributit të komunitetit shqiptar të Nju-Jorkut për të lartësuar figurën e heroit kombëtar, një prej firmëtarëve dhe kontribuuesve kryesorë të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane\. Lajmin e kishte konfirmuar edhe pasardhësi i Isa Boletinit, Gazmendi, i cili tha se rruga do të ishte përballë asaj të quajtur “Ismail Qemali”. I pranishëm në ceremoni ishte edhe kryetari i Mitrovicës, Faton Peci. “Ky moment shënon jo vetëm respektin ndaj një…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga puna në Impiantin e Përpunimit të Mbetjeve në Tiranë. Kreu i qeverisë thotë se falë investimeve po rikualifikohet edhe i gjithë peizazhi përreth, ndërsa synimi mbetet rritja e sasisë së mbetjeve të rikuperuara dhe të ricikluara, në mënyrë që të ulet volumi që përfundon në landfill. Punimet janë inspektuar nga ministri i Mjedisit, Sofjan Japupaj. “Në Impiantin e Përpunimit të Mbetjeve në Tiranë, puna vijon pa asnjë ndalesë, ku kryhen të gjitha hallkat e menaxhimit modern të mbetjeve dhe ku, falë investimeve, po rikualifikohet edhe i gjithë peizazhi përreth, ndërsa synimi mbetet rritja…

Read More

Gjatë vitit që po lëmë pas, në Shqipëri janë diagnostikuar 125 raste të reja më HIV-AIDS, duke e çuar totalin në 1 mijë e 973 të tilla që nga viti 1993. Këto shifra janë publikuar sot nga Instituti i Shëndetit publik në Ditën Botërore të Luftës Kundër HIV-AIDS/it. Sipas të dhënave të ISHP-së, prevalenca kombëtare është 0.08%, ndërsa incidenca 5.3 për 100 mijë banorë. Transmetimi kryesor është seksual me 72.6% nga heteroseksualë, ndërsa transmetimi nga meshkujt që kryejnë seks me meshkuj është 23.4% dhe transmetimi nga nëna tek fëmija është 2.4%. Meshkujt përbëjnë 73% të rasteve, kurse femrat 27% .…

Read More

Ukraina ka zhvilluar robotin tokësor Contra-drone NEO, një mjet me rrota i pajisur me sistem të zgjeruar të luftës elektronike, për të mbrojtur pozicionet dhe njësitë ushtarake nga dronët. Sipas projektit të mbrojtjes Oboronka, roboti përmban një modul 10-kanalësh EW që neutralizon dronët FPV dhe Mavic. Ai ka dy antena: një në formë kupole që funksionon në të gjitha drejtimet dhe një antenë drejtuese më të fuqishme, për objektiva specifikë. Contra-drone NEO mbart deri në 300 kg, lëviz deri në 30 km dhe arrin shpejtësi 15 km/h. Ai është i pajisur me goma të pathyeshme që përballojnë shpërthimin e minave…

Read More

Dalin pamjet e automjetit të djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka (alias Mëhalla), mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Makina tip “Audi”, e shkrumbuar plotësisht, është gjetur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, para kthesave të Murrashit. Dyshohet se në këtë vrasje të jenë përfshirë dy persona.

Read More

Katastrofa të mëdha natyrore kanë goditur disa vende aziatike, duke shkaktuar më shumë se 1,000 viktima dhe qindra të zhdukur. Sri Lanka, Indonezia, Tajlanda dhe Malajzia po përballen me përmbytjet më të rënda të viteve të fundit, teksa autoritetet dhe ushtria janë mobilizuar për operacione shpëtimi dhe ndihme emergjente. Në Indonezi, ku më shumë se 500 persona kanë humbur jetën dhe po aq rezultojnë të zhdukur, presidenti Prabowo Subianto vizitoi zonat më të goditura në Sumatrën Veriore. Ai deklaroi se prioritet është “dërgimi i menjëhershëm i ndihmës së nevojshme”, ndërsa në terren janë vendosur avionë, helikopterë dhe tre anije luftarake për të…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Elbasan, ku u ekzekutua një person. Viktima u identifikua si biznesmeni Edmond Hyka, i njohur edhe si Mondi Mëhalla, personi që shihni në foto. Ai u qëllua menjëherë pasi doli nga biznesi i tij dhe u fut në makinë, aty ku u ekzekutua me dy plumba. Automjeti i ekzekutuesve ishte një Audi ngjyrë e zezë dhe dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Sipas informacioneve, 43-vjeçari që ngeli viktimë këtë mbrëmje kishte precedent penal në fushën e narkotikëve.

Read More