Author: tirana

Një vezë e rrallë Fabergé prej kristali e diamanti, e prodhuar për familjen e carit rus para se të rrëzohej nga revolucioni, po del në ankand dhe vlerësohet më shumë se 26 milionë dollarë. Shtëpia Christie’s e ankandeve thotë se Veza e Dimrit është një nga shtatë vezët më të kushtueshme në duart e koleksionistëve. Ajo do të shitet në Londër të martën. Veza me përmasa 10 centimetra është prodhuar nga një gur kristali i gdhendur hollë, i mbuluar me motive si flokë dëbore të zbukuruara me platin dhe 4,500 diamantë të vegjël. Kur hapet, shfaqet një shportë e vogël…

Read More

Nga dita e sotme, 1 dhjetor 2025, pensionistët do të mund të tërheqin bonusin e fundvitit. Edhe pse është ditë pushimi zyrtar, zyrat e postës do të jenë të hapura. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, bonusin prej 15 mijë lekësh do ta përfitojnë mbi 540 mijë persona, si të moshuarit që marrin deri në 20 mijë lekë pension, pensionet e invaliditetit, pensionet familjare dhe sociale, si dhe disa kategori të tjera pensionistësh. Ndërsa bonusin prej 10 mijë lekësh do ta përfitojnë mbi 221 mijë individë, si personat që marrin pension mbi 20 mijë lekë, personat që marrin pension të parakohshëm,…

Read More

Kredia për shtëpi ka vazhduar rritjen edhe për tetorin, duke konfirmuar një ndjeshmëri të ulët ndaj masave kufizuese të aplikuara nga Banka e Shqipërisë. Statistikat e Bankës Qendrore tregojnë se në muajin tetor, sektori bankar dha gjithsej rreth 4.7 miliardë lekë kredi të re për blerjen e banesave, me një rritje prej 35% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar. Në periudhën korrik-tetor, që përkon me hyrjen në fuqi të masave kufizuese të Bankës së Shqipërisë, kredia e re për shtëpi ka arritur në 18.5 miliardë lekë, në rritje me gati 23% krahasuar me të njëtën periudhë të vitit 2024.…

Read More

Një autobus “Green Line” i linjës Astir-Qendër është aksidentuar mbrëmjen e sotme pasi ka devijuar për të mos përplasur një vajzë që i ka dalë para me biçikletë. Autobusi është përplasur fort me një pemë, si dhe ka marrë përpara një makinë të parkuar, duke e nxjerrë në trotuar. Mësohet se çiklistja është dërguar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Read More

Donald Trump deklaroi të dielën se ekziston një “shans i mirë” për arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, pas raundit të fundit të negociatave mes SHBA-së dhe delegacionit ukrainas në Florida. Komentet e tij vijnë ndërsa i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, përgatitet të udhëtojë drejt Moskës për bisedime të mëtejshme. Sipas palëve, diskutimet maratonë në Florida janë cilësuar “produktive”, megjithëse sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, theksoi se “duhet ende shumë punë” përpara se të arrihet një dakordësi. Një burim nga delegacioni ukrainas i përshkroi bisedimet si “jo të lehta”. Vizita e Witkoff-it…

Read More

Çmimet e kafesë dhe kakaos po rriten me ritme të shpejta dhe dalëngadalë po e nxjerrin vendin tonë nga lista e destinacioneve me kosto të ulët, si për vendasit ashtu edhe për turistët. Të dhënat e INSTAT tregojnë se çmimet e kafesë, çajit dhe erëzave u rritën me 7.1% në tetor 2025, krahasuar me tetorin e vitit 2024. Kjo ishte rritja më e fortë ndër të gjitha grupet e mallrave të konsumit bazë që merren në konsideratë për matjen e inflacionit. Arsyet lidhen me disa faktorë të brendshëm dhe të jashtëm. Faktorët kryesorë janë çmimet e larta të kafesë dhe…

Read More

Edmond Mahalla është biznesmeni i cili u ekzekutua mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Elbasanit. Sipas informacioneve, Mahalla është ekzekutuar në biznesin e tij, në Unazën jugore të qytetit për arsye ende të paqarta. Nuk dihet ende kush janë autorët. Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolle në të gjitha akset.

Read More

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për podcastin “Flasim”, reagoi për herë të parë ndaj pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, me vendim të GJKKO-s. Rama e cilësoi veprimin si një “absurditet të rrezikshëm”, duke theksuar se gjykatat nuk kanë kompetencë të ndërhyjnë në përbërjen e ekzekutivit. Ai tha se pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe iu referua qëndrimeve të Komisionit të Venecias dhe Gjykatës së Strasburgut, të cilat sipas tij e konsiderojnë të papranueshëm pezullimin e një ministri nga gjyqësori, pasi cenon balancën e pushteteve dhe krijon rrezik për destabilitet institucional.

Read More

Më 27 shtator, Gjesti u pa për herë të fundit në publik, në varrimin e vëllait të tij, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident. Që prej atij momenti, artisti është zhdukur nga çdo hapësirë publike dhe digjitale, duke krijuar një heshtje që është ndjerë shumë më e rëndë se mungesat e zakonshme të yjeve të muzikës. E vetmja fjali që ka qarkulluar rreth gjendjes së tij erdhi nga miku dhe DJ i tij, Gimbo, i cili tha se Gjesti “është më mirë”. Nuk ka pasur shfaqje të paparacëve, postime në Instagram, apo shenja aktiviteti. Për dy muaj, artisti…

Read More

Bashkimi Evropian ka mirëpritur me ngrohtësi raportin e ambasadorit Michel Tarran para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së dhe ka falënderuar për detajet e tija të plota lidhur me aktivitetet e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Në një kontekst të sfiduar gjeopolitik, i shënuar nga lufta e vazhdueshme e Rusisë kundër Ukrainës, Bashkimi Evropian thekson se OSBE-ja dhe operacionet e saj në terren mbeten element kyç për promovimin dhe ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në të gjithë zonën e OSBE-së. Për këtë arsye, BE-ja vlerëson angazhimin strategjik të Shqipërisë për të mbrojtur vlerat e përbashkëta evropiane, duke përfshirë harmonizimin e plotë…

Read More

Për rastin e Oroshit, ku u arrestuan Julian Cumraku dhe Erzen Uka pasi kërcënuan forcat e RENEA-s se do të qëllonin me armë, imami Ylli Gurra ngriti alarmin se ka disa xhami në vendin tonë, që janë kthyer në filiza të ekstremistëve. Sipas Gurrës një ndër këto xhami problematike ndodhet brenda Unazës së Tiranës dhe ai akuzoi Komunitetin Mysliman se nuk bëri mjaftueshëm për të rikthyer rendin brenda këtij objekti kulti, duke emëruar nja hoxhë apo imam. Duke shpjeguar rastin e Xhamisë së Mëzezit ku në 2014 mësyn forcat e sigurisë dhe të SHISH pas dyshimeve për esktremizëm, Gurra nënvizoi…

Read More