Artistja e re shqiptare Adela Osmani e cila pikturon vetëm me duar ka përjetuar një moment të rrallë në New York, ku pikturat e saj u bënë pjesë e një set-i fotografik me ikonën botërore Maye Musk supermodele, autore dhe simbol i reziliencës moderne. Adela e dinte që arti i saj do të shoqëronte këtë set të rëndësishëm, dhe vetëm kjo e mbushi me emocion të skajshëm dhe nderim të veçantë. Supriza më e madhe ndodhi kur ajo zbuloi se fotografitë do të realizoheshin në studion e Fadil Berishës, një prej figurave më të shquara të artit dhe ambasador i…
Author: tirana
Kreu i prupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka përgënjeshtruar Sali Berishën, duke thënë se ka shpërndarë informacion të pasaktë për të justifikuar pezullimin e ministrave në vende të tjera të Europës, pasi kreu i PD, Sali Berisha publikoi një listë me emra të ministrave që janë pezulluar gjatë hetimeve në vendet e BE. Në disa raste të cituara prej tij Berishës të cilit Balla i referohet me ‘Bufi i Kënestës’, zyrtarët e përmendur nuk kanë qenë më ministra në momentin e vendosjes së masave, ndërsa në raste të tjera nuk ka pasur kurrë pezullim detyre, por dorëheqje. Postimi i…
Dy qytetarë viktima dhe 7 të plagosur, mes të dëmtuarve edhe një i mitur 12-vjecar i cili i mori makinën babait, ky është bilanci tragjik i aksidenteve nga mbrëmja e së dielës deri në orët e para të mëngjesit të së hënës në vendin tonë. Në Tiranë rreth orës 10 të mbrëmjes të së dielës, një 18-vjeçare që po lëvizte me biçikletën në rrugën e Kavajës te kryqëzimi te “pallati me shigjeta” shpëtoi mrekullisht teksa u përplas nga autobusi i linjës së Astirit. Pamjet u bënë virale në rrjetet sociale, ku duket momenti që autobusi pasi kalon semaforin në limitet…
Futbolli modern po ndryshon me shpejtësi, nga organizimi i klubeve, te infrastruktura dhe mënyrat si fuqizohen talentet e rinj. Pikërisht me këtë vizion zhvillimi, Presidenti i FSHF-së dhe Zv.Presidenti i UEFA-s, Armand Duka, vizitoi Tetovën për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi që synojnë një nivel të ri profesionalizmi në futbollin e rajonit. Presidenti Duka u prit nga Kryetari i Komunës Tetovë, Bilall Kasami, ndërsa në takim morën pjesë edhe Drejtori Administrativ i FSHF-së, Aldi Topçiu, si dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Masar Omeragic, dhe Presidenti i FC Shkëndija, Lazim Destani. Gjatë vizitës, Presidenti Duka…
Shpat Kasapi u përcoll drejt banesës së fundit të dielën e 30 dhjetorit, dhe familja e tij ka bërë një njoftim prekës për të gjithë dashamirët e muzikës së tij dhe publikun e gjerë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, familja fton njerëzit t’i bashkohen të pames në nderim të figurës së Shpatit. Pamja do të mbahen sot, nesër dhe pasnesër nga ora 10:00 deri në 19:00, në Shkup. Mesazhi i familjes ka qenë veçanërisht emocional. “Të nderuar miq, familjarë dhe dashamirës të muzikës së krijimtarisë së Shpatit. Të qoftë dheu i lehtë Shpati jonë, nuk të themi Lamtumirë asnjëherë,…
Duke ndarë një fotografi nga një dyqan veshjesh urbane dhe duke e shoqëruar atë me shënimin “Ngoje i pari”, këngëtari Yll Limani në fakt po i ftonte ndjekësit të klikojnë linkun e bashkëngjitur, i cili çon në TikTok. Aty, artisti ka publikuar një pjesë të shkurtër të këngës së tij më të re, “Era”. Publikimi i fragmentit vetëm pak sekonda të një refreni të paplotë ka mjaftuar për të ringjallur diskutimet që prej ditësh qarkullojnë rreth Yll Limanit. Fansat, të cilët prej mëngjesit janë angazhuar në interpretimin e përgjigjeve të tij ironike dhe të paqarta në lojën TSN, po e…
Këtë të hënë kreu i PD-së, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama i bëri presion Kushtetueses për çështjen ndaj Belinda Ballukut, por kreu i qeverisë thotë se ankimimi është bërë për parimin e moscënimit të balancës mes pushteteve. Rama thotë se nuk po bën presion dhe se e ka ankimuar vendimin e GJKKO-së si kryeministër. Sipas tij, nëse pezullimi i një ministri nga një prokuror e gjyqtar do të legjitimohej si e drejtë për drejtësinë, do ishte precedent kërcënues. “Presion gjykatës? Kryeministri nuk duhet të flas për një proces gjyqësor. Me një pjesë nuk jemi kuptuar. Prandaj jam këtu…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbërriti këtë të hënë në Elize për vizitën e planifikuar në Francë, të dhjetën që nga shpërthimi i luftës me Rusinë në vitin 2022. Volodymyr Zelensky dhe Emmanuel Macron, sot së bashku në Paris, synojnë të zhvillojnë një bisedë telefonike me kryeministrin britanik Keir Starmer, si dhe me drejtuesit e BE-së dhe liderë të tjerë evropianë. Lajmi raportohet nga media ukrainase Suspilne.
Nga sot 1 dhjetor 2025, pensionistët do të mund të tërheqin bonusin e fundvitit. Edhe pse është ditë pushimi zyrtar, zyrat e postës do të jenë të hapura. Bonusi i fundvitit mund të tërhiqet gjatë gjithë muajit dhjetor, ndërsa për ata që e kanë të pamundur gjatë kësaj periudhe, afati për tërheqje është deri më 30 qershor 2026. Bonusin prej 15 mijë lekësh do ta përfitojnë mbi 540 mijë persona. Të moshuarit që marrin deri në 20 mijë lekë pension, pensionet e invaliditetit, përfituesit e pagesës mujore familjare dhe sociale, si dhe disa kategori të tjera si ata që gëzojnë…
Një 48-vjecar nga Tepelena, i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për “trafik të lëndëve narkotike”, është arrestuar nga policia greke në Aeroportin “Eleftheros Venizelos” të Athinës. Ardian Gerbi nga Bënça e Tepelenës, është ndaluar mesditën e 29 nëntorit, por policia greke e ka bërë vetëm sot të ditur lajmin. Sipas policisë greke, Gërbi rezulton se në vitin 2008, i ka shitur një tjetër personi 3 kg marijuanë dhe 290 gram kokainë. Ardian Gërbi rezulton i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg. Ndaj tij kanë nisur procedurat e ekstradimit drejt Shqipërisë.
Kosova mban zgjedhjet e jashtëzakonshme më datë 28 dhjetor 2025. Dje, ishte afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve. Lëvizja Vetëvendosje do të shkojë në koalicion në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa PDK e LDK janë regjistruar si subjekte politike më vete. “Pas përfundimit të afatit për deklarimin e koalicionit të partive politike, kemi pasqyrën e qartë. Janë regjistruar në total 23 subjekte politike. Tre janë koalicione, 17 janë parti politike, dy janë iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur. Vetëvendosje është regjistruar si koalicion me Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane. Kjo do të thotë që ka marrë tri parti…
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar sot, 1 dhjetor, pagat indikative (orientuese) për sektorin e ndërtimit. Përmes një postimi në faqen zyrtare, u bëhet apel tatimpaguesve që të sigurojnë deklarimin korrekt të pagave, për të shmangur kontrollet e thelluara dhe masat administrative që parashikon ligji. “Në kuadër të planit sektorial të ndërtimit dhe për të luftuar informalitetin në pagat e punonjësve, fokusi i Administratës Tatimore nga dhjetori 2025 e në vijim do të jetë ndërtimi, kryesisht në: Subjektet që deklarojnë paga më të ulëta se pagat indikative të publikuara nga Tatimet dhe subjektet kur ndryshimi i profesionit përdoret për…