Deputeti i PD-së, Ivi Kaso në fjalën e mbajtur në Foltoren e PD para Kryeministrisë, tha se Rama duke mos shkarkuar Ballukun po mbron veten e tij. Sipas Kasos, kryeministri Edi Rama i druhet përballjes me drejtësinë pasi do t’i duhet të japë llogari për shumë çështje të tjera për të cilët vartësit e tij tashmë janë nën hetim apo të izoluar. ”Së pari në asnjë vend s’ka ndodhur që zv.kryeministri të jetë i pandehur dhe të merret në mbrojtje nga shefi kryeministër. Ai ose jep dorëheqjen ose shkarkohet. Duhet ta kemi të qartë se me refuzimin e tij për…
Author: tirana
Ogerta Manastirliu së bashku me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dhe deputetët e Tiranës, zhvilluan një dëgjesë publike me banorët e Njësisë 7 dhe 10 në Tiranë, ku prezantoi prioritetet e Buxhetit 2026 dhe investimet që do të prekin drejtpërdrejt komunitetin. Gjatë takimit, Manastirliu u fokusua te projektet kryesore në arsim, rindërtimi dhe zgjerimi i infrastrukturës shkollore, si dhe te programet e reja që do të mbështeten nga buxheti i vitit të ardhshëm, përfshirë ushqimin në shkolla dhe programet pas shkollore. “Jemi këtu për të diskutuar politikat dhe programet me Buxhetin 2026. Dua të ndalem te çerdhet, kopshtet…
Pas “kafes” që duket që trazoi selinë blu, Ervin Salianji është paraqitur në protestën e thirrur nga Sali Berisha mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë. Disa ditë më parë, Salianji organizoi një takim me figura të rëndësishme të PD, përfshirë fitues të Primareve dhe kandidatë për deputetë që morën numër të konsiderueshëm votash por nuk arritën të fitonin mandatin më 11 maj.
Edhe këtë të hënë, PD po mban tubimin e radhës të ”Foltores” kundër qeverisë ”Rama 4”. Para godinës së Kryeministrisë janë vendosur figura të improvizuara të ish-zyrtarëve të PS të dënuar me burg, siç janë Erion Veliaj, Vangjush Dakon, apo ish-deputetët Alqi Bllako, Ilir Beqaj. Ajo çfarë bie në sy, është që funksionarët e lartë të PS shihen të veshur me uniformat e burgut.
Këtë të hënë klubi i Futbollit Tirana ka njoftuar zyrtarisht afrimin e Basilio Ndong, një mbrojtës krahu me përvojë në Europë dhe mbi 50 paraqitje me përfaqësuesen e tij. Lojtari u prezantua dje nga drejtori sportiv Omer Bunjaku dhe konsiderohet një përforcim strategjik për skuadrën bardheblu në vazhdimin e sezonit aktual. Klubi i uroi Ndong mirëseardhjen dhe shumë suksese me fanellën e KF Tiranës, duke shpresuar që përvoja e tij të ndihmojë skuadrën në arritjen e objektivave të sezonit.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një takim në Konispol së bashku me Kryetarin e Bashkisë, Ergest Dule, me fermerët dhe grumbulluesit. Në fokus të takimit ishte adresimi i shqetësimeve të ngritura në fillim të këtij sezoni, mbi përdorimin e pesticideve në mandarinë. Analizat nga laboratorë të certifikuar, brenda dhe jashtë vendit, konfirmojnë se nuk ka përdorim të pesticideve të palejuara, duke garantuar cilësinë e prodhimit tonë Made in Albania. ”Gjatë bisedës theksova se kjo situatë lidhet edhe me dinamika më të gjera të tregut ndërkombëtar, të ngjashme me ato që po përjetojnë edhe disa vende të…
Partizani është kthyer në rival të preferuar për Bylisin, që nga edicioni i kaluar. Si me asnjë kundërshtar tjetër në vitet e fundit, Partizani e shikon veten me katër humbje radhazi në përballjet direkte me Bylisin. Pas sfidës me Dinamon, u vu re që Bylisi e kaloi menjëherë vëmendjen te takimi me Partizanin. Për këtë mund të thuhet se Bylisi është sërish gati për një përballje të rëndësishme për mbijetesën. Pikët e grumbulluara me Partizanin ishin faktor i rëndësishëm, që Bylisi në siguronte mbijetesën në edicionin e kaluar. Fakt është se tashmë numëron tri fitore, po aq sa Partizani, dhe…
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu u rikthye këtë të hënë në Farkë, një nga zonat ku prej tre javësh po zhvillohet operacioni i gjerë për verifikimin e lejeve të ndërtimit dhe standardeve të sigurisë në terren. Ajo deklaroi se ky një është proces i strukturuar, afatgjatë, që po jep një panoramë të qartë të situatës ndërtimore. Sipas të dhënave të deritanishme, 26 komplekse rezidenciale, me 581vila dhe godina kolektive, janë inspektuar deri sot. Nga kontrolli janë konstatuar rreth 4.500 m² shtesa pa leje, ku gjysma e sipërfaqes është prishur menjëherë nga vetë ndërtuesit, ndërsa pjesa tjetër po vlerësohet…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, thotë se ai dhe homologu francez Emmanuel Macron diskutuan për përfundimin e luftës në Ukrainë gjatë bisedimeve të sotme në Paris. Sipas mediave të huaja, ukrainasi tha në mediat sociale se bisedimet zgjatën “disa orë” dhe se të dy udhëheqësit “arritën të vlerësonin shumë detaje”. “Vëmendja më e madhe iu kushtua diskutimeve rreth përfundimit të luftës dhe garancive të sigurisë”, tha Zelensky. “Paqja duhet të bëhet vërtet e besueshme. Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi ai më tej. Zelenskyy dhe Macron do të japin deklarata më pas jashtë Pallatit Elysee…
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku propozon ndryshime në Kodin Penal, që prek veprën penale të goditjes për shkak të detyrës, dhe kanosjes për të njëjtat motive, duke propozuar dënim të autorëve nga 1 deri në 5 vjet. Që një episod të quhet dhunë kundër një punonjësi të medias, duhet që ai të ketë një shenjë dalluese që është i tillë, si një baxhe të varur, apo një mikrofon në dorë, sipas propozimit. Goditja për shkak të detyrës “Kur kjo vepër kryhet kundër gazetarit ose punonjësit të medias, për shkak të ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale në funksion të interesit…
Do të garojë Ilir Alimehmeti përballë Sali Berishës për drejtimin e Partisë Demokratike? Mjeku i njohur shprehet se PD ka mundësi të korrë suksese të mëdha, por duhet riorganizim i lojtarëve në fushën politike. ”Ka këtu procese, hallka procesesh, çdo demokrat mundet të kandidojë, nuk ka asnjë lloj diskutimi, por hallka procesesh. Flitet edhe në nivel grupi, prandaj këto struktura duhen mbledhur, më nivel grupi në flasim për çdo lojtar në pozicionin e vet nëpër fushë. Pozicionet e drejta, se s’mund të marrësh mesfushorin ta fusësh në portë, portierin ta çosh në sulm dhe të pretendosh që skuadra të luftojë.…
Sulmuesi serb do të kthehet në vitin 2026. Ja plani i Spallettit, i cili përfshin edhe Yildizin. “Këputje e shkallës së lartë e kryqëzimit muskulotendinoz të muskulit të gjatë adduktor të majtë.” Ky është rezultati i skanimit MRI (rezonancës) që Dushan Vlahovic iu nënshtrua këtë mëngjes në JMedical. “Konsultime të mëtejshme mjekësore do të jenë të nevojshme për të përcaktuar modalitetet më të përshtatshme të trajtimit”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Juventus. Pas dëmtimit të pësuar të shtunën kundër Cagliarit, sulmuesi serb përballet me një pushim të gjatë, me Juventusin dhe Spallettin që pritet ta humbasin atë për disa…