Author: tirana

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në seancën paraprake të GJKKO ka parashtruar kërkesat e tij. Në një fjalim të gjatë ai është ndalur tek mënyra sesi po trajtohet gjatë seancave, duke kërkuar në radhë të parë që t’i hiqet masa e vendosjes në kafaz. Po ashtu, Erion Veliaj ka kërkuar vënien e plotë dhe të menjëhershme në dispozicion të akteve të dosjes në një formë të lexueshme dhe të aksesueshme, që siç shprehet ai “më mundëson të jem realisht i informuar për akuzën dhe të kem kohën e nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes sime”. Kryebashkiaku kërkon shtyrjen e procedurës, derisa “kjo…

Read More

Dy persona janë arrestuar lidhur me atentatin e së dielës, 30 nëntor, në Elbasan, ku u ekzekutua me tre plumba biznesmeni Edmond Mëhalla. Sipas gazetarit të Klan News, Besar Bajraktaraj, bëhet fjalë për rojen e karburantit (në pronësi të viktimës) i akuzuar për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe ish-ortakun e biznesmenit të ndjerë, shtetasi me inicialet N.GJ, si bashkëpunëtor në vrasje. Në kërkim është shpallur një person tjetër. Ndërkohë, gazetari Fatos Salliu raporton se shtetasi N.GJ. është shoqëruar dje në komisariat, 1 dhjetor. “Ditët e fundit ishte parë duke qarkulluar me makinën që përdorën autorët në ekzekutimin…

Read More

Pika kufitare e Kakavijës do të vijojë të bllokohet për shkak të grevës së fermerët grekë vijojnë grevën. Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 16:00 deri në orën 21:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. “Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të…

Read More

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato iu përgjigj akuzave kryesisht nga opozita, se është ‘i njëanshëm në deklaratat e tij për raportin e progresit, apo për zgjedhjet e 11 majit’. I ftuar ne “Wake Up” në Top Channel, Gonzato tha se kritika nuk e shqetëson, ndërsa për raportin e progesit e cilësoi si busullën e tij. “Akuza është fjalë e fortë, siç e thash më parë kritika nuk më shqetëson, por më bën të reflektoj. Për mua cila është busulla ime, raporti i progresit, jep merita aty ku duhet dhe thekson mangësitë e pengesat që duhen trajtuar. Kjo…

Read More

Për herë të dytë brenda dy javësh dhe të dhjetë që pas fillimit të pushtimit rus, Volodymyr Zelensky u takua me presidentin francez Emmanuel Macron të hënën në Paris. Negociatat për paqen vijojnë, por mbrëmjen e së dielës Putin deklaroi se trupat e tij kishin shtënë në duar Pokrovsk, një qytet strategjik për përparimin e tyre, edhe pse ukrainasit nuk e kanë konfirmuar. Më pas, sipas Kremlinit, “ai kërkoi që ushtarët të pajiseshin me gjithçka kanë nevojë për të kryer operacionet ushtarake gjatë dimrit.” Këto fjalë nuk lënë vend për një armëpushim të afërt, përkundrazi, shkruan Il Corriere della Sera.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot një shërbim të ri digjital për studentët dhe ish-studentët, i cili u mundëson verifikimin online të numrit të matrikullimit përmes platformës e-Albania. Sipas tij, ky shërbim synon të thjeshtojë procedurat dhe të ofrojë akses më të shpejtë në dokumentacionin akademik. “Nga sot, studentët dhe ish-studentët e institucioneve të Arsimit të Lartë aplikojnë online përmes e-Albania për të marrë informacion mbi statusin e numrit të matrikullimit. Shërbimi jep informacion në kohë reale me një nga statuset: aprovuar, në proces ose refuzuar,” thuhet në njoftimin e publikuar nga kryeministri. Shërbimi përfshin të gjithë studentët e regjistruar…

Read More

Emigracioni dhe plakja e popullsisë janë nga plagët më të mëdha që po kalon shoqëria jonë dhe që kërkojnë një angazhim serioz për ta zbutur këtë fenomen. Por anketat tregojnë se edhe ata që provojnë të kthehen nuk e gjejnë veten dhe duan të ikin sërish, pasi vështirësitë janë edhe më të mëdha se para largimit të parë. Anketa e Bankës Qendrore të Austrisë në fund të vitit 2024 vuri në dukje se gjysma e atyre që ishin rikthyer në Shqipëri donin të largoheshin sërish. 30 për qind e tyre që morën pjesë në anketë kishin jetuar jashtë vendit më…

Read More

Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që kanë përfshirë ishullin e madh të Sumatrës në Indonezi ditët e fundit është rritur në 631, teksa mbi 1 milion njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, tha agjencia e katastrofave të vendit. 472 persona të tjerë janë ende të zhdukur dhe 2,600 të tjerë të plagosur në tre provinca të ishullit, në pjesën perëndimore të arkipelagut indonezian, tha agjencia.

Read More

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht në jug të vendit në orët e para të mëngjesit, gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit, reshjet pritet të jenë me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht mesatar. Në lartësinë mbi 800-900 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 1000 metra në juglindje reshje bore me intensitet të ulët. Mjegull/mjegullinë në orët të mëngjesit si dhe në…

Read More

PD u rikthye sërish këtë të hënë para godinës së Kryeministrisë, ku u mbajt tubimi i radhës i ”Foltores nr 2”. Gjatë fjalës së tij në protestë, Sali Berisha deklaroi se opozita nuk do të ndalë tubimet deri në largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ai tha se opozita ka hyrë në një betejë vendimtare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, teksa theksoi se nuk do të hyjë më në zgjedhje me Edi Ramën. ”Kemi hyrë në betejën vendimtare. Me Edi Ramën nuk shkojmë më kurrë në zgjedhje. Zgjedhjet dhe votën nuk ja falim kurrë. Rama do të jetë…

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka pagëzuar këtë mbrëmje rrugën përpara Kryeministrisë si “Sheshi i Lirisë”. Në aktin e tretë të “Foltores 2” që përsëritet çdo të hënë, kreu i demokratëve, u shpreh përpara mbështetësve të tij se mision i madh është largimi i kësaj qeverie që e ka varfëruar vendin, teksa sulmoi kryeministrin se ka marrë në mbrojtje zv.kryeministren Balluku. ”Ky është Sheshi i Lirisë. Ne kemi njohur shumë pushtime, diktatura e mënxyra, por kurrë nuk jemi kthyer 100 vite pas si në këto vite. Nuk kemi humbur 45% të materies kombëtare si këto 10 vite. Asnjëherë nuk jemi…

Read More