Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

BE uron për 113-vjetorin e Pavarësisë, Spiropali: Përkushtimi i Shqipërisë ndaj integrimit është i palëkundur

18:51 / November 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 11 27 at 20.25.52
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të 113-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Delegacioni i BE-së në Tiranë ka përcjellë një urim zyrtar për popullin shqiptar. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Europës, Elisa Spiropali, ka reaguar ndaj urimit të përcjellë. Ajo thekson se përkushtimi i Shqipërisë ndaj integrimit në BE është i palëkundur. ”Është dhe do të mbetet prioriteti ynë kombëtar më i rëndësishëm deri në momentin kur të zëmë vendin tonë të merituar në familjen evropiane”.

Duke reflektuar mbi ecurinë e këtij viti, ministrja theksoi se 2025 ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. ”Viti 2025 ka qenë i shënuar nga progres i fortë dhe domethënës në marrëdhëniet tona, që vijojnë të thellohen gjithnjë e më shumë. Asnjëherë më parë bashkëpunimi ynë nuk ka avancuar me kaq ritëm, koherencë dhe përkushtim të përbashkët, në Shqipëri, në Bruksel dhe në mbarë Evropën”.

Spiropali nënvizoi se ky bashkëpunim pasqyron bindjen e thellë se vendi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një investim strategjik për stabilitetin, paqen dhe kohezionin e kontinentit. ”Ne jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme, udhëheqjen dhe përpjekjet e përbashkëta të Komisionit Evropian, përfshirë Delegacionin e BE-së në Shqipëri, ndërsa hedhim hapat e radhës drejt së ardhmes sonë evropiane”.

BE Elisa Spiropali pavarësia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.