Një në 10 prindër në Mbretërinë e Bashkuar thonë se fëmija i tyre është shantazhuar në internet. Dëmet përfshijnë kërcënime për publikimin e fotove intime, ndërsa organizata bamirëse paralajmëron prindërit të mos ndajnë online foto apo informacione rreth fëmijëve të tyre. Sipas ‘The Guardian’, pothuajse një në 10 prindër në Mbretërinë e Bashkuar raportojnë se fëmija i tyre është shantazhuar në internet, me kërcënime që variojnë nga publikimi i fotove intime deri te zbulimi i detajeve personale. Organizata bamirëse për mbrojtjen e fëmijëve, NSPCC, zbuloi gjithashtu se një në pesë prindër njohin një fëmijë që ka përjetuar shantazh online, ndërsa dy në…
Author: tirana
Krah njëri-tjetrit, nën tingujt e himnit kombëtar, krerët më të lartë të shtetit shqiptar morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit shqiptar me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ceremonia u zhvillua në Monumentin e Pavarësisë në Vlorë. I pari që vendosi kurorë me lule në nderim të Ismail Qemalit ishte kreu i shtetit, Bajram Begaj, që u ndoqën më pas nga kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Niko Peleshi. Në këtë ngjarje të rëndësishme për vendin nuk mungoi as presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. E pranishme ishte edhe kryebashkiakja e re e Vlorës, Bruna Mersini. Nga viti 1912…
Gjykata e Posaçme la në burg policin Igli Haxhiaj. Në një seancë me dyer të mbyllura zhvilluar këtë të premte, 28 nëntor, masa e lëshuar ndaj tij në mungesë u la në fuqi. Hetimet që SPAK-u kreu në bashkëpunim me autoritetet italiane zbuluan se Haxhiaj kishte nxjerrë sekrete hetimore dhe ishte korruptuar nga anëtarë të grupit kriminal gjatë kohës që mbante detyrën te Forcat Operacionale. Në Shqipëri në kuadër të këtij operacioni u arrestuan edhe tre persona të tjerë për llogari të autoriteteve italiane me qëllim ekstradimi. Një hetim 5-vjeçar i kryer nga një skuadër e përbashkët mes SPAK, autoriteteve…
I gjithë territori i Qarkut Kukës gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit në lartësinë mbi 500 m është përfshirë nga reshje bore dhe shiu me intensitet mesatar. Në Valbonë lartësia e borës shkon deri në 10 cm. Mësohet se të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme dhe nuk përbejnë rrezik paso vështirësi për drejtuesit e mjeteve. Në lidhje me furnizimin me energjinë elektrike, vetëm 39 abonentëve të fshatit Llugaj, Nj. Adm. Llugaj bashkia Tropojë kanë probleme.
Qindra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar festat kombëtare. Të ardhur me mjete private, por edhe të organizuar në grupe të mëdha, shumica prej tyre kanë kaluar nëpër Pikën Kufitare të Morinit, e cila sot ka shënuar fluks të lartë udhëtarësh. Qyteti më i preferuar për të festuar mbetet Vlora, por udhëtarët thonë se do të vizitojnë edhe qytete të tjera bregdetare e historike. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në pikën kufitare të Morinit janë futur 64 autobusë, ndërsa në total kanë hyrë 17,789 shtetas dhe 4,651 automjete. Autoritetet kufitare thonë se fluksi është i pritshëm…
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të “pezullojë përgjithmonë emigracionin nga të gjitha vendet e botës së tretë”, një ditë pasi dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan në Washington DC, një ngjarje që është kthyer shpejt në pikë të nxehtë politike, mes fushatës së tij për shtrëngimin e mëtejshëm të politikave të emigracionit. Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se administrata e tij do të “ndalojë çdo përfitim federal për joqytetarët” dhe do të dëbojë “çdo person që nuk është një aset i pastër për Shtetet e Bashkuara”. Sipas ‘Reuters’, nuk është ende e qartë se si…
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka uruar Ditën e Pavarësisë me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai thekson se 28 nëntori është një nga ditët që bashkon të gjithë shqiptarët. “Dokumentet themeluese të shtetit shqiptar mbeten busulla jonë historike, duke na kujtuar se liria dhe shtetësia jonë nisën pikërisht nga këto faqe që i dhanë formë Shqipërisë. Ato shënojnë momentet tona më të rëndësishme identitare dhe ambicien për një Shqipëri të lirë, sovrane dhe europiane. Nderim për themeluesit tanë dhe rrugën shtetformuese që ata shtruan me vizion e guxim”, shkruan Peleshi. 28 nëntori është një ditë e shënuar…
Operacionet e kërkim-shpëtimit në kompleksin e apartamenteve në Hong Kong, i cili u përfshi nga flakët të mërkurën, janë “pothuajse të përfunduara”, thanë zjarrfikësit të premten, ndërsa numri i viktimave u rrit në 94 dhe dhjetëra persona të tjerë vijojnë të rezultojnë të zhdukur. Ekipet e emergjencës po kontrollonin kullat një nga një, në përpjekje për të gjetur ndonjë të mbijetuar pas zjarrit masiv që përfshiu shtatë nga tetë ndërtesat e kompleksit, një prej tragjedive më të rënda të qytetit. Gjatë mëngjesit, familjarë të shumtë mbërritën në qendrën komunitare të Kwong Fuk Estate, pranë Wang Fuk Court, për të identifikuar…
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka uruar shqiptarët për 113-vjetorin e Pavarësisë. Përmes faqes zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit, DASH, Rubio shprehet se vlerëson bashkëpunimin e ngushtë mes Tiranës dhe Uashingtonit. “Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dua të uroj popullin e Shqipërisë ndërsa festoni Ditën e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë, të ndërtuar mbi një angazhim të përbashkët për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë. Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë të ndërsjellë dhe ne mirëpresim investimet në rritje të Shqipërisë në…
Shqipëria feston sot 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Kreyministri Edi Rama uruar këtë ditë feste për të gjithë shqiptarët. “MIRËMËNGJES dhe Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar Kryeministri Rama në Facebook. 28 Nëntori për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen njihet si Dita e Flamurit. Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë.
Shqipëria feston sot 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. 28 Nëntori për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen njihet si Dita e Flamurit. Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë. Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike: Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar. Më 28 Nëntor, Ismail Qemali u shpall kryetar i Kuvendit dhe kryetar i parë i qeverisë së shtetit shqiptar. Pavarësia u…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduar. Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në pjesën më të madhe të territorit me intensitet kryesisht të ulët, në jug reshje shiu me intensitet deri mesatar. Lokalisht në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave. Pas mesditë reshjet e shiut mbeten prezente me intensitet të ulët kryesisht në qendër dhe në jug të vendit. Në zonën e Alpeve dhe në lartësinë…