Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ekspozita ”Besa”, Rama: Zoti bekoftë ata që shpëtuan hebrenjtë dhe Shqipërinë nga turpi!

18:05 / November 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1764259876 edirama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

”Bunk’Art 2” çeli këtë të enjte dyert për ekspozitën ”Besa”, një rrëfim mbi të shkuarën e errët të njerëzimit dhe popullit hebre dhe një krenari për Shqipërinë që nuk mohuan vlerat dhe traditën e nuk u dorëzuan përpara diktaturës apo totalitarizmit.

I ftuar në këtë ekspozitë, kryeministri Edi Rama përmes shkrimeve të historianes dhe filozofes Hannah Arendt dhe të shkuarës së gdhendur në biografinë e Shqipërisë, kujtoi dhe njëherë heroizmat e familjeve të shumta shqiptare, të cilët në kohën më të errët të njerëzimit, u bënë heronjtë më të mëdhenj e atyre që nazizmi kërkonte t’i zhdukte.

”Shqipëria gjatë holokaustit ishte një ndaj atyre të paktëve, jo sepse ishim më të pasur, të fuqishëm apo të sigurtë, por se familjet e zakonshme në shtëpi të zakonshme morën vendime të jashtëzakonshme përballë terrorit. Ato zgjodhën të ishin ata pak njerëz që nuk binden dhe duke vepruar kështu, e ruajtën në një cep të Evropës, humanizmin, njerëzillëkun kur njerëzimi vetë dukej sikur po zhdukej.

Teksa ecim në këtë ekspozitë do të ndeshin fytyra, familje hebre që erdhën në anët tona në dëshpërim dhe familjet shqiptare që i pritën si mysafirë. Duke zbatuar atë që është shkruar në këtë derë, shtëpia e shqiptarit i përket zotit dhe mikut, jo si barrë por si vëllezër.

Edhe pa i parë ende dhomat e ekspozitës, duke ardhur këtu, e di dhe mund ta ndjej që përtej këtyre mureve mund të imagjinojmë dika më të qetë dhe më të thellë, gjestet e përditshme atë të padukshmet dhe të paregjistruara përmes të cilave dhe e mira bëhet banale. Ndarja e bukës, një gotë qumësht, fshehja e një fëmijë hebre apo e një familje të tërë kur ushtarët nazistë kalonin qoftë dhe tek pragu i derës.

Këto veprime të thjeshta nuk ishin politikë, strategji, ishin gjykim moral të njerëzve të zakonshëm , gjykime, ajo çka totalitarizmi përpiqej ta zhdukë. Si kryeministër i Shqipërisë qëndroj sot i përulur përpara guximit të atyre familjeve dhe kam privilegjin të qëndron i përulur në çdo rast përpara atyre familjeve dhe guximit të tyre”,-tha mes të tjerash kreu i qeverisë.

Ekspozita ''Besa'' Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky i përgjigjet Rusisë: Ukraina godet rafinerinë më të madhe dhe kryesore të naftës

22:37 / July 1, 2026

PD/ Ikën Paloka, Berisha fut në garë dy zonja për drejtimin e Këshillit Kombëtar! Në Kryesinë e re do të jenë 9 gra dhe 11 burra, konkurrojnë 61 kandidatë

20:16 / July 1, 2026

Vendimi i Gjykatës së Hagës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së do të shpallet më 16 shtator

19:55 / July 1, 2026

Breshëri shkatërron të mbjellat në Maliq, fermerët humbin pjesën më të madhe të prodhimit

16:11 / July 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.